Historia e jetimit të varfër Ervin: Si u rrit në periferitë e Tiranës një terrorist që u vra më pas si dezertor

November 20, 2015 11:36

Historia e jetimit të varfër Ervin: Si u rrit në periferitë e Tiranës një terrorist që u vra më pas si dezertor

“Bris, aty je se s’mundem të flas me zë. Ervini nuk është më. Ka shku…Ka vdek. E vdekur jam edhe unë”!

Mesazhi i nisur nga një kamp lufte në Siri mbërriti mëngjesin e 4 prillit 2015 në telefonin e Brisilda Hasanajt. Vajza 20 vjeçare, emigrante në Greqi e pati të vështirë të besonte se vëllai i vetëm nuk jetonte më.

“Isha e para që mësova nga kunata ime se vëllai ishte vrarë në Siri. Ajo ka mbetur tani atje, bashkë me dy vajzat e vogla” – tregonte Hasanaj për agjencinë BIRN në majin e 2015-s.

Ervin Hasanaj, 24 vjeçari ndodhej prej 3 vitesh në Siri bashkë me të shoqen, Nexhmijen dhe dy vajzat e mitura, përkrah militantëve të Shtetit Islamik.

Por ndryshe nga të tjerët, ai u ndëshkua se u zhgënjye nga xhihadi.

Nëna e Ervinit, Xhyherja, jeton në varfëri në vetëm një dhomë të marrë me qira në periferi të Tiranës. 15 vjet më parë, ajo humbi të shoqin dhe u zhvendos nga qyteti i Mamurrasit në Tiranë, bashkë me dy fëmijët e vegjël, Ervinin dhe Brisildën.

E papunë dhe me dy fëmijë jetimë, Xhyhere Hasanajt iu gjend pranë një shoqatë arabe, e cila shpërndante ndihma dhe një shumë të vogël parash në muaj për familjen e saj të varfër.

Kjo rrethanë e ndikoi fort jetën e Ervinit.

“Ishte vetëm 12-13 vjeç kur nisi të shkonte çdo ditë në xhami. Unë në fillim e mbyllja në shtëpi me çelës, por më pas nuk mund ta ndalja më,” – tregon Xhyherja.

Ajo është myslimane, por besimin e të birit e quan “ajo feja tjetër”.

Nusja, Nexhmija, që në moshë fare të re ishte e mbuluar kokë e këmbë me hixhab.

“U njohën me mblesëri dhe u martuan fare të rinj. Familjarët e nuses sime janë të gjithë besimtarë,” shton ajo.

Ervin Hasanaj u largua nga Shqipëria drejt Sirisë më 16 janar 2013, së bashku me Diamant Rashën ( i vrarë edhe ky).

Kur iku ishte 21 vjeç, baba i një vajze dhe në pritje të një foshnje të dytë.

E shoqja e ndoqi në këtë rrugë menjëherë pas lindjes, së bashku me foshnjen 2 muajshe dhe vajzën dy-vjeçare.

Vajzat e Ervin Hasanajt janë sot 4 dhe 2 vjeç, jetime dhe të mbyllura brenda një kampi lufte në Siri.

“Një muaj para vrasjes filloi të më thonte që do të kthehej shpejt,” tregon Xhyhere Hasanaj. “Ishte i zhgënjyer dhe nuk donte të luftonte më”.

Edhe pse askush nga policia apo strukturat e tjera nuk i ka ofruar ndihmë, Xhyhere Hasanaj beson megjithatë se qarkullimi i lajmit në media do të shqetësojë dikënd me pushtet.

“Im bir shkoi, por dua të më kthehen fëmijët dhe nusja sa më parë. Kjo është e vetmja shpresë që më ka mbetur”

 

 

 

November 20, 2015 11:36
Komento

34 Komente

  1. Ateist March 11, 10:26

    Edhe pse fanatike te tille fetare nje ateist si une e kane shenjestren e pare per ta hequr qafe, une po derdh lot per fatin e ketij te riut, te femijeve, gruas, nenes dhe motres se tij. Dashuroni jeten ne toke o njerez, familjen, pronen, natyren, kafshet e gjithcka per te cilet keni prova te qarta se ekzistojne. Hapni syte, qendroni larg feve te krijuara nga mendjet njerezore per te sunduar popujt njesoj si gjithe doktrinat e tjera politiko-ekonomike.
    Ngushellime familjes, behuni te forte te kaperceni dhimbjen!

