Meta apel politikës: Nuk është vonë për miratimin e tre ligjeve
Edhe pas përgjigjes negative nga Presidenca qipriote e BE-së dhe Komisioni Europian lidhur me statusin e kandidatit, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u ka bërë apel forcave politike të votojnë sa më parë tre ligjet në Kuvend, pasi sipas tij ka ende kohë për miratimin e tyre.
Nga Rrogozhina, ku pati një takim me strukturat e LSI në kuadër edhe të anëtarësimeve të reja në këtë parti, Meta tha se forca politike që ai kryeson synon integrimin dhe jo konflikte.
Më tej ai vlerësoi LSI është në rritje të sigurtë, pasi qytetarët çmojnë politikën konstruktive jo debatet shterpë.
Gjatë këtij takimi Meta shoqërohej nga Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento