“Diturakët” tanë, çdo bëjnë me Darvinin?

Arben Duka April 16, 2016 13:39

“Diturakët” tanë, çdo bëjnë me Darvinin?

Ndonjëherë për Zotin,
edhe unë kam shkruar,
por kam thënë se s’jam,
fetar i betuar.

I njoh pak a shumë,
Kuranin dhe shkrimet,
dhe për disa çështje,
kam ngritur dyshimet.

Mund të jem-kam thënë,
viktimë e një rrengu,
nëse Universi,
lindi nga Big-Bengu!

Po feja na thotë,
nëse ke besim,
duhet të besosh,
pa asnjë dyshim!

Për lindjen e jetës,
sot e më përpara,
feja edhe shkenca,
kanë qenë krejt të ndara.

Vjen në dy variante,
lindje e jetës sonë,
një nga frymë e shenjtë,
një-evolucion.

Si do paraqitet,
në tekstet shkollore,
kjo që është në fakt,
çështja themelore?!

Shkenca me besimin,
këtu bie ndesh,
ndaj mendja e nxënësit,
do bëhet përshesh!

Ndaj dhe kam dëshirë,
ta pyes Edvinin,
mbas lëndëve të fesë,
ç’do bësh me Darvinin?!

Ai sfidë të madhe,
i ka bërë çdo Froni,
se jeta ka lindur,
nga evolucioni.

“Diturakët” tanë,
çdo bëjnë me Darvinin,
që kategorikisht,
s’e pranon Krijimin?!

Ai thotë se Zoti,
nuk na ka krijuar,
me një teori,
krejt të vërtetuar.

Teori e tij,
është e gjithëpranuar,
po të gjitha fetë,
e kanë injoruar.

Po si do ta zgjidhi,
Rama këtë punë,
në fakt Darvinizmin,
s’e besoj veç unë!

Në mendjet e njoma,
do ketë diversion,
si lindëm?-me Frymë,
a evolucion?!

Në fakt injoranca,
këtu ka marrë dhenë:
“S’bëhesh terrorist,
nëse mëson fenë?!”

Mësimi i Kuranit,
këtë do ta sjellë,
kjo farë injorance,
gjithandej është mbjellë.

Kanë të njëjtën qasje,
Nora e arsimit,
edhe kryetari,
i myslimanizmit!

Po në fakt Kurani,
që sot kemi neve,
ka edhe hakmarrjen,
kundër të pafeve!

Si do ta spiegojnë,
këtë derbederët,
kur me të pa fe,
kuptohen krishterët!

Se emri kaur,
që thuhet për ne,
në turqisht kuptohet:
“Njeri i pafe!”

Është krejt e pamundur,
me lëndët fetare,
kur në Shqipëri,
ka tri fe zyrtare!

Biles bëhen katër,
me gjithë bektashinjtë,
çfarë do injektohet,
më parë tek të rinjtë?!

Nëse fenë në dorë,
e merr qeveria,
këtu do të prishet,
fare harmonia!

Këto që them unë,
janë ditur më parë,
ndaj shteti me fenë,
janë gjithmonë të ndarë!

Ataturku i Madh,
kur mori pushtetin,
punë e parë që bëri,
ndau fenë nga shteti!

Njëqind vjet përpara,
kjo ndodhi-or mik,
Turqia moderne,
është një shtet laik.

Ata që na sollën,
këtu fenë islame,
kanë ligje laike,
s’drejtojnë me Kurane!

Rama që u duk,
një yll i shkëlqyer,
njëqind vite mbrapa,
vendin e ka kthyer!

Arben Duka April 16, 2016 13:39
Komento

15 Komente

  1. rapsodi April 16, 14:14

    Ndodhi cudia, ngjau mrekullia, Edvini kritikohet nga vet Duk mavria! Po i thote Edvin, po e therret si Sala, mbase vete Doktori do ti beje te fala! Shyqyr more Duke qe te erdh shikimi, se ishe bere si zevendes Edvini!

    Reply to this comment
    • shqipe April 16, 16:13

      O rapsodi!…
      Shih se ka nje ndryshim!

