Mësimet që ekonomia e sotme duhet të nxjerrë nga rënia e Trojës

March 1, 2018 12:55

Mësimet që ekonomia e sotme duhet të nxjerrë nga rënia e Trojës

Rënia dhe plaçkitja e Trojës nga një ushtri hakmarrëse greke është rrëfyer për rreth 3000 vjet, por ajo që nuk është theksuar është se në të ka të dhëna për një kolaps global shumë më të gjerë, nga i cili bota e sotme e shekullit të XXI mund të nxjerrë mësime të vlefshme.

Në vitin 1300 p.e.s, në kulmin e Epokës së Bronzit, fuqitë e mëdha të Egjiptit, Greqisë, Babilonisë, Perandorisë Hitej në Turqinë qendrore dhe qytet-shtetet e Lindjes së Mesme dukej se ishin të sigurta në sytë e çdo anije tregtare që do të lundronte në Mesdhe.

Megjithatë askush nuk mund të ishte më i sigurt se qyteti i Trojës, në bregun veriperëndimor të Turqisë, pranë ngushticës së Dardaneleve, raporton BBC, shkruan Dita.

Shpesh, anijet ishin të detyruara të prisnin në gjirin e saj deri në pritje të erërave të favorshme për të hyrë në detin e Marmarasë dhe detin e Zi. Kështu, Troja mund të shfrytëzonte pozicionin e saj strategjik për t’u pasuruar përmes taksave që mund t’u vendoste këtyre anijeve.

Një botë e ndërlidhur

Epoka e Bronzit u karakterizua nga ndërveprimi ndërmjet shteteve që ishin pjesërisht të varura nga njëri-tjetri, gjë që ka ngjashmëri me epokën tonë, me tregjet financiare, ekonomitë e ndërlidhura dhe zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar.

Materiali kryesor i asaj kohe ishte bronzi, pa të cilin asnjë vend nuk mund të armatoste ushtrinë e tij.

Bakri vinte nga Qiproja, por kallaji duhej të përshkonte rreth 4000 kilometra nga Afganistani, transportohej nga toka përmes Sirisë dhe më pas, kur arrinte në bregdet, transporti bëhej me anije. Bronzi në atë kohë ishte po aq jetik sa është nafta sot.

Tregtia e pambrojtur

Në shekullin e 21-të ne jemi ende të pambrojtur ndaj ndërprerjeve të tregtisë globale. Në vitin 2012, çmimet globale të naftës u rritën kur Irani kërcënoi të mbyllte ngushticën e Hormuzit, nëpërmjet të cilit qarkullonte 20% e furnizimit global të naftës. Irani tha se kjo do të trazonte tregjet aq sa “asnjë vend” nuk mund ta përballonte.

Vitin e kaluar, një raport nga “Chatam House”, instituti prestigjioz me qendër në Londër, u kërkoi qeverive të bëjnë më shumë për të mbrojtur pikat kyçe ku rrugët tregtare mund të bllokohen.

Raporti vuri në dukje se Dardanelet ishin “veçanërisht të rëndësishme për grurin”, pasi një e pesta e eksporteve të tyre globale kalonin atje çdo vit. “Bllokimi i një ose më shumë prej këtyre rrugëve mund të çonte në uljen e furnizimeve dhe rritjen e çmimeve me pasoja që shkonin përtej tregut ushqimor”, vijonte raporti.

Të kthehemi sërish në epokën e Bronzit. Në atë periudhë  nuk duhej shumë për të shkaktuar kaos ekonomik. Mjaftonte “disa bllokime të rrugëve tregtare apo problmeve mjedisore”, thotë Andrew Shapland, specialist për Greqinë e Lashtë në Muzeun Britanik.

Ndryshimet klimaterike

Atëherë ashtu si tani, ndryshimet e klimës ishin një faktor kyç. “E dimë që kjo çoi në zi buke”, thotë Eric Cline, profesor i arkeologjisë në Universitetin George Ëashington, Shtetet e Bashkuara.

Në fakt, analiza shkencore tregon se gjatë kësaj periudhe ka pasur thatësira për 300 vjet. Mesdheu u ftoh ndjeshëm,  gjë që reduktoi sasinë e reshjeve.

Por fuqitë e Epokës së Bronzit u goditën nga ngjarje të shumta, jo vetëm nga thatësira apo zija e bukës, por edhe shpërthime të shumta vullkanike, tërmete, revoltat popullore, krizat migratore, bllokime të rrugëve tregtare dhe luftërat.

Bota jonë mund të jetë më elastike, por edhe tërmetet e sotme mund të shkaktojnë kaos ekonomik. Kur Japonia u godit në vitin 2011 nga tërmeti dhe cunami në Fukushima, ndikimi ekonomik u ndje në të gjithë kontinentin aziatik.

Ndikime të shumëfishta

Në vitin 1250 p.e.s problemet u shtuan. Një mbretëreshë e Hiteut kërkoi ndihmë nga Egjipti: “Nuk kam grurë në tokën time”. Një tregtar sirian paralajmëroi: “Ka uri në shtëpinë tonë, nëse nuk vjen shpejt, të gjithë do të vdesin nga uria”.

Për të ndihmuar në zbutjen e situatës, egjiptianët filluan të dërgonin dërgesa ushqimore për fqinjët e tyre.

Ashtu si tani, edhe në Epokën e Bronzit, qeveritë ishin të gatshme të promovonin programet e ndihmës ndërkombëtare.

Një faraon pretendonte se “kishte transportuar grurë me anije për të mbajtur gjallë tokën e Hitejve”.

Por ky bashkëpunim ndërkombëtar nuk ishte i mjaftueshëm.

Nuk është e qartë nëse qytetarët u ngritën kundër sunduesve, sepse nuk kishin për të ngrënë, apo sepse kishin humbur vendet e punës. Por, meqë ekonomitë dështuan, filluan luftërat civile dhe migrimi masiv i refugjatëve.

Qytetet e plaçkitura

Është e vërtetë që Troja u plaçkit rreth vitit 1200 para Krishtit, megjithëse nuk ekziston asgjë provë që hedh dritë mbi atë që ka ndodhur.  Por në Siri kemi zërat e një katastrofe më të gjerë.

Sundimtari i Ugarit, i kapur në befasi nga ngjarjet e papritura, kërkoi ndihmë duke thënë. “Të gjithë trupat e mi janë në vendin e Hitejve dhe të gjitha anijet e mia janë në Lukka. Prandaj, vendi është braktisur”. Ankesa e tij duket se ra në vesh të shurdhër, ndoshta edhe fqinjët po kalonin situatë të vështirë. Nëse ai ka marrë ndonjë ndihmë ajo duhet të ketë ardhur shumë vonë, sipas një prej pllakave të fundit të shpëtuara nga qyteti i rënë.

“Kur erdhi mesazhieri juaj, ushtria ishte mposhtur dhe qyteti ishte plaçkitur. Ushqimi u dogj dhe vreshtat tona u shkatërruan. Qyteti ynë është grabitur. Duhet të dini”. lexohej në pllakatë”.

Ata që mbijetuan me siguri janë shitur si skllevër, ose ju bashkuan numrit të madh të refugjatëve apo plaçkitësve.

Fajësimi i emigrantëve

Ndërkohë, egjiptianët kishin një përgjigje të thjeshtë për atë çfarë e shkaktoi kolapsin e të gjitha shteteve të Epokës së Bronzit: ishte faji i grupeve të ndryshme që vijnë nga Mesdheu, të cilët ata i quanin “njerëzit e detit”.

Fitore si e Pirros

Nëse grekët me të vërtetë mundën Trojën, fitorja e tyre ishte e shkurtër.

Shumica e qyteteve greke u shkatërruan, ose u braktisën, Hitejtë, qytetet siriane, asirianët dhe babilonasit gjithashtu kaluan në kolaps. Vetëm egjiptianët mbijetuan.

Ndryshe nga sundimtarët e Epokës së Bronzit, që u luteshin zotave për shi për të ndihmuar të mbjellat e tyre, sot ne jemi shumë më të vetëdijshëm për problemet globale dhe kemi shumë më shumë burime teknike për të menaxhuar problemet, thotë Cline, i cili argumenton se Homeri është një “përrallë paralajmëruese”.

