Eurodeputetja Macovei ia pret shkurt opozitës: Zgjedhjet e 25 qershorit, të mira

February 13, 2018 11:08

Eurodeputetja Macovei ia pret shkurt opozitës: Zgjedhjet e 25 qershorit, të mira

Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri, në sesionin e dytë të tryezës u ndal tek korrupsioni.

Monica Macovei, i ka drejtuar mesazhe të forta dhe të qarta politikës shqiptare lidhur me procesin e zgjedhjeve dhe luftën ndaj krimit e korrupsionit.

Eurodeputetja kërkoi nga klasa politike shqiptare më shumë përpjekje në luftën kundër korrupsionit.

Opozita dhe mazhoranca duhet të kuptojnë se korrupsioni çon në varfëri. Paratë e buxhetit janë para që dalin nga xhepat e qytetarëve”, deklaroi ajo.

Sa u takon zgjedhjeve dhe shqetësimeve të opozitës, Macovei i komentoi shkurt duke u ndalur tek raporti i OSBE/ODIHR.

Nuk duhet bërë presion, nuk duhet përdorur administrata, është një fenomen që po ndodh në shumë vende. Dua t’i bazohem raportit të OSBE-ODIHR për Shqipërinë, disa prej rekomandimeve janë realizuar.

Ka shumë punë përpara për të bërë. Mes rekomandimeve autoritetet duhet të merren me reformën zgjedhore, është shumë e rëndësishme, që të ecet përpara. Duhet të ketë harmonizim, sa i përket medias dhe fushatës, duhet të jenë të gjithë bashkë për zbatimin e reformave dhe jo të ndodhë e kundërta.

Një ligj zgjedhor ndihmon çdo vend dhe për ne është e rëndësishme të punojmë të gjithë së bashku, të bëhen ndryshime në ligje”, deklaroi zyrtarja e PE.

Më tej, Macovei deklaroi se zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit ishin më të mirat.

Nuk mund të themi se kanë qenë zgjedhjet më të këqija, se ne kemi pasur delegacionin tonë, përkundrazi kanë qenë zgjedhje të mira”, shtoi ajo.

o.j/dita

February 13, 2018 11:08
Komento

4 Komente

  1. vetem kte kan per te thene kta misionaret e mashtrimit .Korrupsionin ! February 13, 11:14

    Mesazhe ala Be
    degjohen si Pordhe Te Forta
    nga opinioni .
    28-vjet te njejtet pordhe ne er i njejti muhabet !

    Reply to this comment
  2. Katovica February 13, 11:37

    Katovickare, spiune, kurva, hajdute!!! Po na duket vetja sikur po jetojme ne Gomorre dhe Sodome!!!
    FUCK THE VETTING!!!

    Reply to this comment
  3. kasem gahinji February 13, 18:51

    te poshtrit,jane blere nga taulant balla me parate e droges.ia dha ne hotel me zarf te mbeshtjelle me leter varak guzhine.

    Reply to this comment
  4. Cepanlliu February 13, 22:02

    Hahaaaa….po na dalin te gjithe vicidolas….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*