      Duka, fshikullon kedo!…
      Edhe Ramen s’e kursen.
      Porse ,Sali kriminelin
      Ate vetem e urren…

      Mbi Saliun valon hurin!
      ( Si gomarin ne duhan!)
      Ashtu,si para dy vitesh
      Vardha, nje miljon kopan!…

      Doemos,qe ti do thuash
      Gomari s’ka kasavet!
      Sepse prap ky tymeshuar…
      Ja tek esht’ e po pellet!

      Aty te rrij,duke palltur…
      Ka mbet vetem oreziu..
      lart’ e posht i hallakatur
      Sa te ngordh’ vet-vetiu…

      Reply to this comment
    • ardi April 16, 16:42

      Edhe Sala aty eshte, perse nuk ndihet opozita, dmth se jane ne nje vije.

      Reply to this comment
    • FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA April 16, 16:53

      leksion “free” per komentuesin rapsodi.

      Shume ofendues je i nderuar …

      eshte e vertete qe Edi Ram e ka dhjere fare me kete punen e fese..por Sali Monstra ka bere nje miljon here me zi se Rama per shembull:

      pranoi fronezimin e e kolonelit Janullatos

      na futi ndyershmerisht ne konferencen islamike

      ka deklaruar qe shqiptaret kane gjak turku

      HOQI BUSTIN E SKENDERBEUT NGA ZYRA KUR ERDHI KRYETURKU

      etj etj..qe edhe NACERTANIA SERBE dhe megalidhea GREKE nuk shkojne kaq thelle sa Salimonstra.

      lexo tre materiale me poshte qe te bidesh qe je “DELETED”

      MATERIALI PARE

      “Kthehu shoku Enver, t’i kemi falur të gjitha!”,
      ky është titulli i një shkrimi në të përditshmen e majtë britanike “Morning Star” (Ylli i Mëngjesit).
      Artikulli është shkruar nga poeti dhe këngëtari britanik John Baine, i njohur me emrin e skenës Attila the Stockbroker. Teksa i quan “trapllëqe” dogmat fetare të mesjetës, ai vlerëson nismën e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës në Shqipëri, shoku Enver Hoxha të ndërmarrë në vitin 1960 për të lënë pas dogmat shoqërore mesjetare.
      Duke marrë shkasë nga sulmet në Francë, ai shkruan se “liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe se po mendoj të jem në krah të shokut Enver Hoxha”.
      Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipëri, për të zgjidhur problemin e ndarjeve shoqërore dhe trapllëqeve mesjetare të shkaktuara nga feja.
      Ndalimi i mjekrave, një muze i ateizmit dhe deklarata në vitin 1967 se Shqipëria është zyrtarisht i pari shtet ateist në botë dhe natyrisht shprehja apokrife:
      “Populli shqiptar do jetë i lirë vetëm kur të varet prifti i fundit me zorrët e hoxhës së fundit”.
      Disa vite më parë, megjithatë përpiqesha të pranoja që rruga e zgjedhur nga shoku Hoxha ishte një reagim i tepruar dhe se njerëzit kanë të drejtën për të adhuruar çdo mik imagjinar apo artifakt që zgjedhin ata, pavarësisht vendit të origjinës, formës apo numrit të tentakulave apo testikujve.
      Më vjen keq nëse kjo bën që të dukem si një hipi liberal.
      E kam bërë dhe kam një justifikim për këtë.
      Kjo zgjidhje presupozon se ata nuk do përfundojnë duke djegur kryqe në periferi, duke ndërtuar në tokat e tjetrit ose duke masakruar fansa të pafajshëm të muzikës ‘Rock’ në një klub nate të premten.
      Tani, liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe përfundimisht kam nisur të jem në krah të shokut Enver, sërish.
      Kjo është sigurisht e vërtetë, që në duart e duhura, ai mashkulli imagjinar me mjekër, mund të jetë një forcë për mirë. Gruaja ime është e krishterë, është e dashur, e mirë dhe socialiste. Ajo ka miq nga fe të tjera, që janë njerëz të mirë.
      Por në duart e gabuara ata marrin formën e shprehjes: “Oh Zot, çfarë kemi bërë për të merituar këtë?”.
      Sigurisht kjo është ajo që pyesin shumë njerëz tani.
      Edhe me standardet imperialiste, ishte e paimagjinueshme që të hidhje acid në fytyrat e femrave në Afganistanin e viteve ’70.
      Gra të lira dhe të arsimuara? Sekularizmi në zemër të Kushtetutës? Reforma e tokës, që i jep mbështetje fshatarëve të varfër? Nuk mund ta kesh.
      Ishte akoma më çmenduri dhe budallallëk të bombardosh Sadamin dhe Gadafin- dy nga antifondamentalistët më të angazhuar në planet- duke çliruar çmenduritë fetare nga burgjet.
      Në vend të thirrjeve “Faleminderit demokracia perëndimore, ju duam. Na sillni McDonalds, Top Man dhe Coldplay”, nisën të thërrasin “Allahu Akbar”. ..si të thuash në Shqipëri sot ” Berisha Akbar”