    Reply to this comment
    • Arben March 12, 14:53

      Me thene te drejten nuk me vjen keq! Nuk e di ndosha do te dukem si i pashpirt por ne fund fare ate zgjedhje kane bere dhe sikurse kane marre shume jete te pafajshme keta mjekrroshet per idiotesite e tyre ferare. Cfare te korresh do te mbjellesh thote fjala e urte popullore shqiptare, por mesa duket keta mjekroshet kudo qe jane nuk e njohin kete fjale urte. Tju vehet mesim te tjereve qe derdellisin per keta maskarenj mjekroshe.

      Reply to this comment
      • Deti December 21, 15:14

        Me vjen keq per kete djale, pasi ai nuk iku per tu bere terrorist..ai iku per te mbrojtur sirianet nga bashar asasi..por perfundoi ne rrjeten e merimanges te ngritur nga fanatiket dhe injorantet, te cilet jam i bindur qe drejtohen nga tjeter kush ne perendim.
        ai gjithsesi e kuptoi se kjo lufte ishte e stisur dhe sja vlente te luftohej ne ate menyre duke prere koka njerezish te pafajshem dhe mendoi te terhiqej.
        edhe dikur shqiptaret shkuan ne spanje.

        Reply to this comment
        • arben May 22, 21:44

          Me falni qe po insistoj, por e perseris qe nuk me vjen keq. Eshte e vertete qe partizane shqipatre kane luftuar ne spanje kunder rergjimit totalitar fashist ne gjysme e viteve ’30. Por, nuk kam degjuar asnje histori qe ndonje nga ata partizan shqiptare te jene paguar per te luftuar. Nuk kam degjuar qe asjne partizan shqiptare ke kete marre gruan dhe femijet per te ikur e te luftuar ne spanje. Po ky diteziu pse ka marre me rroc e proc e ka ikur ne siri per te luftuar? Kshuqe mos ti ngaterrojme gjerat dhe idealet. Ky ishte nje njeri i dobet psikologjikisht i cili e la veten e tij te bnte pre e injorances fetare. Une jam atesit edhe jam i binduar qe per koherat tona te gjitha fete pa perjashtim duhet te jene te jashteligjeshme.

          Reply to this comment
    • Brisilda June 13, 03:21

      Faleminderit

      Reply to this comment
  2. Ermir Hoxha opozitar March 11, 11:04

    Po keta plera more qe kane luajtur mendsh. Nuk e kuptojne qe jane thjesht lolo te lojrave te serbeve dhe te tjereve si ta qe duan ti ulin vleren Shqiperise dhe shqiptareve. Duan te na poshterojne dhe diskriminojne si komb shqiptare.
    Me habisin me shprehjen ” Vllezerit tane siriane apo afgan” e ku di un. Po pse mo kaq te luajtur mendsh jane qe kane kaluar nga familja e gjaku i tyre tek besimi sa te hedhin posht familjen dhe gjakun qe i perkasin. Ose ka ndonje mundesi tjeter. Qe nenat i kan pasur ne bordello qe nuk dinin kush jane baballaret e tyre. Duhet detyrimisht te ishin shtrenguar masat ndoshta qe vjet, por sikunder themi si popull : – Me mire vone se kurre.

    Reply to this comment
  3. Wolf March 11, 12:32

    Mire qe doli ky fakt ne drite se para ca kohe nje trume skeptikesh e qorrash nuk donin te besonin e te shikonin se ne Siri kishte mercenare, pra te paguar e jo per besim islam. Me pagese mercenare ne Siri, me pagese percet ne Shqiperi. Paguan Al Kaeda se vetem me pagese kandisen mercenaret. Sa per ate Vella Besimi ne Siri, ngjan me ate vellazerine shqiptaro-kineze te komunizmit ku kinezi quhej vella e kosovari quhej mik.

