Meta apel partive: Duhen hapa seriozë për reformën në drejtësi, mos e politizoni

December 15, 2017 12:02

Meta apel partive: Duhen hapa seriozë për reformën në drejtësi, mos e politizoni

Presidenti Ilir Meta në konferencën “Efikasiteti i procedurave gjyqësore në Gjykatat Administrative të Shqipërisë dhe efektet e Reformës në Drejtësi”, i ka bërë apel forcave politike që të ndërmarrin veprime konkrete në drejtim të reformimit të sistemit të drejtësisë.

“I bëj thirrje forcave politike, Kuvendit, shoqërisë civile dhe gjithë aktorëve të sistemit gjyqësor të ndërmarrin sa më shpejt me transparencë veprime konkrete që në frymën e Kushtetutës së vendit dhe duke ndjekur këshillat e vyera të Komisionit të Venecias të ndërmarrin hapa seriozë që reforma të bëhet reale, e prekshme dhe efektive sa më shpejt, larg politizimit të skajshëm dhe interesave partiake të ditës. Çdo vonesë e mëtejshme është në dëm të interesit publik, funksionimit të gjykatave, vetë reformës e mbi të gjitha të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Presidenti Meta.

Meta tha më tej se çdo vonesë në konstituimin e institucioneve të reja sjell efekt negativë në të gjithë sistemin gjyqësor, dhe moskrijimi i tyre vonon dhe zgjidhjen e problematikës së shfaqur në plotësimin e trupës gjyqësore.

 

December 15, 2017 12:02
Komento

1 Koment

  1. Prokurori Amerikan December 15, 12:58

    Ti je per burg mor qelbesire,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*