Messi fiton Këpucën e Artë për të katërtën herë, barazon me Cristiano Ronaldon

May 29, 2017 09:08

Messi fiton Këpucën e Artë për të katërtën herë, barazon me Cristiano Ronaldon

Me 37 gola, Lionel Messi ka fituar Këpucën e Artë në ligat e mëdha evropiane të futbollit për sezonin 2016/2017.

Argjentinasi e fitoi këtë çmim për herë të katërt, duke e barazuar Cristiano Ronaldon, shkruan tg.

Edin Dzeko ishte lojtari i fundit që mund t’ia merrte këtë çmim, por boshnjaku i duheshin 10 gola ndaj Genoas gjë që ishte e pamundur.

Dzeko shënoi, por vetëm një herë dhe kështu i dha mundësinë Messit të fitojë këtë çmimin të rëndësishëm individual.

29-vjeçari me dy golat ndaj Eibarit në vikendin e La Lgias mblodhi 74 pikë të mjaftueshme për të fituar Këpucën e Artë, pasi një gol vlen dy pikë.

Sulmuesi i Sporting Lisbonës, Bas Dost, shënoi het-trik në takimin final ndaj Chaves dhe kështu përfundoi sezonin me 34 gola në Ligën Premier të Portugalisë, 68 të përkthyera në pikë.

Ylli i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, me 31 gola në Bundesliga, ishte një tjetër kandidat, por si gjithmonë pas Messit.

Leo më herë këtë çmim e ka fituar në vitet 2010, 2012 dhe 2013, ndërsa më poshtë keni tabelën:

1. Lionel Messi, Barcelona, 74 pikë

2. Bas Dost, Sporting Lisbon, 68

3. Pierre-Emerick Aubameyang, Borussia Dortmund, 62

4. Robert Lewandowski, Bayern Munich, 60

5. Harry Kane, Tottenham Hotspur, 58

6. Edin Dzeko, AS Roma, 58

7. Luis Suarez, Barcelona, 58

8. Dries Mertens, Napoli, 56

9. Edinson Cavani, Paris Saint-Germain, 52.5

10. Andrea Belotti, Torino, 52

11. Romelu Lukaku, Everton, 50

12. Anthony Modeste, Koln, 50

13. Cristiano Ronaldo, Real Madrid, 50

May 29, 2017 09:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*