Meta – Basha takim i papritur në Rinas!

August 3, 2016 16:19

Meta – Basha takim i papritur në Rinas!

Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë takuar sot në aeroportin e Rinasit.

Një burim u shpreh për Opinion.al se lideri i PD dhe Kreu i LSI kanë qenë së bashku për më shumë se 30 minuta në seksionin VIP të aeroportit të Rinasit.

Takimi më shumë se i paracaktuar, më tepër ngjan si i rastësishëm.

Meta dhe Basha kanë biseduar së bashku, ndërkohë që Meta një pjesë kohe ka qenë i shoqëruar edhe nga miku i tij Nard Koka.

Burimi i tha Opinion.al se ata kanë qëndruar në pjesëm më të madhe vetëm për vetëm, ndërkohë që nuk jepen detaje mbi bisedën.

As njëri dhe as tjetri nuk e kanë pohuar takimin.

Meta dhe Basha janë nisur rreth orës 15:00 bashkë drejt Vienës.

Kreu i LSI-së pritet të ketë një takim me Lajcak në Bratislavë, por nuk dihet nëse Basha do jetë edhe ai në këtë takim apo ka një destinacion tjetër.

Takimi mes tyre është i dyti, brenda 3 ditësh.

 

/Opinion.al

August 3, 2016 16:19
Komento

3 Komente

  1. Briklona August 3, 16:40

    Likja more Likja…..!
    Eshte i lare ne uje floriri dhe i shkon lekura tek te gjithe, pastaj per njecike kryeministe apo president e prishi dhe me Nano bixhozin se prishte shume Nanua kurse Likja mendonte per keto dite sot, i duhej floriri per tani.

    Reply to this comment
  2. Spata August 3, 21:46

    Kur takohen burra te ndershem koke me koke mos u shqetsoni. Kur takohen hajdutet prisni ndonje hata.

    Reply to this comment
  3. Labi August 4, 10:50

    Kane filluar kohet e fundit te dashurohen aq shume sa dhe udhetimet i bejne bashke jasht vendit!Keta jane du koke pa larre,dy kriminele,dy hajdute gje per te cilen ka dokumenta te pa kontesushme etj.E pse takohen ata kaq shpesh thoni ju!Ata fillimisht ne baze te nje plani te hartuar nga mjeshtri Sali,filluan me Ilirin duke e share,te jepte doreheqien etj per tentativen per te vrare Doshin e mbrockulla te tjera…Filluan me reformen,shaeshin ne medja,akuza e kunder akuza te leta,sa per maske,dilte Sala,shante ne parlament,ikte Iliri se nuk e degjonte dot se gjasme i dhimte kaptina,e cte them me ,ka aq shume sa sbehet,dhe tani ata si ze gjumi se te dy keta qafe rrjepurit,po dhe Sali Banditi,jane te zhytur kaq shume ne llumin e krimit sa po te ndeshkohen nga drejtesia ata vdesin ne BURRG.Si thoni ju popull i ndershem,ben vaki qe keta kete zvaritje te rreformes ta kene bere per ne ,apo per te rregulluar nenet qe te mos i zere plumbi!Vete thenia e Sali Banditit para gazetareve qe:-une kam imunitet te perjetshem.,tregon se ata si ze asnje ligjetj,etj.E KEQIA ME E MADHE E KETIJ VENDI ESHTE 1.-SALI KRIMINELI.2-ILIR META.3.LULEZIM BASHA.GJYKIMI DHE NDESHKIMI I TYRE SHPETON SHQIPERINE NGA RRENIMI 26 VJECAR.RAMA SESHTE GJE TJETER VECSE NJE KUKULL QE TERHIQET PER HUNDESH NGA ILIRI DHE SALIU.KETU KA DORE TE FORTE DHE AMERIKA,AJO NUK DO TE MIRENE KETIJ VENDI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*