      MATERIALI DYTE
      Ka shkaktuar shumë bujë poezia që një vajzë recitoi para ciftit Erdogan në Kalanë e Prezës.

      Poezia është një thirrje patetike për xhihad dhe e vendosur në kontekstin shqiptar është një retorikë për luftë fetare.

      Njohës të historisë së Erdoganit thonë se ai është arrestuar nga policia turke si islamist pikërisht se ka recituar dikur këtë poezi, ndaj dhe është prekur nga inskenimi i Prezës.

      Eksportimi i problemeve emocionale politike dhe personale të presidentit të Turqisë në Shqipëri, është mirë të shmangen

      Por meqë jo gjithcka është në dorë tonë, së paku ndaj tyre të mbahet qëndrim.

      Kjo poezi është e mjaftueshme për të kuptuar se është e tepërt të bëjmë dhurata të tilla në raste vizitash.

      Vjersha është qartëisht nxitje e urrjetjes fetare dhe dikush duhet të përgjigjet kur shkelet Kushtetuta.

      Lexojeni:

      Ej krenaria e botes islame, presidenti yne , prijesi yne Rexhep Taip Erdogan.

      “Minaret tona mos i ler pa ezan o Allah
      Ose thirrni ketu ata qe bejne mjalte
      Ose mos na ler pa zgjojte e bleteve
      Ketu jane pa ze minaret
      Vendin qe eshte bere mysliman, mos e ler pa mysliman o allah
      Ketu trupi eshte pa dashuri o Allah
      Na jep fuqi, mos e ler pa luftetar sheshin e xhihadit o allah
      Vitet qe presin heronjte, mos i ler pa heroj o allahu im
      Te dime te dalim kunder armiqeve
      Neve mos na ler pa shpirt o allahu in
      Ose ndaje vendin e mbetur pa kerrkend, ose mos na ler pa coban o allahu im
      Ti mos na ler neve pa ty, pa uje e pa ajer o allahu im
      Vendin qe eshte pjekur me myslimane, mos e ler pa myslimane o allahu im”

      Vajza që përloti Erdogan: Ishte rrëqethës ai moment!

      Blendina Dibra, nxënësja 16- vjeçare e Medresesë së Shkodrës, recitoi në përurimin e Xhamisë së Prezës, duke bërë që Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan të shpërthente në lot.

      MATERIALI I TRETE

      15 TERRORISTET NE SHQIPERI, MBROJTJE U GARANTONTE SALI BERISHA.

      Organizata e Kombeve të Bashkuara ka rifreskuar informacionet dhe listën e personave të shpallur si bashkëpunëtorë të organizatës terroriste Al-Qaida. Në total janë 180 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilët paraqesin rrezikshmëri të lartë për paqen dhe sigurinë në botë.

      Mes tyre, 15 vetë, rezultojnë të kenë zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal në Shqipëri nga fillimi i viteve ‘90 e deri në 2004, ku theksojmë veçanërisht organizimin e trafikut ilegal të armëve drejt Bosnjë-Hercegovinës në vitin 1995. Falë informacionit të servirur nga OKB, opinionit publik shqiptar i jepen për herë të parë emrat e terroristëve që kanë qenë në vendin tonë apo që kanë bërë të mundur krijimin e celulave të Al-Qaida, duke u mbuluar me petkun e organizatave bamirëse. Gjithashtu për herë të parë bëhen të ditura edhe rastet apo porositë e veçanta, të dhëna nga vetë Osama Bin Laden për mënyrën sesi duhej të zhvillohej aktiviteti terrorist në Shqipëri.

      Yasin Abdullah Ezzedine Qadi Themelues dhe administrator i besuar i Muwafaq Foundation. Ky fondacion ka vepruar historikisht nën ombrellën e Makhtab al-Khidamat, organizatës së themeluar nga Osama Bin Laden. Muwafaq Foundation ka qenë e përfshirë në sigurimin e mbështetjes financiare për aktivitetet terroriste. OKB sqaron se: “në vitin 1995, ky fondacion ka organizuar trafikun e armëve nga Shqipëria në Bosnjë-Hercegovinë”. Në financimin e këtyre aktiviteteve është përfshirë sipas të dhënave që jep OKB-ja, edhe Osama Bin Laden. “Qadi ka patur në pronësi disa firma private në Shqipëri, të cilat kanalizonin para për ekstremistët apo ku ekstremistët punësoheshin në ato pozicione ku ata kontrollonin fondet e firmave. Bin Ladeni vuri si kusht që numri i kompanive të Qadit në Shqipëri të shkonte në pesë”, citojmë nga informacioni zyrtar i OKB-së.

      Abdul Latif Saleh
      Emri i tij është i njohur për opionin publik shqiptar. Ai është lidhur ngushtësisht me Osama Bin Laden duke arritur madje të fitojë shtetësinë shqiptare nëpërmjet një dekreti të posaçëm të ish Presidentit, Sali Berisha. OKB sqaron se ai ka themeluar në Shqipëri një organizatë shqiptare që financonte Al-Haramain. Ndërkohë për herë të parë bëhet e ditur se “Misioni i tij ishte të destabilizonte Shqipërinë nëpërmjet nxitjes së konflikteve fetare. Al-Haramain arriti të rekrutonte anëtare nga kjo organizatë shqiptare. Ai u dëbua nga Shqipëria për sponsorizimin e aktiviteteve ekstremiste”, citojmë nga informacioni i OKB-së. Bëhet e ditur se Yasin Abdullah Ezzedine Qadi i kërkoi Salehit të krijonte në Shqipëri, në vitin 1994, Muwafaq Foundation. Aktivitetet e këtij fondacioni në Shqipëri u mbështetën dhe u financuan nga Qadi. Saleh dhe Qadi hynë në disa partneritete biznesi me njëri-tjetrin. “Saleh ka qenë administrator i përgjithshëm i të gjitha bizneseve të Qadit në Shqipëri dhe ishte aksioner i dhjetë për qind të investimeve të Grupit Qadi në Shqipëri. Gjashtë individë u arrestuan në Shqipëri në vitin 1998 dhe dy prej tyre u gjykuan dhe dënuan në Egjipt si autorë të akteve terroriste. Në dëshmitë e tyre, ata identifikuan Saleh se i kishte ndihmuar të vinin në Shqipëri, përfshi marrjen e tyre në aeroport”, sqaron OKB.

      Grupi me 9 terroristë
      Adb Al Wahab Abd Al Hafiz; Abderrahmane Kifane; Ali El-Heit; Fethi Ben Hassen Ben Salem Al-Haddad; Farid Aider; Abdelhadi Ben Debka; Moustafa Abbes; Othman Deramchi; Yacine Ahmed Nacer si edhe Youcef Abbes janë anëtarë të rëndësishëm të Al-Qaida. Ata kanë qenë pjesë të një organizate terroriste që operonte në Itali, e përfshirë direkt në aktivitete kriminale. Detyra e tyre ishte të koordinonin veprimtaritë e disa grupeve të ngjashme terroriste që vepronin në vendet e Europës, mes të cilave edhe në Shqipëri. Ata kanë ndihmuar emigrantët ilegalë të hynin në Itali duke i bërë ata direkt, si pjesë e aktivitetet ilegale të organizatave terroriste. Mandej ata i përdornin emigrantët për t’iu transmetuar instruksione grupeve terroriste në Shqipëri, Francë, Gjermani etj për mënyrën sesi të zotëronin armë dhe dokumenta të falsifikuara.

      Safet Ekrem Durguti
      Drejtues i Al-Haramain Islamic Foundation, që siguronte dhe ndihmonte financiarisht dhe materialisht organizatat terroriste në drejtimin e Osama Bin Laden, konkretisht rrjetet e Al-Qaida, përfshirë Jemaah Islamiyah, Al-Itihadd al-Islmaiya, Egyptian Islamic Jihad dhe Lashkar-e-Tayyiba. Durguti ka qenë një ndër mbështetësit kryesore të Bin Laden, i cili arriti të hapte një filial të Al-Haramain Islamic Foundation edhe në Shqipëri.

