Meshkujt në krye të ekonomisë familjare, FMN: 39% më shumë llogari bankare se femrat

October 8, 2019 12:47

Meshkujt në krye të ekonomisë familjare, FMN: 39% më shumë llogari bankare se femrat

Familjet shqiptare kanë në bankat tregtare rreth 3.2 milionë llogari, në rënie krahasuar me vitet e kaluara.

Në 2016-ën, kjo shifër fiksohej në 3.8 milionë llogari.  Pra, në harkun e vetëm dy viteve, numri i llogarive të familjeve shqiptare në bankat tregtare është tkurrur me 21%, thonë të dhënat në të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar sa i përket aksesit financiar. Të dhënat e fundit i referohen vitit 2018.

Nga kjo shifër, 1.86 milionë janë depozita bankare të poseduara nga një mashkull, familjar. Femrat shqiptare ndërkohë zotërojnë 1.34 milionë llogari, pra rreth 39% më pak se sa meshkujt.

Për femrat, tkurrja e depozitave bankare në bankat tregtare gjatë dy viteve të fundit është një fenomen edhe më i theksuar.

Në vitin 2016 ato kishin rreth 1.9 milionë, ose 43% më shumë se sot.

Dy vite më parë, hendeku mes tyre dhe meshkujve ishte bindshëm më i ulët, në vetëm 4.6%.

Pra, në harkun e 2 viteve të fundit llogaritë e shqiptarëve në banka jo vetëm që janë ulur ndjeshëm, por edhe janë përqendruar ndjeshëm në duart e meshkujve.

Tkurrja e popullsisë, emigrimi i lartë, por edhe konsolidimi i sektorit bankar  janë faktorë që kanë ndikuar në këto shifra.

j.l./ dita

October 8, 2019 12:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*