Mesila e pakënaqur nga media dhe sqaron punën e spiunëve në politikë

September 12, 2015 08:52

Mesila e pakënaqur nga media dhe sqaron punën e spiunëve në politikë

Pas një prononcimi dhënë për gazetën “Shqip”, deputetja Mesila Doda shpërthen në pakënaqësi dhe sqaron edhe njëherë atë çka ka thënë nëpërmjet një statusi në Facebook.

Ajo pohon se mund të kishte bërë deklarata edhe më të forta e të egra se kjo, por thekson se ky nuk ka qenë qëllimi i prononcimit të saj. Deputetja e quan të manipuluar këtë deklaratë.

“Gazetari gjirizesh. Shoh një titull që hap gazetën Shqip, sipas të cilit deklaroj se në PD spiunët kanë mbrojtje të veçantë. Mund të kisha thënë deklarata edhe më të forta dhe me të egra, po kjo nuk është deklarata ime dhe as qëllimi i prononcimit tim.

Manipulimi është më se i shëmtuar sepse deklarata ime është si më poshtë vijon: “Spiunët në politikën shqiptare dhe administratën e lartë shtetërore janë kudo dhe gëzojnë mbrojtje speciale. E kotë të bëjnë sot politikanët dhe shoqëria civile sikur interesohen sepse e pamë shqetësimin e tyre dhe sulmin e gjithanshëm kur depozituam ligjin që i hiqte xhelatët nga politika dhe ekzekutivi.

Halli i shefave është si t’i kenë sa më të përdorshëm, nuk shqetësohen nga asnjë kriter etik e njerëzor”, ka thënë Doda. “Gazetarët që nuk kanë asnjë etikë profesionale nuk mund të vënë në gojën time mbrojtje për spiunet a xhelatët e të gjitha krahëve…”, thotë Doda duke i mëshuar kështu komentit të saj se këta spiunë janë kudo dhe jo vetëm në PD.

Zonja Doda mbahet si grua trime, nuk ka pse mërzitet edhe nëse e merr për keq Luli këtë titull, se siç thotë edhe vetë ajo, spiunët janë… gjithandej.

September 12, 2015 08:52
Komento

1 Koment

  1. spartaku September 12, 13:15

    Mesila Doda eshte mire te kaloi me partin e Bamir Topit,se ajo eshte e ardhmja e partive te krahut te djathte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin