Mesazh nga njeriu që qesh

April 1, 2018 18:54

Mesazh nga njeriu që qesh

 

Bedri Islami

E dëgjova dy herë me vëmendje, si kurrë më parë, dhe besoj se edhe në të ardhmen nuk do të kem këtë kujdes, me liderin e opozitës, Basha.

E dëgjova tek fliste për Rrugën e Kombit, dëgjova thirrjet e tij drejtuar qeverisë, me zërin patetik që mundohet ta fryejë në ngjasim të Berishës, pashë se si përmes fjalëve rridhte diçka krejt tjetër dhe, më pas, kur e ndoqa pas bisedën që kishte bërë me Monikën, dhe me atë tufë pas vetes, kur asnjëri prej tyre nuk ia vlen, mendova diçka krejt të zakonshme:

– Një njeri për së mbari, që mund të jetë edhe lider i opozitës, nëse në jetë i ka ngjarë Bashës, të paktën për katër gjëra nuk duhet të flasë:

– Nuk duhet të flasë për kombin, pasi në jetën e tij asgjë nuk ka lidhje me këtë term të shenjtë. Nuk duhet të flasë , pasi ishte njëri nga ata që gërmoi dhe sajuan përrallën makabër për shqiptarët e sidomos në Kosovë të heqjes së organeve në shtëpinë e verdhë; nuk duhet të flasë, pasi miku që e solli në politikë ishte Fazlliqi, nipi i shefit të shërbimit sekret serb në kohën e Millosheviqit dhe, tek ky Faslliq, kur ishte ai vetë pjesë e pushtetit, dërgoi të kunatin, atë kunat që i rropi kandidatët për deputetë në zgjedhjet e qershorit.

– Nuk duhet të flasë për Rrugën e Kombit, pasi është rruga që i ka kushtuar shqiptarëve sa nuk thuhet dot dhe, jo vetëm i ka lënë një gropë të madhe financave të shtetit, por edhe janë zhdukur 230 milionë euro, pikërisht kur ky lider që sot thërret e përbetohet, ishte ministër i Transporteve.

Megjithë akuzën e ngritur nga Prokuroria , ky njeri që përbetohet për Rrugën e Kombit, nuk u paraqit asnjë ditë në gjyq, u fsheh pas raporteve mjekësorë, ktheu pas dosjen e ngritur për të, e hodhi tek shkallët e prokurorisë, si mall pa vlerë dhe në fund, çështja e tij u mbyll me kalimin e afateve.

Të 230 milionët që mungojnë janë pasojë e gjendjes mjerabe të Rrugës së Kombit, të urave që mungojnë, të autostradës së ngelur përgjysmë, të humbjeve të pallogaritshme.

– Nuk duhet të flasë për marrëveshjen e detit, sepse ai ishte nënshkruesi i mjerueshëm që, përmes një firme me Bakojanis, i bëri shtetit grek dhuratën më të madhe; një pjesë të rëndësishme të detit shqiptar.

Ky njeri që flet për kombin bëri një ndër aktet më të turpshme antikombëtare.

Së fundi, nuk duhet të flasë për të drejtën e qytetarëve në protestë, sepse si ministër i Brendshëm është pjesë e urdhërit për të vrarë demonstruesit në protestën e 21 janarit.

Megjithatë ai foli e flet sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Edhe unë kam zhgënjimet e mia nga pritshmëria ndaj qeverisë Rama, por, kur mendoj se kush mund të aspirojë për pushtet, zoti ua merr mendtë shqiptarëve dhe i beson edhe një herë, tronditem nga vetdija që mund të humbë.

Njeriu që qesh duhet të mësojë të jetë njeriu që hesht.

Ndoshta, një ditë do të heshtë, kur drejtësia të flasë.

 

 

April 1, 2018 18:54
Komento

9 Komente

  1. Adriatiku April 1, 19:04

    Bedri ju po beheni me keq se Basha .

    Ti bejme MUTIN asaj rruge ,
    Kujt i sherben ajo rruge ‘
    Popullit me 5 euro nuk i sherben .

