“Messidor” (1908): Një intervistë me Dervish Himën, udhëheqësin e lëvizjes revolucionare shqiptare

August 23, 2017 13:27

“Messidor” (1908): Një intervistë me Dervish Himën, udhëheqësin e lëvizjes revolucionare shqiptare

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Gazeta franceze, “Messidor”, ka botuar, të enjten e 30 korrikut 1908, në faqe të parë, intervistën e atdhetarit shqiptar, Dervish Hima (Ibrahim Mehmet Naxhi), të zhvilluar në Bryzh të Belgjikës.

Shqipëria kërkonte asokohe të shkëputej nga Turqia. Lëvizjet revolucionare në Perandorisë Osmane, sipas udhëheqësit shqiptar, u përhapën kryesisht falë shqiptarëve. Qyteti shqiptar i Ohrit u bë shembull i rezistencës.

Çfarë ndodhi në Ohër? Cili ishte plani i strategut shqiptar ? Në vijim do të gjeni intervistën e plotë të patriotit publicist të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shqiptarët dhe lëvizja revolucionare

(Nga korrespondenti ynë i veçantë)

Bryzh (Bruges), 29 korrik

Udhëheqësi i lëvizjes revolucionare shqiptare dhe drejtori i gazetës “Shqipëria (Skipëtari)”, Z. Dervish Hima, që banon në Bryzh, tha se suksesi i tanishëm i lëvizjes revolucionare në Turqi është mundësuar kryesisht nga shqiptarët.

Në fakt, shumica e oficerëve të korpusit të tretë të ushtrisë, që gjenden në garnizonin e Maqedonisë, janë me origjinë shqiptare dhe ata vepruan si arsye e presionit të ushtruar mbi ta nga populli i Shqipërisë. Kështu qyteti i Ohrit, i cili është krejtësisht shqiptar, largoi me të parën autoritetet zyrtare dhe i zëvendësoi ato me një qeveri revolucionare të përkohshme.

Sa për autokracinë shqiptare, të gjithë djemtë e rinj të figurave më të larta në Kostandinopojë janë me revolucionarët. Nuk është krejt e njëjtë me “të vjetrit”, etërit e tyre. Prej tyre, ka – dhe kjo është shumica – të cilët, si Turkan Pasha dhe Reshid Pasha, ndoshta nuk do të jenë kurrë me “të rinjtë”.

Por ka edhe të tjerë. Kështu, Veziri i lartë i sapo-shkarkuar, Ferid Pasha, i cili është shqiptar nga Vlora, nuk u shkarkua fare për shkak të ideve të tij reaksionare, por për arsye se ishte i pari që – edhe pse Sulltani ishte akoma në favor të tij – këshilloi Abdul Hamidin të mos përdorte represion të dhunshëm.

Z. Dervish Hima tha gjithashtu se nesër, të enjten, do të shfaqet një manifest i komiteteve shqiptare në Evropë, ku në të cilin programi i shqiptarëve do të ekspozohet gjerë e gjatë.

Le të shtojmë se udhëheqësi shqiptar mohoi se shqiptarët kishin aspirata italiane.”

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

August 23, 2017 13:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*