Mesila Doda flet si ligjvënëse apo si gjakprishur?!

Av. Idajet Beqiri February 26, 2016 09:46

Mesila Doda flet si ligjvënëse apo si gjakprishur?!

Deputetja e PD-së Mesila Doda, e cila pasi kaloi “ylberin”, nga opozitë, brenda një nate u bë pozitë, në një konferencë për shtyp e nxori së jashtmi, mllefosjen e saj të brendshme ndaj luftëtarëve të LANÇ-it. Ajo i kërkoi “hesap” Qeverisë dhe mazhorancës parlamentare, megjithëse është pjesa më servile përbërëse e saj, se përse nuk e ka përfillur projekt ligjin e vetemërtuar “Mesila – Idrizi”. Sipas deputetes Doda, projekt ligji i saj dhe i Idrizit, kryetarit të PDIU parashikon heqjen e dekoratave të “xhelatëve të komunizmit”! Mirëpo se për cilat dekorata e ka fjalën Mesila Doda, nuk del e qartë. E ka fjalën për dekoratat dhe medaljet e dhëna me ligj për luftëtarët antifashist shqiptare që bënë dhe fituan Luftën e Dytë Botërore? Apo e ka fjalën për ata të dekoruar si “heronj të punës socialiste”. Pra, kë konsideron ajo dhe deputeti çam, Idrizi, “xhelatë të komunizmit”?! Nga ana tjetër nuk dimë se në cilën dispozitë kushtetuese e ka bazuar projekt draftin ligjor alla “Mesila” kjo e ashtuquajtur “ligjvënëse”!

Se, kur paraqet një projekt ligj, në radhë të parë je i detyruar të përmendësh dispozitën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë nga do të ketë fuqinë juridike që do të marrë ky ligj.

Në fakt, deputetja Mesila Doda, hedh një “bombë tymëse”, pa ditur se ku të çon dhe ku del papërgjegjshmëria e saj.

Dekoratat u janë dhënë luftëtarëve antifashistë në bazë të një ligji, i cili ka dalë në përputhje me Kushtetutën e kohës së shtetit shqiptar. Në bazë të ligjit të kohës ishin parashikuar saktë se si jepeshin dhe se si hiqeshin dekoratat. Ishte ligji penal ai që parashikonte rastet dhe mënyrën se si hiqeshin dekoratat. Kodi Penal, i dal në bazë dhe për zbatimin e Kushtetutës, ishte ligji i vetëm ku parashikoheshin rastet dhe mënyra se si dhe kur hiqeshin dekoratat e dhëna individëve nga organi kompetent i kohës. Heqja e dekoratave bëhej vetëm në ato raste kur dikush bënte një apo disa krime të rënda, merrte një masë dënimi të rëndë, dhe heqja e dekoratave ishte një dënim plotësues. Heqje dekoratash pa marrë më parë një dënim penal të rëndë, dhe aq më keq, heqje dekoratash në mënyrë kolektive e masive, kurrë nuk ia kishte lejuar vetes regjimi komunist, sado diktatorial që ishte ai. Ndërsa dyshja e papërgjegjshme Doda – Idrizi, pa e ditur as vet se çfarë flasin dhe çfarë predikojnë, kërkojnë diçka që është antikushtetuese dhe anti Konventës Evropiane Për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, e mbi të gjitha profashiste.

Në radhë të parë sepse cenohet siguria juridike, e cila është një e drejtë nga më themeloret e qytetarëve.

Nga ana tjetër, nuk mund t’i japësh dot fuqi prapavepruese një ligji për dekoratat, ndryshe parimet e shtetit të së drejtës do të deformoheshin në një shkallë skandaloze, sa do të justifikonin akuzat e armiqve të egër të Kombit tonë se gjoja shqiptarët janë primitiv dhe antishtet.

Më tej akoma, shteti është shtet dhe vazhdimësia e tij është parimi themelor që e karakterizon dhe e bën atë serioz dhe jo leckë pa vlerë. Vazhdimësi shteti do të thotë që, regjimet mund të ndërrohen, por çdo regjim ka ligjet dhe ligjësitë e veta. Regjimi i ri ka ligjet e tij të reja, të cilat kanë kritere të tjera për vlerësimin e gjithçkaje në këtë jetë, por që nuk kanë asnjë fuqi të zhbëjnë atë që është bërë nga regjimi i kaluar dhe që morali i asaj kohe e pranonte si pozitive dhe e kishte të sanksionuar në ligje. Ndryshe “plaga e Rozafës” do të ishte vetëdënimi ynë më tragjik, i prishjes dhe i mohimit apriori të asaj që kanë bërë dhe kanë ndërtuar regjimet paraardhëse, prej regjimit pasardhës. Ishte kjo arsyeja që edhe regjimi komunist i Enver Hoxhës, nuk u mor me dekorimet që kishte bërë Ahmet Zogu!

Dhe çka është më tragjike dhe më e papranueshme është fakti se Mesila Doda dhe Idrizi prekin dhe përdhosin një gjë të shenjtë, simbolin e atyre që bënë LANÇ-in. Antifashizmi shqiptar në Luftën e Dytë Botërore është gjerdani më i art që e nderon dhe e lartëson kombin tonë para gjithë botës. Cilido që e bëri këtë luftë dhe që ju shpërblye heroizmi me dekorata, duhet t’i gëzojnë ato, përderisa nuk ju janë hequr nga një gjykatë kompetente për ndonjë krim të rëndë të kryer dhe të dënuar. Të veprosh jo si ligjvënës, por si “nallban” i rëndomtë, siç bëjnë dyshja famëkeqe Mesila Doda – Shpëtim Idrizi është jo vetëm antiligjore, por edhe antikombëtare. Këta dy deputetë i përkasin PDIU, kësaj Partie që aspiron zgjidhjen e çështjes çame. Greqia e pengon zgjidhjen e çështjes çame me pretendimin kundër historik se gjoja i ka dëbuar nga trojet e veta popullsinë çame sepse “ ishin bashkëpunëtorë të fashizmit”! Dyshja çame Doda – Idrizi me papërgjegjshmërinë e tyre i ndihmojnë “andartët” e rinj grekë në tezën e tyre kundër historike me vrerin e tyre kundër luftëtarëve të LANÇ-it, sepse po ranë “si xhelat të komunizmit” ata që e bënë LANÇ-in, bie edhe vetë kjo luftë heroike.

Dhe e gjitha kjo pse bëhet? Bëhet vetëm e vetëm se paraardhësit e të mllefosures Mesila Doda u radhitën në krahun e turpit, të tradhtisë, të kolaboracionizmit profashist dhe turpin e parë, kërkojnë ta “lajnë” me një turp të dytë, po aq makabër, sa i pari.

Av. Idajet Beqiri February 26, 2016 09:46
Komento

22 Komente

  1. shqiptari February 26, 09:57

    M.DODA DEMOKRATJA ME E SAKTE.

    Znj. Mesila Doda eshte Nr1 per te vertetat qe ajo deklaron ne foltore,mos i shihni ndonje fjali te gabuar,ne total ajo femer eshte verte demokrate.

    Reply to this comment
    • dg February 26, 19:30

      Vari Mesilen ,i thone kesaj pune.
      Te pa aftet per te pare perpara,.
      te pa vizion,per te lene dicka te tyren,merren tash e 30 vjet ,me sistemin qe u harrua.
      Habitem ,kush i voton keta dykembsha!!!?

      Reply to this comment
  2. bureto February 26, 10:56

    “Regjimi i ri ka lidjet e reja por qe nuk kane asnje fuqi te zhbejne ate qe eshte bere nga regjimi i kaluar dhe qe morali i asaj kohe i pranonte si pozitive dhe e kishte sanksionuar me ligj”-shkruan avokat H.Beqiri me siper. Nese kjo do te shihet vetem per dekoratat, mbase edhe qendron, edhe pse nuk jepet asnje fakt qe eshte vepruar keshtu nga regjimi komunist. Çdo vlenin dekoratat kur atyre qe i mbanin iu mor edhe jeta pa faj, me gjyqe farse. Por pavaresisht kesaj teme, cdo regjim pararendes nuk ka nxjerre vetem nje ligj, dhe ne duhet te flasim per ate qe na intereson si teme e dites, sepse parimi quhet parim, pikerisht sepse eshte pergjithesues dhe keshtu i marre apriori si i vertete. Po te perjashtojme faktin se, vertet regjimi komunist nuk i hoqi dekoratat e monarkise, atehere lind pyetje po ne lidhje me ligjet e tjera te monarkise a u veprua njelloj? A nuk u be qilizme psh nga ana e regjimit komunist, per cdo gje qe ishte sanksonuar me ligje nga ai shtet (regjim) para se komunistet te vinin ne psuhtet? Mos flasim me shume, por mjafton vetem te permendim se ç’be me pronen dhe fene. A ishin keto dy te drejta te fituara me kushteturte e me ligje te kohes dhe me to u bene ato qe dihen, si ndoshta dy gjerat qe i kushtuan me shume popullit shqiptar dhe vendit, pasoja qe i vuajme ende dhe sot. Ku e ku keto dy fondamernte te jetes materiale dhe shpirterore per nje shoqeri dhe ku problemi i teneqeve te dhena ne x apo y regjim, per qellime politike apo per motive meskine ne disa raste. Mire ta zeme se, Ballukut etj iu hoqen dekoratat, sepse u denuan si ‘tradhetare, puciste, sabotatore’ etj nga gjyqtae te sojit te avokat Beqirt, po psh dekoratat e atyre qe regjimi nuk i denoi, se i konsideroi besnike te tij, por qe kryen krime ndaj popullit te vet kush duhet t’i denoje? Ata bene ligje qe denonin kundershtaret e tyre dhe kesisoj u hoqnin dhe dekoratat, per me teper per asnje faj, po atyre qe pranohet sot se kane kryer krime gjate 45 vjeteve ne pushtet, por qe askush nuk i ka denuar e as nuk po i denon qofte dhe pas vdekjes si i behet? Dhe kriminele dhe te dekoruar, ky eshte nje absurditet. Duhet ndare shapi nga sheqeri. Ata qe u rrjeshtuan ne luften antifashiste dhe nuk u perlyen gjate regjimit komunist me dhunime dhe krime, burgosje dhe internime te njerezve te pafajshem nuk duhet t’u hiqen dekoratat. Per rastet e tjera, nuk mund te behen gjyqe, sepse do te ishte nje absurditet, sic pretendon avokati, pra dekoratat hiqen vetem me venim gjyqi. me gjyq! Me cfare gjyqi? Psh kush do t’i beje gjyq M.Shehut, mallakastriotit te Idajet Beqirit qe ai dhe te tjere e nderojne me titullin “Nderi i Mallakastres” , per krimet e tij te provuara dhe te pranuara nga ai vete (shih pohimin e djalit te tij ne librin “Vjeshta e Ankthit”, gjyq qe nuk arriti t’ia bente dhe vete E.Hoxha, sepse ai vrau veten. Ka qene komandant i nje formacioni partizan, por si i telle ne te pakten ka bere tre krime lufte, te pranuara vete. Si veprohet ne keto raste zoti avokat? Ja pra meqe nuk mund te hiqen dekoratat e tyre me gjyq sepse kjo nuk mund te ndodhe kure, e keqja nuk duhet nderuar, perkundrazi. Dhe kete, kur eshte fjala per nje kohe dhe regjim te caktuar, keto zgjidhen me ligj, ashtu sic beri dhe regjimi komunsit kur beri ligjet e veta ne dem te jetes dhe pasurise se shqiptareve. Prandaj keto zgjidhen ne kuadrin e Rezolutes se parlamentit shqiptar dhe atij europian, per denimin e krimeve te komunizmit, mbi bazen e te cilave, hartohet ligji perkates edhe per rastin e dekoratave. Ligji sigurisht qe, duke u mbeshtetur ne kushtetuten e vendit, eshte i moralshem dhe i drejte. Mendoj se kete ka patur parasysh Mesila Doda, por dhe te tjere qe mendojne si ajo. Me sa kemi pare gjate ketyre koheve Mesila ka qene koherente me kete propozim edhe kur ishte deputete e PD. Beqiri e di kete, por e anashkalon duke bere diversion ndaj zonjes ne fjale. Idete mbrohen apo hidhen poshte jo me meskinitete, por me argumente.

    Reply to this comment
  3. KOZi February 26, 10:59

    Per diskutim : Dekoratat jane te miratuara me ligj dhe percaktohet lloji i dekorates,motivi,dhe kush mundet ta japin.
    Tani ,ne periudhen e Mbretit Zog, ka patur dekorata dhe persona te dekoruar brenda e jashte shqiperise nga Mbreti.
    Ne periudhen e komunizmit keto dekorata nuk kishin vlere. Pyetja- Ka patur ne kohen e komunizmit ndonje ligj,udhezim o dicka e tille qe i ka hequr dekoratat atyre qe jane dekoruar nga Mbreti ?Ne rast se po atehere mund te dale ligji i diskutuar.!
    Ne 25 vjetorin e Pavaresise jane dekoruar nje numer patriotesh qe kishin te kaluar patriotike dhe kishin kontribuar per pavaresine. U jane hequr keto nga komunizmi ?
    Mendoi qe dekoratat kane lidhje me momentin dhe qeverine qe i jep,sot kemi tjera dekorata dhe tituj. Ne rast se sot do kishte nje organizate apo dicka e tille qe do jepte Hero i Punes Socialiste ose Hero i Popullit atehere do reagohej.Kjo edhe se per te marre Hero i popullit duhet te jepet nga Shqiperia,Kosova,Nga nje institucion i shqiptarve te Maqedonise qe te jesh vertete hero i popullit !? tung

    Reply to this comment
  4. maks February 26, 13:25

    nje gje nuk kuptohet pse camerit jan kunder luftes na-cl dhe cpun u prish atyre keto dekorata nga historia dim qe qeveria e drejtuar nga enveri i pranoi i sjtrehoi dhe ushqeu me gjith gjendjen e mjerushme te shqiperise pas lufte

    Reply to this comment
  5. Kujtim February 26, 16:37

    Hedh nje idiot politk nje gure ne lumin e turbullt te shoqerise shqiptare dhe mendon se do kthjelloje ujerat e ketij lumi ?

    Reply to this comment
  6. Lion February 26, 16:53

    Dekoratat jane dhene per kontributin ne LANCL e cila ka qene perkrah Koalicionit te Madh:Anglo-Sovjeto-Amerikan.Atehere kujt do tja heqe dekoratat kjo Mesila?

    Reply to this comment
  7. Euro Maloku February 26, 17:37

    Mire Mesila ..po Shpetimi qe eshte çam dhe thuhet qe çamte jane te zgjuar..Pra duke u hequr dekoratat atyre qe kane zbatuar mesimet e Partise se Punes dhe te shokut Enver do te thote se ata kane qene kunder ketyre mesimeve..!? A po jo? Pra nga njera ane perpiqeni te argumentoni se kane qene “diktatore” pasi kane aplikuar Kushtetuten e shtetit te diktatures se proletarjatit dhe nga ana tjeter thoni qe nuk i meritojne dekoratat e dhena nga Shteti i Diktatures se Proletarjatit…!???Hajde Idriz hajde..po ne juve çamerve u mbajme edhe per te zgjuar..Te ka hedhur trute e gomarit Mesila me duket!!Ah qerrata,qerrata!!!

    Reply to this comment
  8. toni February 26, 18:26

    Z Beqiri mos kerce si gjeli ne pleh,ti e di me mire se Mesila se kush kane qene xhelate ne ate kohe dhe sot,ti i ke njohur personalisht,nese ke harruar ti kujton cami Iliaz Ceco.Nuk po shkoj me laeg te flas per bemat e tua ne Kruje.Ai cami qe flet me siper quhet Shpetim Idrizi,nese ke gje thuaja ne sy e mos gri si lart e poshte.

    Reply to this comment
  9. BLACK SWAN February 26, 19:32

    Av.Byqiri
    sot eshte 65 vjetori i masakres se 22 intelektualeve ,ne mes tyre Profesorja SABIHA KASIMATI , prof dhe e kkkkkordeles se kkkkkuqe kkkkkomuniste Nexhmijes
    pra antifashistes tuaj ,qe nuk hezitoi asnjeher te firmoste pushkatimet , dhe pse ishin te gjithe me dekorata si antifashiste te oreve te para ,se kjo kurva e kuqe komuniste ,ishte e oreve e fundit
    sot keta 22 maritire dhe familjaret e tyre kane marre titullin me te larte qe eshte ” Urdhri i Skenderbeut ”
    tani avokat BYQIRI
    Me ligjin e Kushteutes se sateme , ishin shpallur tradhetare ,u pushkatuan si tradhetare ,
    sot po ajo Kushtetute qe ti e pretendon te vlefshme ,ka dhene Urdhrin e Skenderbeut
    si spjegohet kjo av Byqiri ,keshtu ne menyre ligjore
    ke ndonje arsyetim ti ??
    do i drejtohesh ti dhe ndonje kelysh i rraces tende Kushtetutes qe keta “tradhetar” perpos kockave qe i kane anonime , tu heqim dhe pllaken perkujtimore ,gjithashtu dhe dekoratat ???
    av Byqiri , ke lexuar ndonje dok. te luftes ti ? jo Zhevqet Morracakun ,dok arkive ke lexuar ??
    ik hap ndonje liber ,se po te vjen dita qe ta bejme kurrizin me te bute se barku ,ty dhe sojit tend te felliqur !
    bretkose kenete !

    Reply to this comment
    • Tartufi February 27, 19:02

      Ti mikesha time,je ngatruar keq me emrin e këtij pasivi.
      Ky quhet Idajet bythqiri ,jo beqiri.
      Me nje fjale ky bythqiri eshte avukati i teneqeve te dhëna
      nga xhelateria per xhelaterine e këtij populli.

      Reply to this comment
  10. Iliri February 26, 20:03

    Idajet Beqiri, ky qe u pallua ne dajak dikur nga Izet Haxhia dhe beri dhe padi ndaj tij per rrahje. Pikerisht ndaj Izetit te intervistave. Si duket dajakun ja ka bere hallall. Eshte mesuar Beqiri te rrihet si qen e te lepije ate qe e rreh.

    Reply to this comment
    • Jo more! February 28, 01:40

      Ja si e tregoni veten ju KERMAT e fashizmit dhe spiunet e tij!
      Kjo verteton se Enver Hoxha jo vetem pati te drejte qe ju DENOI,por duhet t’u zhdukte si rrace!
      Ju camet greku ju quan bashkepuntore me nazistet,Enveri ju shpetoi nga THIKA greke,ju vuri ne mes te Shqipoerise ne pune te rehateshme si kuzhinjer,magazinjer etj,ndersa tani shani Enverin!
      Keto 26 vjet demokraci nuk keni bere ASGJE PER SHQIPERINE,bile keni qene me ARMIKUN Berisha!

      Reply to this comment
  11. Lexoni gjyqin e teme sejkos dhe tahir demit February 26, 20:10

    Po dekoraten per pritjen, sistemimin,punesimin arsimimin te popullsise came kur greku i vrau,preu therri dhe ishpernguli nga trojet e tyre a do ja hiqni shqiperise se asaj kohe apo regjimit te asaj kohe?Te pakten mos harroni te dekoroni ata camer qe u vune ne sherbim te asfalise greke dhe cia-s,qe hynin e dilnin si diversante.Lexoni dokumentat e deklasifikuara te cia-s te botuara ne shtyp jo me shume se para ne apo dy vitesh,dhe mos harroni ti dekoroni si luftetare te lirise per bashkim te Vorio epirit.

    Reply to this comment
  12. Ivani i madh February 26, 22:54

    Me sa duket kjo putanica politike Mersila palma perforcon pretendimet e grekeve se camerit kane qene bashkepuntore te nazifashimit me sulm qe i bejne keta dy felliqesirat luftes se lavdishme te popullit shqipetar. Cfare mund te presesh nga nje prostitute politike si Mersila palma e Idrizit qe skane nder e persnalitet ne qendrimet e tyre duke e kethyer veglen nga eshte damaluku me i madhi. Keta dy kameleone e prostitutat politike po e demtojne me shume ceshtjen came se vete refashistet greke me sa duket keta do jene kolone e peste. Race e qelbur pa dine e iman sic jane e pa veten.

    Reply to this comment
  13. Alban February 26, 23:03

    Lejeni Mesilen e shkrete se ka gjithe ate pune me palmat rruges Tirane Durres.

    Reply to this comment
  14. Qelbesira e Vicidolit February 27, 08:06

    Kjo Mesila duket si ukraininase,eshte e mire per ndonje Motel,do kete plote kliente sa do ti iki nga mendja te meret me politike.Prapanica……..

    Reply to this comment
  15. Meteh February 27, 08:44

    Z.Beqiri,ju lumt.Doda+ Idrizi flasin ne tym ku nuk kan haber nga ligjet dhe te drejtat e luftetareve te LNÇL kur keta nuk kishin lindur.Harram buka e PS-Idrizit dhe fyçkes Doda te varjes se PS-isteve ne plepa…!E.Mallakastrioti

    Reply to this comment
  16. eli February 27, 20:05

    Nese do te ishin mirenjohes Enver Hoxhes keta do te ishin camet sepse Napolon Zervasi i shfarosi si bashkepuntor te nazizmit Enveri hapi kufirin dhe i shpetoji nga vdekja

    Reply to this comment
  17. qytetari B February 27, 20:06

    KJo eshte injorance e kohes ashtu si shume te tjera. Presidenti Nishani i dha dekorate te arte Sali Berishes para ca ditesh. Po çfare tha Mesila dhe Idrizi per kete pune? Perse ja dha dekoraten per krimet qe ka bere, per vjedhjet qe shkaterroi Shqiperine apo per faljen qe i beri territorit Greqise?

    Reply to this comment
  18. xhateli February 28, 12:12

    Ato qw varin njerz te palma, a nuk janw xhelatwmoj ti qw nga sytw e hakwrryer dhe nga veshja me tw cilwn paraqitesh kwtu, me dukesh tamam si ato qw jargaviten ne cmendinwn e Vlorws…

    Reply to this comment
  19. Timi February 28, 12:42

    Si ligjvenes foli Tom Doshi. Tha se Ilir Meta ka paguar vrasjen e tij. E bene budalla. Si ligjvenes foli Mark Frroku. E futen ne burg se kishte vrare ne Belgjike. Si ligjvenes foli Diego Armando Prenga. Pasi kishte plagosur me arme ca fshatare. Si ligjvenes flet ( pa folur ) Aqif Rakipi i partise camve. Nuk ja kujton njeri burgun ne Itali ngaqe voton qeverine e Rames. Kur keta flasin si ligjvenes, pse mos flase dhe Mesila qe nuk ka bere burg me pare?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*