Mesazhi i Nishanit: Të mos votosh është pasivitet i pafalshëm

Redaksia Online June 22, 2013 09:42

Mesazhi i Nishanit: Të mos votosh është pasivitet i pafalshëm

Një ditë para zgjedhjeve  të 23 qershorit, presidenti Nishani apelon për pjesëmarrje në zgjedhje dhe respektim të rendit dhe procesit zgjedhor në tërësi. Nishani shprehet se këto zgjedhje kanë rëndësi të jashtëzakonshme dhe si të tilla duhen respektuar.

 

MESAZHI I NISHANIT
Të dashur dhe të nderuar bashkëqytetarë,

Nesër do të votojmë.

Pra do të kryejmë aktin më të natyrshëm në një shoqëri të lirë.

Që është veprimi politik, qytetar, shoqëror, më i rëndësishëm, që përmban në vetvete, thelbin e Demokracisë.

Si të tillë, kjo ditë dhe ky akt, kërkojnë prej të gjithëve ne, përqendrim, seriozitet, përgjegjshmëri, për gjithçka që ka lidhje me këto votime.

Të votosh provon se di të jesh i përgjegjshëm për fatet e tua, di ta përdorësh Lirinë, për vete dhe për të tjerët, për të tashmen dhe të ardhmen.

Të mos votosh, është pasivitet i pafalshëm që nuk justifikohet nga asgjë.

Të mos harrojmë për asnjë çast rëndësinë e jashtëzakonshme që ka dita e nesërme lidhur me punët, problemet, perspektivat e brendshme.

Të vlerësojmë si duhet rëndësinë që votimet e nesërme kanë lidhur me marrëdhëniet tejet të rëndësishme të vendit me botën, me të cilat liria, begatia, fatet tona të tashme dhe të ardhshme janë ngushtësisht të lidhura.

Të votojmë duke respektuar në përgjithësi rendin, veçanërisht procedurat e votimit, vetë ne si zgjedhës së pari, pastaj autoritetet e ngarkuara me zbatimin e atyre procedurave.

Të bëjmë kujdes për një sjellje sa më qytetare gjatë ditës së votimit.

Të votojmë me bindjen se të tjerët që votojnë parti të ndryshme, votojnë ndryshe sepse mendojnë në mënyra të ndryshme, por së brendshmi jemi të gjithë të njëjtë dhe dallimi se për cilën parti apo individ votojmë, nuk është dallim që na ndan, por dallim që na bashkon.

Të kuptojmë si duhet gjënë kryesore; Se partitë dhe ideologjitë për të cilat votojmë janë disa, por Shqipëria dhe e ardhmja e saj janë një.

Të mundësojmë sa më tepër të rinj të votojnë, posaçërisht ata që votojnë për herë të parë…që dita e nesërme të jetë një ditë e bukur.

Votim të mbarë!

 

Redaksia Online June 22, 2013 09:42
Komento

2 Komente

  1. Naftetar Vjeter June 22, 10:50

    Mendoje me mire te mos votoshe se te votoshe dhe te mbetesh i zhgynjyer sic ka ndodhur ne keto vite ku pothuajse te gjithe jane te zhgynjyer nga keta palo politikane dhe duke mos votuar nuk te mbete peng pse votova kete apo ate force se vetem emri u ndryshone se te gjithe njesoje jane ku jane premtimet e Socialisteve kur erdhen ne pushtet ne 97 po te Demokrateve qe erdhen ne pushtet 2005 dhe qeverisin me krahun e Zemonit dhe sa budallalleqe te tjera qe kane bere politikanet tane imagjino ish kryetari PS thote mos voto PS hajt dhe mere veshe Kaci ne PD ulurimat e demokrateve duhet te kishin tundur nga themelet PD per kete maskarallek.Prandaj per mos tu ber pjes e mekateve qe qeverit i bejne ketij populli me mire ne shtepi dhe je rehate se koha kur duhej me domozdoshmeri per te votuar se ndryshe je armik ka ikur.Prandaj u bej thirreje qe te mos behen pjese ne votime dhe te bojkojtojne qe ta dine keta politikane qe dhe ketu ka njerez qe nuk duan ta dine se kush vjen e iken nga qeveria.Dhe nje gje eshte e sigurte se me dt.24 i vetmi humbes do jete populli shqiptare..

    Reply to this comment
  2. LABI NGA LABERIA June 22, 13:05

    Te mos votosh do te thot tja lesh qeverrine Saliut. Te mos votosh dhe te qahesh me von do te thot qe bene zhurme po ske te drejte. Vota eshte e vetmja e drejte e pa mohueshme e jona qe te ndeshkojme ate qe nuk e meriton. Fenomenet Idrizi, Islami, Fatos Nano, dhe e nje grupi gazetaresh e te ashtuquqjturish analiste me ne krye nje qime kuq, jane pasoje qe ne pa u menduar kemi zgjedhur ne krye njerez te degjeneruar, te shitur, njerez pa personalitet qe nuk shikojne pertej hundes se tyre. Kjo eshte nje fatkeqesi qe ndodh rendom ne demokracite e reja ku marrin drejtimin e vendit persona prevers dhe tallen me nddjenjaat e nevojat e popullit.
    Te mos votosh sot kur qeverria Berisha eshte kthyer ne nje varremihese e ekonomis, kultures, shkolles, buqesise, dhe po e çon vendin ne gropen e gremines me te madhe qe ka njohur ndonjehere shqiperia eshte krim. Prandaj te gjithe ne votime dhe te votojme per rilindjen e vendit me ne krye Partine Socialiste.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim