Meta anulon tubimin e 8 dhjetorit: S’është momenti për të krijuar fokus tjetër

December 4, 2019 08:38

Meta anulon tubimin e 8 dhjetorit: S’është momenti për të krijuar fokus tjetër

Presidenti i vendit Ilir Meta, në një moment kur vendi po vuan pasojat tragjike të tërmetit të 26 nëntorit ka vendosur ta shtyjë për një kohë të pacaktuar tubimin e thirrur prej tij në 8 dhjetor, për mbrojtjen e demokracisë dhe kushtetutës.

Kreu i shtetit e bëri publik këtë vendim mbrëmjen e sotme gjatë intervistës së dhënë për emisionin “Përballë” në RTSH.

Ndërkohë komisioni per shkarkimin e Metës i shtyu me 4 muaj punimet.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Meqë dolëm tek çështja e referendumit doja t’ju bëja 2 pyetje. Së pari ju keni thirrur një tubim në datën 8 dhjetor në Qytetin Studenti. A i qëndroni kësaj thirrje sërish do të organizohet, i qëndroni thirrjes që i keni bërë popullit për t’u bashkuar ?

Presidenti Ilir Meta: Sigurisht që kjo situatë prevalon mbi çdo lloj iniciative tjetër. Tani është momenti i bashkëpunimit, i bashkëveprimit për të përballuar këtë fatkeqësi të madhe, me të cilën po ndeshet vendi dhe sidomos mijëra e mijëra familje të qarkut të Tiranës, të qarkut të Durrësit, të qarkut të Lezhës, por edhe në zona të tjera që janë dëmtuar më pak.

Kjo është prioritare dhe sigurisht që nuk është koha dhe nuk është momenti për të krijuar apo për të mbajtur një fokus tjetër. Sigurisht që kjo nuk do të thotë se unë kam ndryshuar mendim se cila është rruga që do të çojë Shqipërinë përpara dhe që do t’i bëjë shqiptarët të ndihen zot të vetes së tyre dhe të vendit të tyre. Kjo është vetëm një rrugë dhe është rruga e referendumeve, por natyrisht nuk është koha më 8 dhjetor për të tërhequr njerëzit nga terreni, nga ndihma, nga përkrahja që po u bëjnë bashkëqytetarëve të tyre.

 

l.h/ dita

December 4, 2019 08:38
Komento

2 Komente

  1. Shqipe December 4, 09:34

    ”Prevalon” do te thote ”përvëlon”?!
    Duhet te jete ne dialektin ”çepani”, mbasi ne fjalorin e gjuhes shqipe nuk ka nje fjale te tille…
    Je i djegur dhe i perveluar, o persident! Hidhu e perdridhu. Me hatarat, qe ke bere, i ke çuditur te tere.

    Reply to this comment
  2. Adih December 4, 13:54

    Ca tubimesh organizon ti o fshatar i Cepanit .
    Kuptoje nje here ,ti ska pune me tubimet .Ty o Mete nuk te zgjodhi populli presidant .Shko e bej tubime me ripjellsit qe te zgjodhen ,dhe te dhuruan me pa te drejte ate karrige te pres ,per te ngrohur prapanicen .Larg duart nga populli ,kerko ndihme nga PS ,qe ta “zgjati ” edhe kater muaj te tjere jeten ,por te shohim ,mbrockullat dhe hilet e juaja ne kor bretkocash .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim