Mesila Doda: Bularati i planifikuar, do ketë sërish provokime

November 8, 2018 21:57

Mesila Doda: Bularati i planifikuar, do ketë sërish provokime

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë për Drejtësi, Integrim e Unitet, Mesila Doda e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel u shpreh se shumë shpejt do të ketë provokime të tjera në jug dhe se ngjarja e Kostandin Kaçifas ishte e llogaritur.

“Do ketë provokime pas provokimesh paramilitante të vendit fqinj siç ka qenë për të qenë në vijimësi. Janë informacione që dhe shteti s’thotë dot që isha në mënyrë civile. Ka informacione që po tentohet të marrin për provokime në jug dhe ka reagime të forta nga banorët e Çamërisë. Kemi dy javë që kërkojmë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë dhe deri tani kemi heshtje të instuitucioneve. Shteti po shkrihet si kripa në ujë dhe pos shohim me sy nga qielli. Po ndihet diçka dhe ngjarja ka qenë e llogaritur “, u shpreh Mesila Doda.

v.l/ Dita

November 8, 2018 21:57
Komento

7 Komente

  1. Dardan November 8, 23:28

    Riorganizimi i Kishes Greke ne Shqiperi, ekipi i sofistikuar i kreut te shovinizmit grek Anastasios Janullatos ne zemer te Tiranes me dege ne te gjithe Shqiperine e Jugut; bankat dhe investimet strategjike greke ne Shqiperi; ngritja e Varrezave te Ushtareve te rene ne kufijte e Vorio-Epirit; derdhja pa kursim e Eurove nga qeveria greke per minoritaret dhe agjentet e rekrutuar ne te gjitha nivelet e politikes, arsimit, kultures, shtypit dhe nepunes te qeverise shqiptare; shpallja Hero e nje krimineli nga mitingu i Bularatit; pa dyshim do te pasohet me hapa me te medhenj ne strategjine e politikes se jashtme greke per aneksimin e fshatrave greke te Shqiperise nen administrimin e shtetit grek.

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku November 8, 23:39

    Moj Mesila ti mund te kesh te drejte, po nuk merret vesh ç;thua. Ose ke tallash ne vend te trurit, ose keta typistet e gazetes nuk dine te shtypin dhe ia fusin kodra mas bregu.

    Reply to this comment
  3. demo November 9, 00:58

    Mefshtesia dhe evropianiteti rajonal i delirit po krijon shkaqe per mitingje poshterimi nacional.Ato varreza greke te Bularatit i paralajmeruam qe kur maloku evropian i miratoi,se cfare shkaku luftenxites do te ishin.
    Deliri shume mire keto dite mund te kishte bllokuar hyrjen e shtetasve greke ne Kakavije per arsye sigurie,sic bejne greket here pas here dhe nuk do te kishte grumbullime te tilla.Ky do te detyroje shqiptaret qe te grumbullohen ne Dropull cdo pervjetor te varrezave greke dhe te shpertheje konfrontimi.
    Ato varreza greke qe po nderton lideri Rajonal jane me te rrezikshme sa duket.Neqoftese nuk e perballon dot presionin grek RAMA TE JAPE DOREHEQJEN.
    Frika eshte prej natyre dhe nuk eshte turp ta pranosh.
    Partia Socialiste ka mes anetareve burra dhe gra trime qe mund ta perballojne me sukses kete situate ku e sollen popullin shqiptar leshimet e njepasnjeshme te Berishes dhe Rames ne favor te shovinisteve greke.

    Reply to this comment
  4. Illyria-Shqiperia November 9, 08:39

    Ju keni ne krye te shtetit tradhetarin kryesor, te dashurin e grekeve, Like Floririn, e beni ham ham.

    Reply to this comment
  5. Voica November 9, 08:50

    Këshilli i Sigurisë mblidhet për gjëra të rëndësishme,jo për vogëlsira e budallëqe të tilla. P.sh. çështja Balili, kish shqetësuar të dy bashkë-Ameriken dhe Metën. Presidentin, dmth.

    Reply to this comment
  6. "BOHOTINA" November 9, 12:08

    Dhurata qe i beri Salihu Micotaqisit per te ngritur vatra varresh te grekeve ne luften Italo-Greke 1940-1941 ishte fatale si ç’ do gje qe ka bere ky perbinshi yne.
    Ne ate lufte propaganda greke dhe komandantet e njesive, kinse per te treguar epersine dhe moderrnizimin e tyre deklaronin se: “Te plagosurit dhe te vraret i cojme brenda dites ne Greqi per shkak se eshte shume afer kufiri”. Tani nga na dolen tere keto varre? Greket punojne sot per neser. Ne fleme sot per neser.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*