      Al-Haramain Islamic Foundation
      Aqeel Abdulaziz Aqeel Al-Aqeel dhe Suliman Hamd Suleiman Al-Buthe janë themelues dhe lidera të Al-Haramain Islamic Foundation, organizatës përgjegjëse për mbështetjen e akteve terroriste. Financimi në përgjithësi sigurohej nga bamirës individualë dhe nëpërmjet fushatave të veçanta që synonin përzgjedhjen e subjekteteve të ndryshme të biznesit nëpër botë. “Sëbashku me Safet Ekrem Durgutin, ata arritën të hapin një filial të Al-Haramain Islamic Foundation edhe në Shqipëri.

      E FUNDIT:

      komentshkruesi kur shikon ne festa fetare myslymanesh qe falen me bythe perpjete
      para bustit se Gjergj Kastriotit..i kujtohet Enver Hoxha qe shqiptaret duhet te besojne si para muhametit dhe jezusit…biles ishte me i madh se ata..per kete popull
      qe po ha veten e tij…Nje bravo te madhe per te MADHIN ARBEN DUKA

      Reply to this comment
  2. kris 1 April 16, 15:52

    mos fol me o duke,
    mos permend Darvinin
    boten e krijoi zoti me Edvinin
    shebuj shume te gjalle
    dha piktori vet
    mblodhi gjithe majmunet
    krijoi parlament

    Reply to this comment
  3. ELIOT April 16, 16:20

    lane name ;;;;NA BONE ME TURP KETO DERRA …POLITIKANE …. KUR BOTA HECEN PERPARA …RAMA BERISHA ME SHOKE NA COJNE NE VITET ME TURQIT …. NE VEND TE RREGULLOJNE VENDIN TE LUFTOJNE KORRUPSIONIN RAMA I BIE RRETH E QARK PER TI TRULLOSUR SHQIPTARET HA HA HA

    Reply to this comment
  4. shqipe April 16, 16:24

    Fea eshte e ndare nga shteti?!…
    O popull,mbyllur ne pyje!
    Jane te lidhur kok’ e kembe.
    Madje, jane mberthyer, nyje.

    Reply to this comment
  5. katarakti April 16, 18:12

    Mesimi i fese ne shkolla?! Idiotesia e rradhes e Rames. Ose poshtersia e rradhes. Merru mor zdap me rritjen e mireqenies se njerezve, pakesimin e borxhit publik, anullimin e koncesioneve antikombetare, rritjen e GDP-se, me forcimin e rendit, etj etj ne vend qe te shtosh perçarjen fetare ne vend. Ne rast se deri me tani kemi pasur nje fare harmonie apo indiferentizmi fetar, ti me keto traplleqet e tua te pafundme me duket se do te na kthesh ne Liban ose Bosnje. Merru me punet e tua e mos u perhap si vaji ne lakra, o ti gjasme kryeminister.

    Reply to this comment
  6. E po kjo pune! April 16, 19:41

    ore atij mund ti marre koka ere, cdokush ka te drejte ti marre koka ere por…. eshte kryeminister dhe prish pune prandaj qe te mbrohemi nga kesi rastesh sot e mot, esthe e nevojshme te behet referendum si Zvicra per ceshtje qe publiku ka mosdakortesi. Te ndryshohet kushtetuta dhe referendumi te jete gjeja me e thjeshte dhe jo si deri tani me bishta dhe refuzime (nuk ka bere vaki nje referendum ne vend megjithese jane mbledhur firma kaq here se nuk i le politika). Atehere ta mase bythen mire politika kur leshon kumbulla te papjekme si puna e ores se fese.

    Reply to this comment
  7. + April 16, 19:45

    a po ndjek rama udhezimet e berishes?.njeri ndertoje kultet afrikane,ndersa tjetri po i pregatite hoxhallare ne per shkolla.Qeverite e kane shnderruar shqiperine ne nje parcele eksperimentale .Perse qeveria nuk i drejtohet popullit me referendum e duan apo jo fene myslim ne shkolla.Ky veprim i mare nga kryeministri indinjon pa mase te pa fete , te krishteret po ashtu edhe ata qe mendojne se jane myslim,por nuk e praktikojne .Ne ved qe te forcohet memorja e tradites historike shqiptare,po ndodh e kunderta.!Qeverit shqiptare duhet te shkeputen nje her e pergjithmon nga feja myslim e cila po çorodit rinin shqiptare.

