Mesazhi i fundit i shoferit të Xhafajt për nënën: “Më fal!”

July 2, 2018 17:11

Mesazhi i fundit i shoferit të Xhafajt për nënën: “Më fal!”

 

Vdekja e Shkëlzen  Qordjes në ambientet e Gardës së Republikës vazhdon të jetë e mbuluar me mister, pasi ende nuk ka një përgjigje për arsyet e asaj që ndodhi, mëngjesin e të shtunës.

Grupi hetimor nuk ka të zbardhura disa detaje që do të konfirmojë dyshimin kryesore për këtë ngjarje të konsideruar si vetëvrasje.

Nga këqyrja e tabulateve telefonikë mësohet se 31-vjeçari i ka dërguar një mesazh të shkurtër nënës së tij para ngjarjes ku i kërkon falje.

Ky komunikim sipas hetuesve konfirmon dyshimet e tyre se Qordja ka qëlluar mbi veten, shkruan Tv Klan.

Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e viktimës për të verifikuar të gjitha komunikimet qe ai ka pasur para se të gjendej i pajetë.

Në pyetje gjatë dy ditëve të fundit janë marrë disa oficerë të gardës që kanë qenë me shërbim ditën e ngjarjes.

Sipas tyre ata nuk kanë venë re asgjë të pazakonte tek kolegu i tyre, duke sqaruar se nuk u kishte shprehur asnjë problem.

Paraprakisht mësohet se Qordja ka humbur jetën për shkak të një plumbi në anën e djathtë të kokës, ku edhe iu gjet arma automatike e llojit MP5.

Në sedilje u gjetën 3 gëzhoja, por sipas policisë, vetëm një plumb ka shkaktuar vdekjen e gardistit.

Një tjetër detaj i rëndësishëm për hetuesit janë këqyrja e kamerave të sigurisë.

a.s/dita

July 2, 2018 17:11
Komento

7 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku July 2, 18:55

    Nqs ka tre gezhoja, atehere duhet te kete edhe tre plumba. Ku jane dy plumbat e tjere, pervec atij plumbi qe ka shkaktuar vdekjen?

    Reply to this comment
    • Hetuesi July 2, 21:08

      gjejani shpejt ata dy plumbat e tjere ketij xhuxhumakut dhe futjani ne fund te kurrizit, se nuk ka per te fjetur gjum sonte…!
      torollak xhuxhumak, ky eshte njoftim per shtyp dhe jo raport hetusie, ku te deklarohet cdo detaj.

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku July 2, 22:08

        Po pse mer ti hetues je kaq i athet, te djeg noi gjo ty a si? Nqs deklarohen tre gezhoja atehere duhen shpieguar edhe ku jane plumbat, se jo per gje po lindin pyetje qe mund te len shteg per keqkuptime. Ti po deshe per ne fund te kurrizit ne mund te ofrojme gjera me te mira se plumbat. Po je i interesuar na telefono. Do te mbetesh i kenaqur nr tel 1-436-555-1328.

        Reply to this comment
        • Babale nr.2 July 2, 22:52

          Plumbi shkon edhe me teper se 1 km, ndersa gezhoja spostohet maksimumi 1 meter, shko ne shkolle perseri plak kurve dhe mos u merr me thashetheme.

          Reply to this comment
          • Plaku Xhuxhumaku July 3, 13:57

            Po perse duhet te vjellesh or njeri i mire, une e di qe plumbi mund te shkoje edhe nje km larg mbase edhe dhjete, por kur arma eshte zbrazur brenda ne makine ben ndonje vrime atje nga ka dale, ashtu sic fjalet qe leshon ti te lene nje vrime ne surrat, demek gojen. E more vesh o putane? Dhe nuk po bej thashetheme, thjesht kerkoj te sqarohem per ate qe ka ndodhur. Ja ti qe i ditke keto pune mire, perse nuk na thua ndonje gje po merresh me mua?

  2. Lala July 2, 19:47

    Mjer djali qe iku ,te gjallet do te bejne derman.
    Ngushellime familijes , mjere nena e shkreta.

    Reply to this comment
  3. LORA July 3, 08:50

    Mesazh????Dora e vrasesit shkrojti mesazhin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*