    Reply to this comment
  4. shqiptar March 11, 13:04

    gjynah femijet per ate zot
    Paska qen dhe jetim i ziu

    Reply to this comment
  5. pali March 11, 13:14

    Keto jane disa urrejtje qe po shfaqen ne besimin mysliman dhe fajtore per kete jane propoganduesit e fese myslimane duke futur njerz ne konflikte per gjoja ne emer te allahut, viktimat jane injorante me shpirte katili, edhe bota e ka kuptuar se Alkaida po bene opoziten. Une bej nje thirrje….largime nga ndikimet fetare te njerzve kujte do ti perkasin, eshte nje turpe.

    Reply to this comment
  6. Lejleku March 11, 13:17

    Ketyre gjoja besimtareve u duhet kontrolluar mire edhe e kaluara e tyre ne shkollat ne Pakistan e gjetke por edhe perkethimet ne shqip te librave gjoja fetare sepse me ka rene rasti te lexoj edhe thirrje raciste e luftenxitese ne nje broshure te ketyre felliqanesh.
    Te ndeshkohen rende keta ta ndyre qe na bejne te na pergojojne si KOMB.

    Reply to this comment
  7. ish mahmuti tani fatmiri March 11, 13:58

    e kame ndrruar emrin nga turku ne shqiptar,sepse u ndijsha shume i turperuar qe te mbaje emrin e terroristave turko-osman.

    .mbrapa te gjithe salafistave gjihadik pro-al-kaides dhe imamave te 15 viteve te fundite qe jane imama ekskluziv vahabo-salafist te lidhure e ber marrveshje zyrtare me vllezrite islamist nga egjypti,tani te shpallure nga shume shtete arabe dhe vet qeveria e egjyptit e shtetet evropiane si organizat terroriste islamike mbapa tyre mbeshefen serviset sekrete te serbis,greqis dhe turqis ne bashkpunim direkt me ish kryeministrin salah berisha,lulzim bashen,por pergjegjesi direkte kane edhe ish presidenti bamir topi dhe tana presidenti nishani qe edhe meqense kane qene dhe jane ne dijeni qdoher kane preferuar heshtjen….. per arsye apo interese private x.

    te gjithe e dijme dhe kemi pare ne forume salih berishen me imamin ilegal nga kosova naim ternaven ku te gjithe edijme se vet zgjidhet imame dhe eshte ilegal dhe po per te njetine imam NAIM TERNAVEN ekpertat e analiste Amerikan ka folur direkt se eshte KOKA e organizimit te ISLAMO-SALAFO-VEHABIZMIT ne KOSOVE e BALLKAN dhe njeri me rrezikshmeri te larte te ekstremizimit islamo-gjihadik ku edhe djali i tije ne Facebook e portale ka ftuare te gjithe shqiptaret qe ti bashkohen gjihadistve islamin nene ombrrellen e AL-KAIDES ne SIRI.ket nuk e theme vetem une ,por ka qene titule kryesore ne te gjitha gazetat e kosove me VIDEO ku kemi par te gjithe dhe po kta gjihadist nga kosova si valdrim muhaxheri shifen ne video kure kerkojne kokat e gjeneralve ushtarak Amerikan,a tradhtari SALIH BERISHA bente forume me pjesmarres islamik ekstrenment te rezikshum si NAIM TERNAVA dhe perbushe kerkesat e VLLEZEVE ISLAMIK nga egjypti tani te shpallur nga gjithe BATO si ORGANIZAT ISLAMIKE TERRORISTE dhe te ndertohet xhamija tipike SALAFISTE ne TIRANE.

    ,salih berisha siq e shiti DETIN greqis poashtu po e SHET KOMBIN SHQIPTAR dhe p i trasnformon ne TURQ e ISLAMISTA GJIHADIK.

    Reply to this comment
    • Karatafut Pashe Bushati March 12, 17:49

      Ish Mahmuti tha:
      “e kame ndrruar emrin nga turku ne shqiptar,sepse u ndijsha shume i turperuar qe te mbaje emrin e terroristave turko-osman.”
      ________________________________________________________________
      Mire e ke bo, edhe une e ndrrova, kisha emnin Karamahmud tani ne shqipe quhem Karatafut.
      Pershendetje ish – Karamahmudi.

