Mesila Doda: PD të më kërkojë falje publike për ndëshkimin absurd

April 14, 2015 08:08

Mesila Doda: PD të më kërkojë falje publike për ndëshkimin absurd

Deputetja demokrate, Mesila Doda, thotë se vendimi i PD-së për ta përjashtuar atë nga procesi i fushatës elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit, është absurd.

Vendimi i PD erdhi pasi Doda vendosi të qendrojë në sallë dhe të votonte pro heqjes së imunitetit të Tom Doshit dhe Mark Frrokut, ndryshe nga sa vepruan kolegët e saj demokratë.

Ajo ka thënë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, se pret t’i kërkojnë falje publike, ndërsa u shpreh se nuk do të marrë pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar të PD, deri në zgjedhjet e 21 qershorit.

Unë e kam bërë një shpejgim dhe i përmbahem atij. Do votojë çdo imunitet që do vijë për çdo kërkesë arresti. Unë e quaj absurde atë që ndodhi, për më tepër një javë më vonë PD erdhi dhe votoi. Pres të ketë falje publike. Unë nuk respektoj lojëra të tillë, ose jemi për pastrimin e politikës, ose nuk je. Lojëra që dikush bëhet më i mirë se luajnë lojëra të momentit të fundit”, tha ajo.

Doda u shpreh se kjo nuk është hera e parë që sulmohet brenda PD-së, pasi kjo gjë ndodhi edhe në rastin e armëve kimike apo nismën e saj për hapjen e dosjeve.

U hoqa nga zona ku isha përcaktuar, tre minuta pasi unë kisha votuar. Unë nuk kam marrë pjesë në mbledhjet e grupit. Për çdo lloj vendimi apo pozicioni do pres dhe atë që do ndodhi në zgjedhjet lokale. Nëse ka një vendim unë do vij dhe do ua them.

Nuk kam ndërmend të shkoj në një vend që jam e padishëruar. Kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur. Pasi kërkova interpelancë me Kryeministrin për armët kimike më morri në telefon kryetari i Grupi dhe më foli me arogancë.

Herën e dytë për ligjin e dosjeve më quajtën marioneta, ndërkohë që sot e mbojnë. Dhe kjo hera e tretë”, tha Doda.

April 14, 2015 08:08
Komento

5 Komente

  1. ada April 14, 08:14

    Mos bej si shume e trishtuar, aman, se per pak te besuam.
    Deren e Idrizit e ke te hapur, se jeni dhjetoriste te thekur, ju bashkojne shume gjera.
    Keshtu qe hidhu andej, se tani ata jane ne bashkeqeverisje dhe pa gje s’do ngelesh.

    Reply to this comment
  2. D O K L E A T I April 14, 08:17

    NE SY TE BOTES TE JASHTME PERFAQESUASE E SHEKULLIT 21. KESHTU SI JUVE SILLEN PERFAWESUASIT E KONGRESIT NE SHBA.

    Reply to this comment
  3. Lul April 14, 08:53

    Dy kryetaret ta kane faijn moj Timoshenkja e P.D po nuk u vajte mbas avazit ne rruge e ke vendin, tani mbeshtetu o tek Nardi ose Idrizi i pafytyre deri ne mbarim te mandatit dhe pastaj ktheju pleqeris si Jozi buze detit me Pashukun, merre ngadal se ajo burdell politike kete meze ka, pak po rreshqite quhesh armik i partis.

    Reply to this comment
  4. Denisa April 14, 13:44

    nuk ka njeri simpati per ty, mesila de palma dhe ajo qe e filloi karrieren politike me lsi nuk mundet dot te fitoje simpati!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*