Messi: E kemi merituar të jemi në Botërorin e Rusisë

October 11, 2017 10:41

Messi: E kemi merituar të jemi në Botërorin e Rusisë

 

Leo Messi foli për mediat argjentinase, pothuajse një vit pasi asnjë anëtar i Albiceleste nuk prononcohej në to.

Ai e bëri këtë pas “ekspozitës” së tij mbresëlënëse në Ekuador, me tre gola të shënuar, çka i dha Argjentinës kualifikimin e drejtpërdrejtë për në Botërorin e Rusisë. “Gjithçka doli e përsosur, – tha ai. – Ne e kemi merituar të jemi atje, në Rusi, për gjithçka kemi kaluar në fushatën kualifikuese”.

Përveç kësaj, Leo Messi shfaqi pendesë që e kanë filluar lojën kaq keq. “Ishte e vështirë për ne, sepse duhej ta fillonim me disavantazh. Nuk është e lehtë të shkosh dhe të luash me situatat që kishim kaluar, por për fat të mirë gjithçka shkoi mirë”, – përfundoi ai.

Së fundi, ai bëri thirrje për Kupën e Botës: “Është e rëndësishme që të gjithë të mblidhemi së bashku, se kombëtarja do të shkojë mirë, nëse të gjithë do të jemi krah për krah. Kështu do të jetë shumë më e lehtë”.

October 11, 2017 10:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*