    E ka fajin Saliu apo Edi ?
    Populli paguan . Nuk me intereson se kujt i lihet faji — Populli PAGUAN PER FAJET E POLITIKES .

    Ti bejme Mutin duke e braktisur ate rruge .
    te perdorim rruget alternative .

    Reply to this comment
  2. info analitike April 1, 19:41

    Ceshtja mund te rihapet perseri po e deshi naltgjatesia. Po a do naltgjatesia qe te hapet kazani i zullumeve?
    Te kujtohet si i shpetoi burgut nje nate perpara Tahorri pasi tha tek Fevziu “nuk keni pare gje akoma”. Rri o Bedri per koken tende se po behesh me keq se Bracja.

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic April 1, 19:54

    Po perse te mos qeshe.? Ky po i merr parat e shtepise qe nga Straseburgu.! Ndaje dhe qeshe.!

    Reply to this comment
  4. Mark U.K April 1, 21:02

    O Bedri pukjani si mbete gjithmon njeri koti.Spijunove te gjith shoket kur ishe gazetar te jeta e re organ i komitetit te partis Shkoder.Si fute disa ne burk te cuan te zeri i popullit ku ma mire bere spiunllekun se punen si gazetar.Tani je vetem nje servil qe u sherben po atyre po sot jan ne pushtet.Shko e kaloj edhe pak dite si te kan mbetur o pukjan nga Fush -Arsi.

    Reply to this comment
  5. Lili April 1, 21:35

    Faji eshte e Edi Rames ne qofte se ky qesh me ne me ty po edhe me Ramen..Ku ishe kur mentori te cilit po i serviloshesh aq shume beri marreveshje me kete njeri,turp kombtar?
    Pfff po mjaft me me akrobacite e juaja intelektuale per te justifikuar te pajustifikueshmen

    Reply to this comment
  6. Doni April 1, 23:58

    Kur ka nje opozite shkateruese, antikombetare, hajdute, udebashe dhe mbeturina injorante qe nuk Kane karakter se u mesuan duke shkateruar vjedhur e ndertuar me pronat e tjetrit , nga kukesi e tropoja me durres tirane sarande.
    Kur kemi nje media kazani antikombetare qe I nenshtrohen ustallarve se ushqehen me ….per para,
    Keto Jane pasojat qe kemi 28 vite qe I vuajme. U mesuan horrat me litar e nuk bejne dot pa te.
    Dihen boterisht bemat e vjedhjeve te lul bashes , UDB e mul nokes, morali I monikers e vasiliqise te lsi e populli vazhdon.
    Nuk Ju pelqejne komentet e I bllokoni Ju gazetaruqe.

    Reply to this comment
  7. Doni April 2, 00:00

    Kur ka nje opozite shkateruese, antikombetare, hajdute, udebashe dhe mbeturina injorante qe nuk Kane karakter se u mesuan duke shkateruar vjedhur e ndertuar me pronat e tjetrit , nga kukesi e tropoja me durres tirane sarande.
    Kur kemi nje media kazani antikombetare qe I Inenshtrohen ustallarve se ushqehen me ….per para,
    Keto Jane pasojat qe kemi 28 vite qe I vuajme. U mesuan horrat me litar e nuk bejne dot pa te.
    Dihen boterisht bemat e vjedhjeve te lul bashes , UDB e mul nokes, morali I monikers e vasiliqise te lsi e populli vazhdon.
    Nuk Ju pelqejne komentet e I bllokoni Ju gazetaruqe, e shtyp dy here she Ju bllokoni komentet

    Reply to this comment
  8. Sefedijn Krasniqi April 2, 08:21

    Ky është Bedri Koti. Aq është KOT sa një kohë të gjatë ka menduar se ishte komandanti i Adem Jasharit, të cilit i shkruante Ademi pas çdo sulmi që i bënte policisë serbe.

    Sa mirë që qeshjen e Bashes e paska marrë për vete. S’ka përgjigje më të ashpër ndaj Bedri Kotit se sa stili i qeshjes së Bashes në këtë foto!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*