Mesazhi i fundit i Kristo Frashërit

February 1, 2016 21:09

Mesazhi i fundit i Kristo Frashërit

Tek figura e Kristo Frashërit nuk e ndan dot historianin nga patrioti, ai ishte një historian patriot që përmes shkencës përçonte dashurinë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ku ka më mirë se sa patriotizmi që përcillet nëpërmjet së vërtetës historike.

Kristo Frashëri shkruajti dhe botoi deri ditën e fundit të jetës, duke lënë me ikjen e tij, një zbrazëti që do ta ndjejnë familjarët, miqtë e të afërmit, por që do ta ndjejë fort vendi dhe Akademia e Shkencave, që ka humbur një prej kolosëve të saj.

Për fat të mirë, ai iku duke lënë pas një pasuri të paçmueshme, botime për historinë e Shqipërisë, që do t’u flasin brezave të tërë që vijnë pas tij.

Vetëm dy-tre muaj para se të vdiste, ai nxori nga botimi një nga librat për të cilin ishte përkushtuar fort dhe me pasion; “Historia e Çamërisë”, një libër që sjell një tablo të plotë e të ezauruar të historisë së një pjese të popullatës shqiptare, asaj që u ndëshkua më shumë dhe më pa të drejtë nga historia.

Në ditën e daljes në dritë të këtij libri dhe promovimit të tij ai dërgoi një mesazh të shkruar, që është i fundit mesazh publik i historianit të madh.

Historia e Çamërisë, është promovimi i një rezistence shekullore etnike, është historia që kanë zhvilluar për shekuj me radhë banorët e viseve tona të cepit jugor, shqiptarët e Çamërisë, për të përballuar përkatësinë e tyre etnike, shqiptare.

Është një histori famëkeqe, e cila përfundoi me një golgota biblike të udhëzuar nga zyrtarët nacionalistë grekë, të fqinjëve tanë, por 60 vjet më parë. Historia e kësaj popullsie shqiptare të martirizuar është kaq e dhimbshme, sa në historinë tonë kombëtare lë gjurmë kaq të thella, saqë të gjithë shqiptarët në të gjitha trojet e tyre etnike e kanë pasur ashtu siç e kanë të vështirë kujtesën e tyre nga ndërgjegjja historike.

Kjo monografi i kushtohet pikërisht kësaj kujtese historike”, thuhej në mesazhin e Frashërit në promovimin e librit, që u lexua nga i biri, Gjergji.

 

February 1, 2016 21:09
Komento

4 Komente

  1. Hektor February 1, 21:49

    Në të gjitha artikujt e gazetave online, komentete e lexuesve me pseudonime dhe pa pseudonime flasin broçkulla, shprehin mendime mediokre, bëjnë dallime raciale etj etj budallallëqe.
    Për ndarjen nga jeta të një ndër historianëve më të mirë të të gjitha kohërave me penë të artë, që do të lëri gjurmët e tij për shekuj me radhë, askush nuk denjon që të japi ngushëllimet e tij.
    Sa të ulët po tregohemi ne Shqiptarët.
    Ngushëllime dhe emri i tij të ngulitet mirë në historiografinë shqiptare.

    Reply to this comment
  2. aleksander thana February 1, 22:12

    U shua kolosi i i historise shqiptare, atdhetari i zjarrte qe i rrahu zemra per kombin deri ne frymen e fundit, ai qe mbuloi me turp ata qe nuk dine se c’eshte turpi, vemjet qe kane mbuluar token shqiptare.

    Reply to this comment
  3. alphade February 2, 00:44

    Per patritizmin dhe shqiptarezmen e thelle ,shpirti i
    Z. Kristo Frasherit i shkofte ne parajse ! Bota shqiptare
    kA humbur historianin me te madh te te gjitha kohrave.Vazhduesit e tij : Pullumb Xhufi dhe Paskal Milo
    do te dine te vazhdojne rrugen e tij te gjate e te veshtire
    ne shkrimin e nje historie objektive ku te dalin ne pah
    patriotet e vertete shqiptare pa hedhur balkte ,sic kane
    vepruar deri tani dushmanet shqipfoles qe s’kane asgje
    te perbashket me ata ,ne dejet e te cileve rrjedh gjak
    shqptari ! POSHTE TRADHETARET E K0MBIT SHQIPTARE!!

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi February 2, 16:37

      Nje burre i madh. Nje historian i madh qe te mberthente pas te vertetes. Nje kritik historie qe te derrmonte me argumente e fakte kur nuk i permbaheshe asaj. Nje puntor pene i jashtezakonshem dhe pa shembull te dyte ne radhet e moshes se tij. Cudi,paska vdekje dhe per kolloset ?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*