Përplasje për “meshën e parë” në Kishën e Labovës së Kryqit

October 22, 2017 11:21

Përplasje për “meshën e parë” në Kishën e Labovës së Kryqit

 

Kisha Ortodokse Shqiptare nuk i ka kursyer kritikat e saj pas një ceremonie të zhvilluar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës në Kishën e Labovës së Kryqit.

Sipas ortodoksëve, 3 priftërinj katolikë nga Italia, së bashku me një grup turistësh italianë shihen të kryenin “meshën e parë” në Kishën Orthodhokse të Labovës së Kryqit, një monument i famshëm bizantin.

Në këtë ngjarje ishte e pranishme drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës Arta Dollani dhe persona të tjerë, ndërkohë që ende vazhdojnë të kryhen punime plotësuese për restaurimin e këtij monumenti.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë thotë se, nuk pati asnjë dijeni rreth kësaj ngjarjeje.

“Protestojmë për këtë shkelje të re të ligjit që thotë se “shteti mund të marrë në përdorim një objekt të kultit vetëm për nevoja e interesa madhore dhe vetëm pasi të ketë marrë paraprakisht pëlqimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”.

Kisha Ortodokse thotë se, është një fakt i pranuar ndërkombëtarisht se shteti nuk ka kompetencë të japë lejë në mënyrë arbitrare tek Kisha apo Fe të tjera, që të përdorin një objekt ortodoks kulti.

“Iniciativa të tilla të papërgjegjshme janë shkelje e hapur e lirisë fetare dhe cenojnë bashkëjetesën paqësore të komuniteteve fetare në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e KOASH.

“Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë nuk do të reshtë kurrë së theksuari të drejtat e saj, siç ato përcaktohen qartë nga ligji që thotë se “shteti do t’i kthejë dhe kompensojë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të gjitha pronat, me përparësi objektet e kultit tashmë të njohura nga të gjithë, të cilat kanë qenë për shekuj qendra shpirtërore dhe kulturore të komunitetit ortodoks dhe përbëjnë historinë e këtij komuniteti, si objektet e kultit, manastiret e shenjtë, pasuritë, arkivat e saj, të konfiskuara nga regjimi komunist, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, – thuhet në deklaratë.

October 22, 2017 11:21
Komento

5 Komente

  1. rudina October 22, 11:40

    Cfare nuk ben Arta Dollani kur mbeshtetet tek Rama dhe ministrja Kumbaro. E gjithpushtetshme. Njerzit e vet flamurtar te Partise Demokratike i ka ne institucionet e min. te kultures. Gruan e vllait Blerta Selenica e pd. qe ishte per shume vite drejtuse e sherbimit civil ne saj te miqesis me familjen Berisha, kur erdhen rilindasit kjo e beri drejtore. Ka dhe te tjera…

    Reply to this comment
  2. O sali ta vesh bythen ne zjarre nuk te beson me njeri October 22, 11:46

    Eshte e vertet qe kisha nuk ka te bej me politiken,dhe nuk varet nga shteti,por “shteti” artificial “grek”eshte 100% i varur nga kisha . Sa per dijeni ne shqiptaret nuk e rruajme shume per fe.Feja jone eshte shqiptaria Te fala jonull talibanit

    Reply to this comment
  3. Jetnori October 22, 16:51

    Kisha e Laboves se Kryqit eshte nje monument kulture qe u perket shqiptareve mbi 1500 vjet themeluar nga Justiniani i madh ILIR dhe Perandor i Romes. Gojedhana tregon se Justiniani e ndertoj pasi u kthye nga Jeruzalemi dhe kishte mare me vete nje cope dru nga kryqi qe u kryqezua krishti te cilen e vendosi ne kishen e Laboves. Kjo cope druri u zhduk nga njerez te derguar te kishes greke ne vitet e pas’90. Kisha greke erresohet ndaj cdo trashgimnie historike shqiptare. Edhe djalli JANULLATOS erdhi me qellimin e zhdukjes se pasurise se vjeter kishtare ortodokse shqiptare duke i lene te gjitha kishat e vjetra ne meshire te fatit. Ndertoj apo investoj shuma te medha per te sjelle kisha te reja me nje theks te vecante ndertimi me kishat e greqise. Mori persiper Janulla varret e Kelcyres ndersa Manastirin ne TERBUQ ku andartet grek masakruan 257 shqiptar te cdo lloj moshe e la ne meshire te fatit apo me keq duke nxitur shkatrrimtar deri ne rrenim te mureve te manastirit. Larot bythshiturit e Kishes Ortodokse Shqiptare flasin per kishe orthodhokse bizantine nderkohe qe ajo eshte themeluar ne kohen e Justinianit te Madh Perandor i perandorise Romake.

    Reply to this comment
  4. demo October 22, 17:30

    Tash 24 ore qe e kam postue komentin dhe nuk ka mbrrite.Z.moderatori,ju lutem!

    Reply to this comment
  5. Jetnori October 23, 02:29

    Zoterinj ju bera nje koment perse nuk e publikuat? Ju merzitet plakushi Janull apo bizanti per nje kishe te ngritur ne perandorine romake? Apo e keni turp te kujtohet masakra andarte e TERBUQIT qe si cdo krim grek eshte bekuar nga kisha dhe prifterinjte grek?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*