Meta: Braho i ka treguar dy video Berishës, do ketë raste t’ia tregojë të gjitha

March 23, 2015 20:13

Meta: Braho i ka treguar dy video Berishës, do ketë raste t’ia tregojë të gjitha

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi se i ka plotësuar kërkesat e opozitës lidhur me akuzat e ngritura për çështjen “Doshi”. Meta tha se opozita është në të drejtën e saj ta kërkojë largimin e tij, ndërsa shtoi se i ka plotësuar detyrimet ligjore si kryetar Kuvendi.

Intervista e Metës në emisionin “5 pyetje nga Barbaramo”:

Partia Demokratike ditët e fundit ka kërkuar dorëheqjen dhe qenia juaj konsiderohet si ndikim për çështjen Doshi. Keni ndërmend ta jepni dorëheqjen?

Është e drejtë e opozitës të kërkojë dorëheqjen. Do ketë mundësi ta kërkojë deri në tre vitet e ardhshme. Ajo që unë kam bërë për opozitën është që shkresën e 28 deputetëve nuk e kam futur në sirtar dhe e kam futur në rendin e ditës. Më shumë se kaq nuk bën dot.

A ndikojnë këto dy seancat e fundit për të cilat nuk kanë qenë normale. Në seancën e fundit nuk ishit?

Gjatë një viti e gjysëm mund të ketë pasur një apo dy seanca normale kur nuk ka qenë Doktori. Pra, çdo lloj normaliteti ka të bëjë me sjelljen e opozitës.  Ne kemi bërë çtë mundurën por jo t’i llastojmë.

Ju e keni lexuar kërkesën e prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve. A ju duket bindës ky material për ato që ka ndodhur?

Ndoshta nuk do ta besoni por nuk kam pasur kohë ta lexoj materialin…

Nuk jeni kurioz?

Kurioziteti ka ikur me kohë. Tani kjo ngjarje është bërë groteske. Nuk e kam lexuar pasi nuk është detura ime për të bërë një analizë të punës së prokurisë. Ky është një qëndrim parimor, duke pranuar apo jo një kërkesë të prokrorisë.

Këshilli i Legjislacionit kur e merr vendimit?

Mesa jam informuar nga zoti Dule Këshilli do të shprehet ditën e mërkurë.

Do të votohet ditën e entje në seancë?

Këtë nuk mund ta them.

Kemi kërkesa proceduriale të PD dhe sot një kërkesë të zotit Doshi që kërkon shtyrjen?

Ekziston vullneti i Parlamentit dhe i deputetëve për të mbështetur vullnetin e prokurorisë apo jo.

A e pyesni veten që përse më sulmuan mua?

Nuk mungoj se duhet ta pyes shumë veten për këtë se besoj se përgjigja është e qartë. Më e qartë do të jetë në zgjedhjet e ardhshme. Por jo i takoj prokurorisë.

Paraardhësja juaj, Topalli, ka thënë që kjo mbledhje pa drejtimin tuaj është nul?

Jam i bindur që sipas saj çdo seancë që nuk drejtohet nga ajo është nul.

Si deputeti Tom Doshi po ashtu edhe avokatët e tij, deklarojnë se kërkesa e prokurorisë për arrestim është politike dhe lë qartë të kuptohet se duke akuzuar për dëshmi të rremë kërkesa është proporcionale?

Nuk mund të bëj komente të tilla. Kjo është një çështje që i takon prokurorisë.

Zoti Berisha e ka paragjykuar punën e prokurorisë…

Doktori?

Po Doktori.

Ka thënë që si kryeministri, kryetari i Parlamentit, ministri i Brendshëm janë të përfshirë në këtë ngjarje dhe duhet hetim ndërkombëtar.

Në këtë hetim janë shumë persona të përfshirë, një ndër ta edhe kunati i Doktorit për të cilin kam respekt. Doktori ka të drejtë të bëjë çdo deklarata apo çdo akuzë për presione që bëhen, por hetimet nuk ecin sipas tablosë sinoptike që ka ecur. Doktori është i famshëm për dy standardet e hetimeve.

