Meta: Antagonizmi i Bashës dhe Ramës, artificial dhe i imponuar nga lart

September 11, 2019 18:30

Meta: Antagonizmi i Bashës dhe Ramës, artificial dhe i imponuar nga lart

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat ditën e mërkurë, ashtu si ishte njoftuar nga vetë ai edhe në rrjetet sociale.

Në këtë përballje me gazetarët, presidenti ka folur kryesisht për takimin me delegacionin e Komisionit të Venecias, por nuk i ka kursyer as deklaratat në lidhje me çështjet e tjera. Meta i ka cilësuar veprimet e kryeministrit dhe të kryetarit të opozitës si të papërgjegjshme.

Presidenti u shpreh: “Nuk ka gjë më të mirë së sa dashuria, por më e rëndësishme është përgjegjshmëria. Unë mendoj që ata të dy kanë reflektuar një mungesë të madhe të përgjegjësisë së përbashkët dhe në mënyrë të veçantë gjatë këtij viti. Kjo ka qenë një situatë tërësisht artificiale. Ky është një antagonizëm i imponuar nga lart, për të mbajtur Shqipërinë në një situatë ngërçi”.

Presidenti, gjithashtu, tha se nuk ishte takuar me kryeministrin Rama dhe se vazhdonte të priste. Ai u shpreh: “Nuk kam patur mundësi të takohem, nuk kam ndonjë shqetësim, unë akoma vazhdoj, pres. Kjo është detyra ime”.

Në lidhje me kryeministrin Rama, presidenti, gjithashtu tha: “Unë i kam thënë Edit gjithmonë më dëgjo mua sepse të del më mirë. Ju e dini kontributin tim për atë. Madje u kam thënë edhe disa ambasadorëve; ore mos ma merrni në qafë Edin, se pastaj Edi merr në qafë Shqipërinë” .

Meta e përfundoi konferencën me gazetarët duke thënë se ai do të jetë i lumtur nëse negociatat hapen. Ai madje, deklaroi se do ta dekoronte kryeministrin nëse merr një datë për çeljen e tyre, nder që do ia kursente liderëve të opozitës.

Presidenti, jo pa ironi, u shpreh: “Edi Ramës do t’i jepja dekokratë nëse hapen negociatat. Do t’i jap Urdhrin e Skënderbeut. Lulit nuk i jap sepse ka braktisur institucionet. As Monikës”.

e.ll./dita

September 11, 2019 18:30
Komento

2 Komente

  1. Aliu nga Selenic September 11, 18:51

    Bere gjith ate lufte per ta futur shqiperin ne lufte vellavrases, pore shyqyr qe na u gjende prane SHBA-ja se per ty sote ne ishim te gjakosur.
    Vetem nje i pa pergjegjeseshm si Ilir Meta vazhdon te te hidhet deg ne dege per ti shpetuar asaj marrezie qe beri madje edhe per Negociatat ishte nje veprin skandaloz ku per dite bente thirrje.”Ejani rregjistrohuni per te votuar me 13 Tetore se ndryshe nuk do te hapen negociatat” E tani ku e fute daten 13 Tetore mre derzi.?
    A mendon se sa i pa pergjegjeshem je more Derzi. E ke pak RECIN.!

    Reply to this comment
  2. h September 11, 21:30

    Ja fut mufkat cdi ditë.Dmth ka frikë të pakontrolluar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*