Mesazhi i Donikës nga burgu për 28 Nëntorin

November 26, 2015 17:29

Mesazhi i Donikës nga burgu për 28 Nëntorin

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj- Bujupi vjen edhe me një mesazh para Festës së Flamurit, ditë kur partitë opozitare kanë paralajmëruar një protestë të përgjithshme.

Ajo kërkon nga qytetarët e Kosovës që të bëhen bashkë në mbrojtje të shtetit.

Mesazhi i plot:

Privuar nga e drejta që fizikisht të jem pranë qytetarëve në misionin përfaqësueses të deputetes, pranoni të ju shkruaj në prag të festës së flamurit duke ju uruar me thirrjen që në këtë ditë të kombit të bëheni bashkë në mbrojtje të shtetit.

Të manifestojmë dinjitetshëm, paqësorë, krenarë dhe këmbëngulës në kauzën tonë. Bashkë si qytetarë të lirë me kërkesë të Evropës ne kemi të drejte të reagojmë kur shkelen të drejtat tona.

Të manifestojmë kundërshtimin e Asosacionit dhe demarkacionit që rrezikojnë vendin, perspektiven e gjeneratave që u kemi borxh t’ua ruajmë token, sovranitetin dhe resurset e këtij vendi që synohen të tjetërsohen. Fuqia qëndron në vullnetin e çdo individi dhe të gjithë neve bashkë.

November 26, 2015 17:29
Komento

4 Komente

  1. raimond vlonjati November 26, 23:48

    Shume turp qe ai shtet mban ne burg kete Zonjen depudete ,

    Nuk ka asnje lloj justifkimi ne Demokraci te futesh ne burg nje depudet ,dhe aq me teper kur kjo esht nje femer

    Qeveria e Kosoves , duhet patjeter te jape doreheqjen , ose te rrezohet me protesta, sepse ajo qeveri , pa e kuptuar vete, po i ben varrin te ardhmes se Pavarur te Kosoves, dhe me ate mareveshje po i pergatit Kosoves nje te ardhme te erret ku lufta do te jete e perhereshme dhe kjo do justifikoje nderhyrjen ushtarake te Serbise

    DHe ka dicka ne ate mareveshje –Pavaresisht se Serbia e ka njohur integritetin teritorial te Kosoves ,
    nga ana tjeter mareveshja e Zajednices e minon direkt integrritetin e Kosoves dhe krijon peprlasje te reja midis ketyre pjeseve qe do qeverisen nga pakicat serbe dhe qeverise qendrore

    Duket sikur Zajednica eshte dicka normale , dhe normale esht nqs do ishin popullsi te tjera, por jo serbe

    Mirpo kur flasim per serbet ,ata jane jashtezakonisht armiqesor dhe kjo mareveshje u krijon atyre rugen ligjore per ta jetesuar armiqesine e tyre ndaj qeverise se Kosoves dhe ata do kerkojne te kryejne cdo veprim vetem neprmrjet Serbise
    –Kjo gje do sjelli qe keto copeza te Zajednices te krijojne vatra lufte kunder Qeverise se Kosves dhe aty pastaj do futet direkt Serbia me ushtrine e saj, dhe kete do e justifikoje me diplomacine e saj …..Dhe si eprfundim Kosova dle plotesisht e humbur

    Ndaj, patjeter, patjeter ajo mareveshje duhet prishur dhe menyra me e mire per ta prish ate mareveshje , eshte doreheqja e Qeverise

    Mirpo ai thaci eshte nje Karierist i piste dhe ai nuk terhiqet –Ai esht gati ta hedhi ne lufte shoqerine shqiptare ne Kosove…..

    Keshtu qe gjithe populli i Kosoves duhet te dali ne proteste masive dhe ta bllokojne qeverine, sepse duke e detyruar ket qeveri te largohet shpetojne jeten e te ardhmes se femijeve te tyre

    Reply to this comment
    • fllad November 27, 00:11

      Edhe sikur te mos ishin serbe mareveshja eshte jo normale.

      Ne asnje vend ne bote – NE ASNJE – minoritete nuk kane krijuar tip zajednicash qe kthehen ne shtet brenda shtetit.
      Thaci dhe Mustafa me kete mareveshje, nenshkruan tradhetine e tyre qe do te mbetet ne histori.

      Kosovaret intimidohen dhe frikesohen nga qeveria se po kundershtuan zajednicen jane kunde amerikes dhe BE. Ata duhet ta dine mire se ata qe kurdisin keto pislleqe me serbet nuk jane as amerika dhe as Europa e perparuar. Ata jane segmenet qe jane paguar nga lobi serb dhe grek per te shkaterruar kombin shqiptar.
      Ajo pjese e popullit qe eshte e punesuar apo e lidhur me interesa me kete qeveri duhet ta kuptoje se kjo qeveri nuk e ka te gjate ( edhe pa bere kete akt tradhetie) dhe puna e tyre eshte e perkoheshme. Kosova eshte e perhershme dhe nese qeverite e korruptuar dhe tradhetare do te shporen, Kosova do filloje te marre fryme, te kete investime , te kete punesime dhe serbit i tregojne kufirin tek thana– aty ku e ka.

      Kopuket e Shqiperise nuk jane shume larg atyre te Kosoves dhe neser nuk do kene fytyre te dalin ne mejdan, Heshtja e tyre eshte njesoj tradheti.

      Reply to this comment
  2. era November 27, 00:19

    TE LUMTE BURRNESHE!!!!!!!!!!!!

    Qeniet e poshtra dhe te pista kane edhe frike.
    Musfata dhe Thaci tremben nga nje femer qe i ka dhjera keta burra dhe burrat e tjere qe fshihen si minj gjirizesh mbas pushtetit.

    Shqiptaret vuajne por se fundi perseri fitojne.
    Krimbat mustafa dhe thaci dhe ronxho bonxhot qe lepihen prapa tyre do i denoje populli.
    Populli shqiptar gjithmone kur eshte puna per ceshtje madhore di te tregohet i mencuar.

    Bravo çika e Kosoves, ju do jeni Rilindja ( jo si kjo e shqiperise) e Kosoves

    Reply to this comment
  3. Arben November 27, 08:59

    ZAJEDNICA NUK KALON

    PERPARA VETEVENDOSJE

    KOSOVA ESHTE SHQIPERI

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*