Mesazhi prekës i babait të Ergi Dinit për “heroin” nga Velipoja: Ah, djemtë tanë…

July 31, 2017 18:06

Mesazhi prekës i babait të Ergi Dinit për “heroin” nga Velipoja: Ah, djemtë tanë…

Me gjithë përpjekjen e të birit, Besnik Zenuni, pronari i lokalit që u dogj në Velipojë nuk mundi të mbijetonte, ndërsa i biri ndodhet ende në spital.

Nga kjo histori duket se është prekur edhe babai i artistit të ndjerë Ergi Dini, i cili ka postuar një mesazh në “Facebook”.

Për Dashamir Dinin, djem të tillë si Hektori që u fut mes flakëve për të shpëtuar të atin nuk janë heronj por model të djemve të mrekullueshëm duke përfshirë këtu edhe djalin e tij 22-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në një aksident fatal me motor në Bllok, mbrëmjen e 21 nëntorit 2016 bashkë me shokun e tij Klejdi Halili 21 vjeç. Për babain e Ergi Dinit djemtë janë krenaria ose turpi i baballarëve.

STATUSI I DASHAMIR DINIT

Shpërthimi i fuqishëm i cisternës së gazit në Velipojë tronditi mbarë opinionin. Nga shpërthimi ndërroi jetë pronari i resortit, Besnik Zenuni ndërsa djali i tij që u hodh mes flakëve për të shpëtuar të atin, gjendet në spital.
Ky veprim heroik i djalit Hektor Zenuni, ka ngacmuar vëmendjen e babait të këngëtarit të ndjerë Ergi Dini që humbi jetën në një aksident me motor. Dashamir Dini ka shkruar se djem si Hektori të kthejnë besimin tek brezi i ri.
‘Ai, djemtë tanë!

Kushtuar djalit të mrekullueshëm Hektor Zenuni
Ah, djemtë tanë! Krenaria, por jo rrallë edhe turpi i baballarëve.
Na dëshpërojnë kronikat e zeza të TV-ve, kur shohim se djali vret prindërit, se një tjetër vret nënën, se një i tretë merr pistoletën dhe qëllon mbi të ëmën e vret pa mëshirë babain…E kështu me radhë.
Dhe dëshpërimi u shtohet halleve të tjera, e na bën të mbytemi në mosbesim për të ardhmen, në mosbesim për “brezin që po rritet”…

Por Hektor Zenuni, biri i pronarit fatkeq që humbi jetën në incidentin e Restorant “Kavaljeros” në plazhin e Velipojës në Shkodër, para pak ditësh, thotë: “ Jo! Nuk është ashtu!”.
Ai sulet përmes flakëve që kishin përfshirë lokalin, për të shpëtuar të atin, i vetëdijshëm se po hynte në gojën e vdekjes së sigurt edhe vete, duke i ofruar fatit jetën e vet, për atë të babait.
A duhet ta quaj hero? Jo!
Është shumë më shumë,

Është Modeli i një Djali të Mrekullueshëm, që ne të gjithë e ëndërrojmë dhe përpiqemi ta krijojmë tek djemtë tanë, me shembullin më të zgjedhur nga vetja dhe dashurinë pa fund.
Nuk e kam njohur asnjëherë më parë këtë djalë simpatik, me trup atleti dhe fytyrë njerëzore.
Sepse djemtë e mirë të tillë janë. Të thjeshtë dhe të padukshëm, siç është vetë shpirti i mirë shqiptar.
Një djalë të tille kisha edhe unë. Një djalë të tillë ke edhe ti…edhe ti…edhe ti….’ shkruan babai i këngëtarit të ndjerë Ergi Dini.

July 31, 2017 18:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*