    Reply to this comment
  8. Mark uk April 16, 21:02

    Nje i marr hedh nje gure ne lume,shkojn nje qind e nuk mund ta nxierrin.Ne ket rast Edveri eshte ne rolin e te marrit.

    Reply to this comment
    • autopsia e salislamikut te ukut April 16, 22:40

      nderima zoti Tuc Mak uk

      je komentuesi me inteligjent ne kete forum..pergezime…do jete dite zije kur te vije ngordhja ndonje dite…

      vetem nje keshille ;

      mos i barazo qimet e Rames traret e Saliqenit

      vetem INTERVISTA e meposhtme e Izet HAXHISE tregon se Edi RAMA NE Krahsim me salindyresine eshte nje nje i paperfillshem ne gabime

      ****

      – A ke asistuar, Izet, në ndonjë takim të Berishës me arabët?

      – Për vetë pozicionin tim si një shoqërues, nuk mund të merrja pjesë në këto takime të ngushta apo të dija për brendësinë e bisedimeve të tyre. Berisha ka qenë shumë fanatik në lidhje me këto takime, pra ai bënte kujdes që të diheshin nga sa më pak njerëz. Kështu që nuk mund të them asgjë për përmbajtjen e atyre takimeve, mund të pyesni për këtë ata të SHIK-ut, pasi ata kishin dijeni për gjithçka…

      – Pse e ngatërroni SHIK-un në këtë histori?

      – Sepse ata ishin më të besuar se unë kur vinte puna për lidhjet me arabët. Do t’u them diçka që është edhe për të qeshur. Në vizitën e papritur të Berishës në Kuvajt, unë nuk jam marrë nga Berisha në delegacionin që e shoqëronte. Në vendin tim ka shkuar nënkryetari i SHIK-ut të asaj kohe Bujar Rama. Në darkë është vendosur për udhëtimin në Kuvajt dhe me anë të një avioni që kishte dërguar pala kuvajtiane, të nesërmen është bërë udhëtimi… Mirëpo pasaporta ime ishte ngatërruar me atë të Berishës në kasafortën e tij dhe gabimisht ai merr me vete pasaportën time. Me pasaportën time shkoi në Kuvajt. Ju kujtohet të gjithëve besoj se në atë vizitë Berisha ka thënë atë fjalën e famshme: Kur kam qenë i vogël, baba më ka pas fol për Kuvajtin…

      – Dhe si u zgjidh ajo puna e ngatërresës me pasaportën? Si e lejuan kuvajtianët?

      – Mesa më ka treguar shefi i protokollit të Berishës në atë kohë, Vahit Boriçi, që ka qenë pjesë e delegacionit, ngjarjet janë zhvilluar kështu: Pasi kanë hipur në avionin Çarter që i kishte dërguar sheiku i Kuvajtit, e kanë pikasur që pasaporta ime ishte ngatërruar me atë të Berishës. Pasi kanë bërë sqarimet me autoritetet kuvajtiane për këtë ngatërresë është zgjidhur çështja dhe ata e lejuan. Por është për t’u shënuar që mund të jetë hera e parë dhe e vetme që presidenti i një vendi shkon për vizitë në një vend të huaj pa pasaportë, ose më saktë me pasaportën e truprojës së tij. Kjo është një nga çudirat shqiptare. Unë për vete nuk shkova dot në Kuvajt, por çova pasaportën me Berishën… Pra zëre se kam qenë edhe unë atje, pasi vula kuvajtiane figuron në pasaportën time!

      – Po për vizitën e Berishës në Sulltanatin e Bruneit, si u bë, pasi nuk kishim as marrëdhënie diplomatike me atë vend? Sulltani i Bruneit thonë se i bëri Liri Berishës një dhuratë shumë të shtrenjtë. A është e vërtetë kjo?

      – Po, kjo është e vërtetë. Kjo vizitë është kryer me sa më kujtohet në vitin ‘95, pas vizitës në Malajzi. Organizatori i kësaj vizite ka qenë Ferit Hoti pas shkuarjes së tij në Kuala Lumpur si ambasadori i parë i Shqipërisë atje. Atëherë Berisha u përpoq që të na paraqiste modelin malajzian si një model i zhvillimit të ardhshëm të Shqipërisë. Pas vizitës 4-ditore në Malajzi, është kryer vizita, edhe kjo jozyrtare, e Berishës në ishullin e Bruneit, që drejtohej nga një sulltan që në atë kohë renditej në top-listën e njerëzve më të pasur të botës me një pasuri me vlerë rreth 27 miliardë dollarë. Me sa di, ky sulltan ka pasur rreth 32 gra, numrin e të cilave e freskonte vazhdimisht me femra të tjera. Gjatë kësaj vizite ka qenë e pranishme edhe fırst lady e Shqipërisë, Liri Berisha, e cila ka marrë një dhuratë të çmuar nga ky sulltan. Dhurata ka qenë një unazë me diamante që kapte vlerën e rreth 300 mijë dollarëve. Do thoni se nga e dija unë vlerën e kësaj unaze, që në vitin ‘91 kam njohur bananet e lëre pastaj diamantet, që as në ëndërr nuk i kam parë?

      -Po, nga e more vesh?

      -Është e vërtetë që unë nuk marr vesh nga diamantet dhe as kam patur ndonjëherë. Por vlerën e kësaj unaze e kam marrë vesh nga fjalët e Genc Pollos, i cili ishte bërë shumë xheloz nga një dhuratë kaq e shtrenjtë.

      – Po Gazidede kishte ndonjë rol për këto marrëdhënie dhe vizita misterioze të arabëve në Tiranë dhe të udhëheqësve shqiptarë në vendet arabe?

      – Vetë fakti që njeriu numër dy i SHIK-ut dhe bashkëpunëtori më i afërt i Gazidedes, Bujar Rama, shoqëroi Berishën në vizitën në Arabinë Saudite në vendin tim apo të ndonjë shoqëruesi tjetër që duhet ta shoqëronte Berishën, tregon se Gazidede ka qenë i pranishëm dhe ka luajtur një rol aktiv në këto vizita dhe organizimin e tyre. Duhet thënë edhe kjo: Që një pjesë e këtyre delegacioneve që vinin si investitorë, bamirës apo të kamufluar nën emra sheikësh, përpara se të takonin Berishën, shkonin në zyrat e Gazidedes. Nuk mund të them se çfarë kërkonin këta përfaqësues misteriozë në zyrën e Gazidedes, falnin bashkë namazin apo planifikonin krijimin e celulave terroriste, siç doli më vonë në Shqipëri, si dhe përdorimin e Shqipërisë si një bazë të sigurt për të kryer akte terroriste në Perëndim.

      Reply to this comment
  9. Totila April 17, 02:14

    Edhe ne se nje dite UFO-t zbresin ne token tone ( ata na kane eksploruar ne ) ,te vetmit GJENIJ qe do tu rezistojne atyre do te jene vetem dy :
    CHARLES DARWIN dhe
    ALFRED EINSTEIN ..

    Reply to this comment
  10. shqiptari normal April 17, 08:11

    Kush nuk e ka marre ende vesh se Edi Rama eshte nje i marre i etur per para, pasuri dhe lavdi, por i marre ama, duhet te jete o idjot ose eshte kopje e Edi Rames dhe e Sali Berishes. Do te jene bij te nje babai.

    Reply to this comment
  11. Laiku April 23, 01:18

    Kjo poezi te ben te vjellesh sepse ne perendim feja eshte e lire.Ne Vjene ke ne cdo spital nje faltore per myslimanetn nje per te krishteret dhe nje per judenjte.Ne shkolla feja eshte e lire femijet mesojne mbi ate fe qe duan edhe myslimyslimanet po ashtu n.q.s.nuk kane deshire nuk mesojne mbi asnje fe d.m.th.mesimi mbi fene eshte me deshire.Nuk ma merr mendja se z.Duka eshte me perparimtar se politikanet austriake.Apo jemi me moderne se shteti austriak?Nuk besoj.Por shteti duhet te kete nen kontroll se cfare predikohet.Feja nuk ka lidhje me kombesine sepse pike se pari ne jemi shqipetare dhe vellezer te nje gjaku.Ju lutem mos harroni fjalet e Fishtes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*