Mesazh për 6 deputetët e Dibrës

February 17, 2016 11:00

Mesazh për 6 deputetët e Dibrës

I nderuar z.Thano

Ky mesazh u është dërguar sot 6 deputetëve të Dibrës. Ju lutemi botojeni po ta shikoni të arsyeshme.

 

Të nderuar Deputetë të Dibrës: z.Shkëlqim Cani, z. Bedri Hoxha, z. Roland Keta, z. Ulsi Manja, z. Sherefedin Shehu, z. Përparim Spahiu

Siç e dini, në Tryezën e Rrumbullakët për Rrugën e Arbrit që organizuam në Tiranë në vitin 2014, Ju të gjithë, pa përjashtim, ratë dakord me propozimin e z. Ulsi Manja se, po qe se edhe pasi të sigurohen fondet për këtë projekt do të ketë zvarritje në fillimin e punimeve, Ju së bashku do ta thërrisni z. Edi Rama në interpelancë: https://www.youtube.com/watch?v=K_Xzt7Ch1-w

Kanë kaluar dy vjet që nga ajo kohë dhe fondet nuk janë siguruar. Për pasojë, kjo vepër nuk do të ndërtohet brenda këtij mandati, siç u premtua me bujë nga Qeveria.

Në këto rrethana, ne mendojmë, që kjo e bën edhe më të justifikueshme që Ju të përmbushni premtimin për të thirrur në interpelancë Kryeministrin, duke dëshmuar se pavarësisht përkatësisë politike, Ju para së gjithash jeni përfaqësues të denjë të Dibrës.

Sot mësuam se kolegu juaj, z. Shkëlqim Cani, është shkarkuar nga detyra e Ministrit të Financave. Si nënshkrues i peticionit, z. Cani refuzoi kërkesën tonë për të ndërmjetësuar një takim me z. Rama për të filluar dialogun tonë konstruktiv me Qeverinë për Rrugën e Arbrit. Megjithatë, tani që z. Cani po kthehet në detyrën për të cilën e kanë votuar dibranët, ai ka përsëri mundësi të dëshmoj devotshmërinë ndaj elektoratit të tij.

Me respekt, Gëzim Alpion

February 17, 2016 11:00
Komento

1 Koment

  1. Zani Burimi February 17, 19:55

    Mjere Dibra me cilet baballare ka mbetur te perfaqesohet, o Gezim! Mua me vjen turp te them qe jam dibran nga keta lango qe na tallin dhe me vete pamjen e tyre. Dibranet kane vetem nje shembull, por qe quhet precedent dhe per kohen e Demokracise: ky eshte Ismail LLESHI me te vertete BURRE qe e dorezoi detyren e ministrit dhe te deputeti sikur te ishin lecka cerepi, vetem se nuk deshte qeveria te jepte fondet qe ishin premtuar per :”bonifikimin” e Bulqizes. Keta deputetet e sotem te Dibres nuk bejne dhe per te ruajtur dhite , sepse ne mbremje kthehen pa asnje. Vetem per te lehur jane dhe per te zhvatur leke!
    O tempora, o mores!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*