Mesazhet/ Fermeri ‘çmend’ me SMS Alfred Pezën: Pse s’vjen në Peqin?

July 8, 2016 12:18

Mesazhet/ Fermeri ‘çmend’ me SMS Alfred Pezën: Pse s’vjen në Peqin?

Gjatë tre muajve të parë të vitit 2016, në numrin personal të deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza, kanë mbërritur dhjetëra thirrje dhe SMS nga një numër i panjohur prej tij.

Në këto mesazhe, deputetit të qarkut Elbasan “i kërkohej llogari” se përse nuk shkonte në Peqin dhe se ishte zhdukur pa gjurmë nga ky qytet. I panjohuri nuk kursente as ironinë, duke i pohuar anëtarit të Parlamentit se do të ftonte deputetin tjetër, Ben Blushin, të shkruante një libër për ç’kishte bërë deputeti Peza në Peqin.

Shpeshtësia e thirrjeve dhe mesazheve duket se ka krijuar bezdi te ligjvënësi Peza. Për këtë shkak, ai u është drejtuar organeve të Policisë, ku ka kallëzuar dërgimin e mesazheve shqetësuese nga numri i panjohur. Kallëzimi i tij është depozituar në ditët e para të muajit mars të këtij viti.

IDENTIFIKIMI

Për llogari të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë e Tiranës janë administruar një sërë SMS-sh të mbërritura në numrin celular në përdorim të deputetit. Dërguesi i tyre ishte një numër që përfundonte me “004”.

Veprimet e mëtejshme hetimore kanë zbuluar shumë shpejt dërguesin e tyre. Ka mjaftuar informacioni i mbërritur nga kompania celulare, së cilës i përkiste numri që bezdiste deputetin, për të zbuluar emrin në të cilën ishte regjistruar numri. Sipas të dhënave, numri i përkiste shtetasit Roland Uruçi, 45 vjeç, fermer, nga fshati Përparim i njësisë administrative Peqin.

I pyetur për llogari të hetimit, fermeri Uruçi ka pranuar faktin dhe ka dhënë deklarime të hollësishme. Më 18 prill, Roland Uruçi është dërguar si i pandehur në Gjykatën e Tiranës për akuzën e “përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike”. Uruçi u gjykua pa masë sigurimi. Më 4 korrik 2016 ai u deklarua i fajshëm nga gjykata për akuzën e ngritur ndaj tij dhe u dënua me 120 mijë lekë gjobë.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi uljen e një të tretës së dënimit. Sipas vendimit, detyrimi përfundimtar i 80 mijë lekëve të rinj duhet të shlyhet prej tij brenda katër muajsh, pasi vendimi të marrë formë të prerë. Në masën e dënimit, gjykata ka mbajtur parasysh qëndrimin pohues dhe pendues të të pandehurit si gjatë hetimit paraprak, po ashtu edhe gjatë gjykimit të çështjes.

MESAZHET

“Panorama” ka siguruar një kopje të vendimit të arsyetuar të Gjykatës së Tiranës ndaj Roland Uruçit, ku zbardhen edhe disa nga SMS-të e dërguara prej tij në numrin e deputetit Peza.

“Kemi ftuar Ben Blushin të bëjë një libër për të bërat e tua në Peqin” dhe “Ta vuri Dash Sula drunë, përse nuk vjen në Peqin?” janë vetëm dy nga dhjetëra mesazhet, që i kanë shkaktuar shqetësim deputetit deri në pikën që ai ka kallëzuar faktin në organet e rendit.

SMS-te

“Kemi ftuar Ben Blushin të bëjë një libër për të bërat e tua në Peqin”

“Qëkur arrite në Peqin dhe u zhduke pa lënë gjurmë”

“Po mir Prenga është përjashtuar nga PS, po ty pse të përjashtuan nga Peqini?”

“Të vuri Dash Sula drunë, perse nuk vjen në Peqin?”.

“Dashin po e shohim çdo javë, po ti ku humbe, të ka dalë emri te të humburit”

ARMAND BAJRAMI/Panorama

July 8, 2016 12:18
Komento

1 Koment

  1. d.a.sh July 8, 16:30

    ky eshte vecse lajm per lajm

    nuk e di pse ndodh nje fenomen i tille:

    behet zhurme e madhe per gabimet i nje te PS dhe pothuaj mbulohen krimet e PD.

    Le te japim nje kundershembull

    Saliqeni k shkuar ne tropoje vetem tre here per cerekshekulli dhe asnje here te shtepia e tij…biles heren e fundit per votime saliqeni kishte marre mbi 1000 police.hafije,roje personale dhe autoboze me tropojane me banim ne tirane.

    krahesimin e ben komentuesi vete.

    personalisht per kete Alfred pezen kam antipati por ne krahesim me krye-gomarin Dash Sula/suma eshte vite drite larg

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin