Mesila Doda jashtë Parlamentit, gëzon komuniteti LGBTI

June 26, 2017 10:14

Mesila Doda jashtë Parlamentit, gëzon komuniteti LGBTI

Anëtarët e komunitetit LGBTI, duket se po e shijojnë mbetjen jashtë Parlamentit të Mesila Dodës. Nga numërimi i deritanishëm i votave, Doda nuk arrin të hyjë në radhët e deputetëve.

“Bye bye Mesila 😉 A të patëm thënë që je aksident në politikë 🙂 Të fala Kelit”. Kështu shkruan në facebook, Kristi Pinderi, një nga eksponentët kryesorë të LGBTI.

Jo rrallë herë kandidatja për deputete e PDIU-së dhe komuniteti LGBTI janë përplasur mbi konceptin që Doda dhe këta të fundit kanë për familjen.

Gjatë fushatës elektorale, LGBTI ka bëri një “antifushatë” për Mesila Dodën, duke u bërë thirrje shqiptarëve dhe në veçanti komunitetit LGBTI, të mos e votojnë si deputete të Parlamentit Shqiptar.

June 26, 2017 10:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*