      Reply to this comment
  8. lisi March 11, 14:29

    Kemi traditën tonë të shkëlqyer islame, me dy sekte bashkëpunuese dhe atdhetare, syni dhe bektashi.Kemi traditën tonë të shkëlqyer islame me bashkëpunim njerëzor dhe kombëtar me kristianizmin, me dy degët e saj kryesore ortodokse dhe kotolike.Kemi traditën “Pa vatan nuk ka imam” dhe boshtin shpirtëror kombëtar :Feja e shqyptarit asht shqiptaria.
    Sekte fetare të tilla si vehabizmi, salefizmi etj., që janë të ndaluara me ligj edhe në shumë vende arabe, te quajtura fundamentaliste, që kanë lulzuar në vende me liri të gjërë besimi si në Britani kryesisht mes emigrantëve pakistanezë etj. etj. nuk kanë vend në vendin tonë, do të doja edhe në Maqedoni e Kosovë.Është fakt që “Vëllazëria muslimane”, që në marrëdhëniet me politikën dhe shtetin është më e butë se Salefizmi, për të tretën herë doli jasht ligjit në Egjipt, sepse me synimet terroriste po shkatërronte shtetin dhe shoqërinë egjiptiane.Alarmi për rrezikun e salefizmit, një doktrinë terroriste që e njeh fenë myslimane vetëm në katërqind vjetët e para, që nuk njeh shtetin dhe demokracinë e sotme, është artikuluar me forcë edhe nga kryeministri i Tunizisë, i cili është i partisë fetare muslimane, por edhe anë e kënd botës arabe dhe më gjerë.Shohim të shpërndarë si me dorë anë e kënd vendit tonë salefistë me mjekra të veçanta dhe pantallona të shkurtëra, djem të rinj, të cilët përpiqen të pushtojnë xhamitë dhe pastaj të falen e të propagandojnë kundër fesë egzistuese tradicionale islame në Shqipëri.
    Kam besim që kreu i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, një djalë i ri i shkolluar në Turqi, do të mund të pastrojë objektet fetare nga ata imamë qafirë që e shtrembërojnë fenë islame, e largojnë atë nga populli, prishin tolerancën fetare.

    Reply to this comment
  9. Mark uk March 11, 14:48

    Edhe per ket fajsoni Berishen po kto gjera dualen hapur ne kohen qe eshte Rama drejtues shteti.Kur kjo ndodhi muar dhene ateher u kujtue shteti, Kjo te lene me dyshue se shteti kishte dijeni.Sidoqoft ju lumt,ma mire vone se kurre.Mendoj se jan ma shume qe merren me ket krim,te shohim a do vazhdojn apo u be sa per te thene.

    Reply to this comment
  10. Eli March 11, 15:23

    Feja islame e feja kristiane jane si P.D dhe P.S. Mut njera e hale tjetra. Hahahaha shqipet kane nevoj per fe se problemet e tjera i kane vaj….grat 12 muaj me bikini ne xhiro… e burrat tap me raki e qofte..jo burg po varje ai qe perhap fene ne menyre extreme.

    Reply to this comment
  11. Une ai March 11, 15:33

    Nuk po njolloset, por po pastrohet nga figura te tilla qe nuk perfaqsojne islamin.

    Reply to this comment
  12. Miri March 11, 15:42

    Hajt more pirdhuni per atje ku ndieni,zhdukuni nga vendi shqipeve!

    Reply to this comment
  13. Pac March 11, 17:25

    Feja e shqiptarve eshte shqiptaria , eshte arsimimi , eshte deshira per punen ,dhe rrespekti per te drejten e per te mirat qe na ka dhuru Zoti dhe para ardhesit .

