Messi mposht më në fund Buffon dhe numri i “viktimave” shkon në 138

September 13, 2017 15:11

Messi mposht më në fund Buffon dhe numri i “viktimave” shkon në 138

 

Lionel Messi ka mundur më në fund Gianluiggi Buffon u. Në ndeshjen e zhvilluar në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Juventusit në Ligën e Kampioneve, argjentinasi më në fund arriti të thyejë portierin italian pas 315 minutash me një dygolësh duke e çuar në 138 numrin e portierëve, të cilët kanë marrë ndëshkimin e 30-vjeçarit që vazhdon të pasurojë statistikat e tij.

Në fakt, me dy golat e shënuar ndaj “Zonjës së Vjetër”, Lionel Messi e çoi në 96 numrin e golave të shënuar në 116 ndeshje të Ligës së Kampioneve duke regjistruar një mesatare prej 0.83 golash për ndeshje. Nga këto, 59 gola Messi i ka shënuar në fazën e grupeve, ndërsa 37 të tjerët në fazat e eliminimit direkt.

Për sa i përket fillimit të këtij sezoni, Messi po shfaqet në një formë të jashtëzakonshme; 6 ndeshje dhe 8 gola.

Në total argjentinasi ka 515 gola në 589 ndeshje me Barcelonën dhe 573 në 709 ndeshje të zhvilluara gjithsej në karrierën e tij.

September 13, 2017 15:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*