Si e shikoni punën e prokurorisë?

Nuk dëshiroj të prononcohem, por kam qenë i gatshëm për të bashkëpunuar meqë përmendej emri im. Kam qenë i gatshëm që për aq sa ka qenë e nevojshme të ballafaqohem edhe me zotin Berisha për këtë çështje, apo personat e tjerë që përmenden. Për këtë çështje kanë shkuar bashkëshotrja ime, babai im 72­vjeç. Kjo pas akuzave që u bënë për Petrit Çinarin, i cili doli me probleme mendore.

Keni pyetur babain se çfarë e pyetën dhe si e përjetoi?

Jo nuk kam patur mundësi.

Në moshën e tij nuk është e lehtë?

Mosha e tij është pak a shumë e njëjtë me moshën e doktorit dhe pak a shumë këto gjëra i kanë kaluar me kohë.

A duhet një hetim ndërkombëtar për këtë çështje?

Kam përshtypjen se hetimet ndërkombëtare kanë përfunduar me kohë, por ajo që është e rëndësishme është që doktori mësoi rrugën e prokurorisë.

Çfarë do të thuash me hetimet kanë përfunduar?

Të shkojnë e të hetojnë për këtë personin.

Nuk keni ndonjë kërkesë nga prokuroria për Mark Frrokun?

Mund t’ja kenë çuar doktorit.

Duke iu referuar si zotit Doshi dhe zotit Berisha të dy thonë se ju keni dërguar deputetin Spartak Braho në Hanover të Gjermanisë për të manipuluar këtë çështje?

Këtë pyetje duhet t’ja bëni zotit Braho. Ai është në moshë madhore dhe i merr të gjithë përgjegjësitë. Të bëjnë verifikimet e tyre edhe për mua meqë paskam qenë edhe në Milano, kam qenë edhe në Torino.

Për çfarë ke qenë edhe në Torino?

Pyesni edhe zotin Vasili që ka qenë më mua.

Për zotin Prifti, si i keni marrëdhëniet?

I kam shumë të mira me të, ai ka kërkuar falje në prani të zotit Ndroqi, s’ka asnjë shqetësim.

Ai ka bërë 60 video kur ishte ministër i Ekonomisë…

Ky është sektor që e mbulon zoti Braho, nuk merrem me këtë sektor…

Të kthehemi me marëdhënietdh me zotin Berisha …

Po me doktorin po.

Video të djalit të ish­kryeministrit?

Nuk ia vlen të merremi me video…Ishte një mesazh i drejtpërdrejtë për doktorin, Spartaku i ka treguar edhe nja 2 video doktorit, s’ja ka treguar të gjitha por do ketë rastin t’ja tregojë edhe të gjitha.

Komunikimi me doktorin?

Publiku e ka vënë se se ka një komunikim me kode.

Po mirë, edhe një cik malësor jemi ne…

Ka diçka që s’shkon mes jush?

Varet se si e përjeton angazhimin politik, si përgjegjësi, apo edhe si sëmundje, e më duket se doktori ka këtë problemin e fundit dhe kjo e bën të dalë nga realiteti, të shohë ëndrra me zgjedhje të parakohshme, vrasje, tritol, dhe të shohë një qamet që s’ka asnjë zgjidhje tjetër përveç kthimit të doktorit në pushtet, mundësisht pa vota….Zoti Berisha mbetet dobësia ime,

Kjo do të thotë se do vijojë të flasë sa herë të dojë?

Kjo s’varet vetëm nga unë por edhe nga mazhoranca, por unë do bëj maksimumin për ta toleruar.