    Reply to this comment
  14. I.Troplini March 11, 17:48

    Jepini pergjigjen e duhur kesaj fare te keqe qe kerkon te leshoje rrenje ne shoqerine tone. Nese varferia eshte nje plage e rende per te prekurit prej saj,,,kjo mortaje qe vjen nen hijen e mjekrrave, shamive dhe trecerekshave,,eshte vdekjeprurese per gjithe kombin. Hiquni nenshtetesine shqiptare ketyre funderrinave qe kerkojne te kthejne qytetet shqiptare ne shpellat e Afganistanit. Nese jane fort te entuziasmuar prej tyre,,le te shkojne per te mos u kthyer me kurre.
    23 vjet “demokraci”,,duhet te na kishin larguar nga Enver Hoxha, mirepo tek sheh mjekrrat te mbledhin municion per “luften e shenjte”,,,nuk e di pse e gjej shume te veshtire te kundershtoj politiken shtetrore te atij qe rendom e quajme diktator.

    Reply to this comment
  15. Kastrioti March 11, 18:43

    Prapëseprapë,vihet re një “kujdes” edhe mediat për të mos nxjerrë të gjitha petët e lakrorit ,kur thuhet : “Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe armë, fishekë dhe lëndë eksplozive të cilët dyshohen se do të përdoreshin në konfliktin e Sirisë” !!!
    Lëndët eksplozive të kapura në xhami ,do të përdoreshin në Siri? Do t’i merrnin mercenarët nën sqetull e të kalonin kufinjtë me to deri në Siri?
    Jo!
    Ata eksplozivë janë nga kontigjenti që po u vendoset shtyllave të tensionit të lartë; që po u vihet makinave,bankave,fabrikave e bizneseve për të mbjellë pasiguri “nën qeverisjen e majtë”, për të përligjur dhe kërkuar riciklimin në pushtet të salehit- dorës së zgjatur të Al-Kaedës dhe Erdoganit në Shqipëri.
    Aty është burimi i tritolit, dhe jo tasi me nitrat amoni që familja në mjerim në Torovicë e përdorte për të nxjerrë gurë ,që t’i shiste për të mbijetuar…
    E majta infantile në pushtet të mësojë me kë ka të bëjë dhe të marrë masa SERIOZISHT!

    Reply to this comment
  16. Miri March 11, 19:12

    Pisllek,fukarallek,mizerje,terror,gjak,ngerdheshje,,mjekra te palara,ferexhe,trecerekshe,thonje te paprer, kembe te palara,cduan keta ne Shqiperi?

    Reply to this comment
    • vidi March 13, 08:22

      ne kembet i lajm 5 her ne dit kur morim abdes kjo tregon se e kemi kemben me te paster se ftyra jote mjekrra e dallon burrin nga gruja “Shamija na qenka pengesë për shkencën?! oh sa larg! Mos nisët ju ndonjë anije kozmike në hapësirë dhe u pengua në shami?” dhe sa per dijeni keto jan shqipetar sepse skenderbeu ka pasur mjeker nuk i tha njeri terrorist nene tereza ishte me shami nuk i tha njeri se je terroriste ne jemi shqiptar po aq sa dhe ju terrorist neve na ben sjellja e mir me prindin me dnihmu nje njeri qe ka nevoj me e afru jetimin me e ndihmu te varfrin me adhuru zotin dhe mos ti bejm shok atij kjo na ben terrorista neve kurse ju qe shani 24 ore muslimanet pa te drejt cfar ju ben ju kjo??????

      Reply to this comment
      • LOVE May 23, 06:52

        ne kembet i lajme pa qene nevoja te marrim abdes , biles dhe me shume se 5 here ,
        fakti qe i lan sepse do marresh abdes [cfare dreqin eshte kjo fjale dhe praktike] tregon qe ke cdo gje palare dhe sidomos shpirtin
        jo , grate tuaja nuk dallohen , duken ca fantazma te erreta ,qe jeten jua keni nxire ,me keq se percet qe ju vini qysh 10 vjece
        Sigurisht qe anijet kozmike i kemi nisiur dhe do vazhdojme ta bejme
        kurse ato te perceve do vazhdojne thjesht te jene riprodhuese te callmave te palara dhe kembeve qe lahen vetem per a….ut
        Skenderbeu e kishte emrin GJERGJ KASTRIOTI
        bashkoi princat dhe nxori jashte callmat e palara , beri kombin Shqiptar ,shqiptar mor i marre .
        ai mbante mjeker , po ti je thjesht nerdetal , je akoma me bisht
        evolucioni te ka ndaluar prandaj je ende gjithe lesh
        Nen Tereza ? Ti krahason shamine e saj , me percet e juaja ???
        si i ndihmoni jetimet ,si kjo historia me siper ????
        si i respektoni prinderit , duke ju vrare femijet ? abdesi apo a..ut
        juaj keshtu ju meson ??? callamt tuaja te palara , ju edukojne te nisni dhe grate me foshnje ne lufte ????
        a i di pasojat per ate grua ,vajze te mjere ,qe ka humbur gjithe jeten aq e re ???? me dy jetime neper kampe ????
        a e di mor njeri me mjekerrrrr , si do klasifikohet dhe sikur te arrije te dali nga kampi ,Siria, dhe te vij ne cdo shtet te Europes ???
        TERRORRISTE !
        sepse lufton kunder Bashatit dhe per pasoje kunder aleateve

