Mesazhi i Obamës thyen rekordin e pëlqimeve në Twitter

August 16, 2017 15:17

Mesazhi i Obamës thyen rekordin e pëlqimeve në Twitter

Twitter-i mund të jetë formati i parapëlqyer i presidentit Donald Trump për të komunikuar, por përgjigja e ish-presidentit Barack Obama për dhunën në Charlottesville është bërë postimi më i pëlqyer në historinë e kësaj platforme sociale.

Postimi, i pari në një seri prej tre shkrimesh, citon fjalët e Nelson Mandela-s dhe shoqërohet nga një foto e ish-presidentit Obama duke buzëqeshur me një grup fëmijësh me përkatësi të ndryshme raciale.

Që prej 13 gushtit kur është postuar, pas sulmit në Charlottesville, Virxhinia shkrimi është “pëlqyer” mbi 3 milionë herë, duke kaluar kështu postimin e këngëtares Ariana Grande, pas sulmit terrorist në Mançester në maj të këtij viti.

Në një seri prej tre shkrimesh, Obama citoi një fragment nga autobiografia e Nelson Mandelës, Rruga e Gjatë Drejt Lirisë.

Askush nuk lind nuk urryer një tjetër person për shkak të ngjyrës së lëkurës, historisë ose fesë së tij,” lexon mesazhi.

Njerëzit duhet të mësojnë të urrejnë dhe nëse mund të mësojnë të urrejnë, ata mund të mësojnë të duan. Kjo sepse dashuria vjen më natyrisht tek zemra njerëzore sesa e kundërta e saj.”

Ndërkohë, fotografia që shoqëron postimin tregon ish-presidentin në 2011, teksa ai vizitonte një qendër të kujdesit ditor në Bethesda, Maryland.

Çasti është përjetësuar nga fotografi i atëhershëm i Shtëpisë së Bardhë, Pete Souza.

Që prej zgjedhjes së Trump si president, Souza ka postuar një sërë imazhesh në faqen e tij në Instagram, ku tregohet ndryshimi mes presidencës Obama dhe të pasardhësit të tij.

August 16, 2017 15:17
Komento

2 Komente

  1. Prisni se nuk keni pare akoma gje.... August 16, 15:47

    Te gjitha keto trazira jane pasoje e keq drejtimit te 8 viteve te Obames si President, ne injorim te plote dhe te diskreminimit ne heshtje te te bardheve.
    N.q.s. u kujtohet ishte ky qe hoqi nga Dhoma Ovale ne Shtepine e Bardhe bustin e Cercillit, te cilin e rivendosi me dinjitet Presidenti Trump.

    Reply to this comment
  2. XXXL August 16, 15:49

    ….qenka kthyer nga pushimet dhe nga jahtet luksoze, nuk mbahet mend qe kur eshte larguar nga Amerika per te bere qejfet e ti me Obaneshen.
    Kete foto t’a bente kur ishte President, apo nuk kishte kohe per te tilla poza, se bente te tjera, shume fallco.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*