Messi, edhe një baba shembullor. I merr vetë fëmijët në shkollë

September 6, 2018 16:28

Messi, edhe një baba shembullor. I merr vetë fëmijët në shkollë

 

Lionel Messi, pavarësisht famës dhe angazhimeve të shumta sportive, e bën më së miri detyrën e babait shembullor.

Kjo konstatohet sidomos kur merr fëmijët e tij në shkollë, në ditën e parë, sikurse ndodhi së fundi me të birin e tij, Mateo.

Ylli i Barcelonës, 31 vjeç, postoi në Instagramin e vet një foto me Mateo dhe Thiago, ky i fundit nën uniformën e shkollës.

“Mundo Deportivo” raporton se Messi shkoi në shkollën e fëmijëve të tij me bashkëshorten, Antonela Roccuzzo, e cila në këtë rast kishte për detyrë të bënte këtë foto.

Çifti ka tre djem, pasi Antonella lindi Ciro-n në mars të këtij viti.

Messi, i dyti nga e djathta, në rreshtin e parë, 4-vjeçar, kur luante për ekipin rinor, Grandoli, në Argjentinë

September 6, 2018 16:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*