        te kane ber lavazhon e trurit dhe je shume afer muslimaneve terrorrist .Menyra si e rrotullon gjuhen ,tregon nje njeri aspak miqesor ,aspak mysliman .je thjesht nje injorant ekstremist .
        hap librat dhe studio ndonje gje , do jete me mire
        lere abdesin ,boll lave kembet .laj mendjen tani .

        Ngushellime kesaj familje per tragjedine e tyre !
        Ngushellime te sinqerta per nenen e gjore !

        Reply to this comment
  17. ish mahmuti tani fatmiri March 11, 21:42

    serbija-greqija e turqija kane gjetur metodat ekstrement efikase ti maskuojne serviset sekrete te tyre ku serbija nje serbi te mbetur ne shqiperi,qka ka me mijra dhe te gjithe kane nga 2 par emra e mbiermra,ne shtepijat e tyre emra serbe e malazez dhe ne dokumetacion emra e mbiemrate rrejshum shqiptar,dhe ju thote ju duhet te shkoni kinse ne shkolle per IMAMA e HOXHOLLAR dhe ska shqiptar perpos une qe i mjofe kombinim mashtrimet serbo-sllave,pra te gjithe shqiptaret tjer medojne se eshte hoxhe apo imam dhe i besojne,a ne REALITET eshte nje AGJENT ESPIHUNIMI e U.D.B-se SERBE dhe ashtu GREQIA militatnet e AGIMIT te ARTE nga HIMARE i bene IMAMA XHAMIE dhe e RROTULLOJN PEMBYSIN krejte SHQIPERIN.

    Reply to this comment
  18. Ilir March 12, 06:00

    EKSTREMIZMI NUK KA AS EDHE NJE LIDHJE ME FENE ISLAME.

    POR ESHTE E VERTETE QE KA NJE PRESION TE MADH MBI SHOQERINE SHQIPETARE PER TU IDENTIFIKUAR FEJA ISLAME ME EKSTREMIZMIN.

    KETYRE PRESIONEVE DUHET TU TREGOHET VENDI.

    FEJA ISLAME ESHTE PJESE E IDENTITETIT TONE KOMBETAR, KY ESHTE REALITET DHE TENTATIVAT PER TA MOHUAR KETE JANE TENTATIVA PER TE NGA C’SHQIPETARIZUAR.

    Reply to this comment
  19. Mark uk March 12, 08:50

    ish mahmuti tani fatmir.Nuk eshte puna me ndrrue emrin po mentalitetin.Si kerkoni te fajsoni serbet greket,kur me ket pune jan marre drejtues te lart te kti besimi.Dua te ju pyes po ata islamiste ne gjith bote kush i organizon edhe ata greku.Ke bere shume gabim qe ke ndrruar emer,bile duhet te thirresh per shkurt se kuptohesh ma mire.

    Reply to this comment
    • owl November 21, 16:35

      Uke islamin ne shqipri e futi Sala dhe tani ne po shohim frutet e punes se tij dhe Gazidedes qe I vafte shpirti ne fer jo ne parajse.

      Reply to this comment
  20. leon March 12, 22:45

    U mblodhen gjithe horat ketu te komentojne, te vjellin vrer. Policia dhe Kodheli s’shikojn vrasjet qe ndodhi perdite po meren me besimtare. Po gjithmone bythlepiresit e amerikes kemi qene. Perpara se te gjykoni te tjeret shikoni vetet tuaja.

