Me apo pa mjekër?

November 14, 2017 16:18

Me apo pa mjekër?

Dy vitet e fundit moda e mjekrës së stiluar ka ardhur edhe në Shqipëri. Meshkujt kujdesen shumë për këtë pjesë të fytyrës. Dikur mbahej e thjeshtë dhe natyrale, por sot moda e mjekrës është e skulpturuar, e formësuar, e ashtuquajtura mjekra e dizenjuar, që duket sikur është vizatuar në fytyrën e njeriut.

Kjo modë lindi në Amerikë falë “Barber Shop”, dyqane të specializuara në stilimin e saj, duke nxitur inovacionin teknologjik që të ndjekë këtë rrugë dhe të prodhojë pajisje të reja edhe për mjekrën.

Madje edhe yjet e ekranit janë bërë pjesë e kësaj mode. Nga ana tjetër edhe femrat e pëlqejnë mashkullin me mjekrën e rregulluar bukur sepse e bën atë më të rregullt, por mbi të gjitha më të besueshëm.

Këtë e tregojnë edhe studimet, më i fundit i udhëhequr nga Barnaby Dixson dhe i publikuar në “Journal of Evolutionary Biology”, ka treguar se meshkujt me mjekra konsiderohen ‘material më i mirë’ për partner afatgjatë, krahasuar me meshkujt pa mjekra.

Kjo mund të jetë për shkak se mjekra e krijon një pamje mashkullore dhe në përgjithësi e ndryshon formën e fytyrës së një mashkulli, duke e bërë atë shumë më tërheqës sesa pa mjekër. e.r/dita

6 Hottest Beard Styles Of 2015 That Will Take Your Beard Game To mens haircuts Inspiring men beard styles fd Cozy – Cntemai

November 14, 2017 16:18
Komento

1 Koment

  1. biku November 14, 18:54

    une si person nuk e vlersoj fare mbajtjen e mjekres ne cfardo forme qofte kam nje alergji per djemt me mjeker pa le qe fenomeni po merr permasa te cuditeshme. Nga komentet qe i bejn disa…..se djemt me mjeker jan te pelqyer nga vajzat.
    mjekermbajtesit qe i bejn mustaqet me qyrra e papasterti te tjera nuk e analizojne vehten e tyre ne c´gjendje jan pa permendur pastaj ndonje djale qe nga qejfi te mbante floket e gjata zuri morra dhe nje dite te bukur e justifikoj vehten do ta mbaj koken tulle.kopjimi me kete shpejtesi i shume dukurive ne SHBA apo HOLLAND mbase ben efektin e kundert per shoqerine shqiptare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*