“Çdo qytetërim në botë ka përfunduar duke u shembur, do të ishte shumë arrogante të mendojmë se ne do të jemi qytetërimi i vetëm që do të mbijetojmë”. /Tim Bowler, BBC

o.j/dita

March 1, 2018 12:55
Komento

5 Komente

  1. demo March 1, 14:48

    Menyra me e keqe per te gjykuar historine,eshte ta gjykosh me mendesine e sotme.Distancat sot(fale shpejtesive moderne mjete+elektronike jane shume me te vogla se 50 vjet me pare,mendo 3200 vjet me pare!),Autori bie ne bllofin e Marxit,qe e gjykoi Luften e Trojes si nje Lufte per tregje,si nje lufte Monopolesh komerciale te qytet shteteve Greke.Duke mos njohur periodat historike,Karl Marxi se pari ngaterronte epoken fisnore te shek XIII me lindjen e qytet shteteve ne shek-VIII-VIIpes,se dyti ngaterronte maredhenjet fisnore brenda vendbanimeve te fortifikuar,sic ishte Troja,me maredhenjet Kapitaliste ne prodhim,ne tregti dhe ne mendesi,se treti ngaterron Akejte,Danajt,Mikenasit,Ilionet,Dardanet,friget me cifutet e shek.te XIX ne gjermani.Homeri qe e percjell Epiken Trojane perserit ne cdo faqe te Iliades,qe shkaku i luftes se Trojes ishte Rrembimi i Helenes,gruas se mbretit te Spartes Menelaut.Per t`u bindur per kete ecni 100 vjet pas ne malet e Mirdites.Sikur nje vizitor i huaj te kishte rrembyer gruan e Preng Bibe Dodes,a do t`i viheshin gjithe Leket e Malsise dhe gjithe Fandet e Mirdites, pas?Kaq.Prandaj besoni me mire burimin e dores se pare,Homerin,se te besoni fantazite e sharlataneve te shekujve te teknologjise.E di qe prapa ferres rri nje sharlatan nje plagjator,qe sajon dokumentare me komentet e mija,Edhe kete material do ta printoje,do te shese tek ato Gjurmet e tij te vjedhura si gjurme hajduti, “te pathena”Te padegjuara”,ketij llumi te proletariatit i ka dale boja nder studiuesit e njimendet,eshte bere si ajo dentistja mashtruese Olessia Duka.

    Reply to this comment
  2. Shpata March 1, 16:28

    Gazetaruce muzhike dhe injorante e qe (ç)mesoni historine nga filmat artistike te Hollywood-it. Iliada e Homerit eshte nje perralle e shkruar vone, afer kohes te sotme, per qellime per te krijuar nje lashtesi “gerke”, sepse “Gerki” nuk ka patur ndonjehere ne lashtesi. Edhe gjeografia qe permban vete Iliada nuk verteton ndhodhjen e Trojes aty ku Shlimani gjeti 7 shtresa qyteterimesh.

    Reply to this comment
  3. Si shqiptaret; po t'i thuash fluturon gomari (nipi i beut, fevziu i klanit); fluturon thone ... March 1, 16:44

    Lexova vetem; mund te pasuroheshen vetem duke u vendos taksa anijeve, qe ishin te detyruar te prisnin ne gjirin e saj (trojes) …e dine, se po t,i thuash kujtedo; paguaj se dua une; te gjithe …do paguajne me….kenaqesi .

    Reply to this comment
  4. bote e cuditeshme ! March 2, 18:21

    e bukura eshte ne pothuaj gjithcka qe kta gazetare
    hedhin ktu ,mbasi i kann mare “BORXH” diku tjeter ,
    se ,
    cdo teme ,
    e leshojne ktu si lopa bajgen
    dhe asnji nuk duket me ktu,
    mbas kontestimeve te textit ,ose ti afroje
    nji Tip lexusit ,ta orientije ate duke ja ber me te treteshme llogjiken / pershtatjen e Historise Trojes me
    kte qe pretendon sot ,nepermjet ksaj teme !
    Ateher ,lind pyetja perse hidhen kto tema ?
    Thjeshte me mbush faqet e gazetes ,
    me i perdor ato si nji art Make-Up ktu ?!
    Nganjiher dyshoj verete se , gjithcka ne ate Bote shqiptare ka dal jashte cdo shine te ksaj Bote .Gjithcka aty funxionon ndryshe nga shoqerite e gjithe Botes .
    Dhe me e skandalozja eshte se ,asnji sdo me dit ,se ku eshte duke shku qerrja shqiptare ose si i thonin dikur karroca e dylit .

    Reply to this comment
  5. Lili March 4, 08:53

    Bota e cudirave
    Ende s’kemi pa gje…
    Albanistanezet,se shqiptare keta kur nuk mundesh me ju thane,nuk kane limit ne debilitetin e tyre..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*