    Reply to this comment
  21. lato May 23, 05:25

    Te cojne bujar Hysen me gjithe Dafinen per Xhihad.Ky eshte truri i xhihadisteve.

    Reply to this comment
  22. style November 21, 05:29

    Islamizmi ska asnje lidhje me ekstremizmin Ajo qe ben ISIS nuk ka lidhje me myslymanet kurani nuk te meson qe te vrasesh, kushdo qe e shan fene islame une do tu thoja qe te harxhojne pak kohe nga e tyrja dhe te kerkojne ne internet dhe do te gjejne qe Kurani ndryshe nga librat e feve te tjera eshte shkence qe ka ndihmuar njerezimin te shkoje perpara dhe shoqerine ne konsolidimin e rregullave per civilizim.Qe te marresh kohen tende dhe te lexosh sado pak Kuran do te bindesh qe kjo eshte e vertete mos u tremb se nuk kthehesh ne xhihadist as ne Islamik kjo do te ndihmoje qe ti kuptosh me mire ata njerez qe e praktikojne kete lloj feje Eshte vertet nje kuriozitet te marresh vesh qe shume profesora te medhenj te botes tregojne qe shkenca te ndryshme si Astronomia Mjekesia Anatomia Biologjia Fizika Matematika Sociiologjia i kane fillimet ne Kuranin e hershem.Po ashtu ka dhe shume njerez te ligj qe duke pasur dije me shume nga te tjeret e kane shfrytezuar Kuranin per qellime te mbrapeshta per te siguruar pushtetin dhe per kete kane vrare e kane prere ne emer te Kuranit keshtu po bejne edhe organizatat terroriste si ISIS ose ALKAIDA dhe te tjera keta mund te jene cdo gje por jo Islamike Une kam lexuar Kuranin dhe Biblen dhe ato ndryshojne shume ng anjera tjetra per arsye se Kurani eshte shkruar vetem nje here dhe nuk ka ndryshuar qe nga dita e pare qe eshte shkruar ndersa Bibla eshte riprodhuar shume here qe nga koha qe eshte bere per here te pare pothuajse ne 5 ose 6 riprodhime te ndryshme dhe cdo here ndryshe shkrimi i pare nuk i ngjan te dytit psh ne shqipetaret njohim dy prodhime Dhiata e Re ,Dhiata e vjeter dhe bota njeh me shume.Prandaj eshte mire qe te mos ngaterrojme fene islamike me terroristet Per mua edhe Izraelitet jane terroriste per ate qe po i bejne popullit Palestinez qe shtypin femijet Palestinez me tanke dhe bejne terrorr mbi popull e pra ata sjane islamike.Ka ndonje pergjigje tjeter ju lutem.

    Reply to this comment
  23. owl November 21, 16:44

    Nuk e njoh fene e izraelitve.Po feja myslimane eshte shume larg Krishterimit.Eshte fe shume e eger,vetem per te munduar njerezimin jo per te lehtesuar vuajtjet e njerezve,eshte shume fe primitive I kthen njerezit ne qenie pa tru,qe nuk mendojne per te miren e njerezimit ,po si te vuaje sa me shume njerezimi.Per keto qe thash nuk ka nevoje te lexoj cthote kurani po shif myslimanet e do shofesh sa primitive jane.Me gjith ato pasuri qe kane e perseri e mbajne ate popull ne primivitet.Pra shif e shkruaj eshte nje shprehje.

    Reply to this comment
  24. mirel November 21, 17:48

    Kjo nuk eshte historia e ketij djali fatkeq, eshte historia e shtetit shqiptar si po pergatit terrorriste per te mbyllur njehere e mire akuzat per vjedhje, korrupsion, shitje te pasurise kombetare, dheni te territorreve shqiptare te serbet dhe greket.
    Eshte rruga qe po I shtron srbeve dhe grekerve per aneksimin e Shqiperise me preteksin per luften kunder terrorrizmit.
    Keta jane viktima te Esat Pasheve te rinj shqiptare.
    Pushtetaret jane terrorristet e vertete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*