 

March 23, 2015 20:13
Komento

17 Komente

  1. andromeda March 23, 22:41

    Ti do bësh maksimumin për ta toleruar!? Po pse ore s’keni punë tjetër ju aty në parlament veçse të merreni me marrëzitë e doktorrit. Vereni në rradhë si gjithë të tjerët dhe shkuljani veshin po e teproi, këtë të bësh ti e jo t’a përkëdhelësh e t’a marrësh me të mira se pastaj na çon ndërmend se të gjithë jeni njësoj kodosha si doktorri.

    Reply to this comment
    • Labi Vlore March 24, 00:04

      @andromeda.Kur njeriut i thuhet mos e ha kete cope te mire torte,sepse nuk eshte e jotja,por i perket dikujt tjeter,njeriu vetekufizohet dhe nuk e prek torten.Pa thuaj Gomarit mos ha Barin e njome se eshte i Lopes!!!!Eshte e pamundur.Gomari lidhet,njeriu porositet.Saliu ku hyn ne kete rast??

      Reply to this comment
  2. andromeda March 23, 22:42

    Dhe mundësisht mos vish ksi xhaketash me kuadrate se të tregojnë si shtangist province.

    Reply to this comment
  3. Toni March 23, 22:51

    Ske faj ti mor koke loqe, faje ka ai elktorat interesaxhi qe te voton ty.

    Reply to this comment
  4. Goni March 23, 23:04

    Me leket e rroges si kryetar kuvendi e ke blere kete xhaketen dhe kete kravaten qe se bashku kushtojne 1500-2000 euro mor hajdut?

    Reply to this comment
  5. info analitike March 23, 23:18

    Imagjinoni si do te ndihen familjet e viktimave te 21 janarit tek degjojne shakate pa kripe te Likes. Rilindja e maskarallekut dhe e cinizmit te paskrupull.

    Reply to this comment
  6. nuri March 24, 00:21

    Edhe Meta e xha Braho njesoj si Prifti, te gjithe LSIS-tat qenkan manjake vidiosh.

    Reply to this comment
  7. joy-72 March 24, 01:05

    Kur ben edhe ky si ironik eshte fundi i botes,,,,,,,,,,,,sja vlen te komentosh me keta lloje qe veshin xhaketa kllounesh,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  8. Albanian Zorro March 24, 02:13

    C’eshte nje rrote qe ngre dy rrota, kush eshte? Liiikja, vella, Liiikja!

    Reply to this comment
  9. info analitike March 24, 04:36

    LSI shantazhon me qetesi dhe me dashuri e per keta nuk leter nga ka prokurori.

    Reply to this comment
  10. orli March 24, 07:54

    As me shume e as me pak por nje interviste tek al pazar me regjizor Agron Llaken!kryeparlamentari ne rolin e kllounit…

    Reply to this comment
  11. "Horri i Bulevardit" March 24, 08:17

    Ishin dosjet e pahapura qe sollen tragjedine shqiptare, se me ane te dosjeve, u shantazhuan shume politikane.
    Edhe mospublikimi i ketare videove, qe zoti Meta thote se i paska baba Taku, jep pershtypjen se shantazhi vazhdon dhe shqiptaret, perseri do te degjojne te njejtat perralla, si keto 25 vjet.
    Ilir, jeni te detyruar ti publikoni cdo fakt qe ju mendoni, se ka korrupsion e vrasje, ne te kundert, do te mendojme se je edhe ti shume i perlyer.

    Reply to this comment
  12. Lloji March 24, 10:30

    At’her Braho duhet te thirret ne prokurori per fshehje krimi, shantazh, dhe ber balancime farcash kriminale…besimi tek koalicioni po humbet dita dites pasi kishim pritshmeri te medha qe nga cuarja para prokurorit z Berisha koken e gjarprit!

    Reply to this comment
  13. Teli March 24, 12:11

    O Like ti je koka e krimit ne Shqiperi bashk me Berishen , mos beni sikur po ziheni …
    Mjaft me kto lojera o hajdut se nuk i han kush me ….
    PRISHE KUALICIONIN ME BERISHEN PA ZHURME PA GJE , SEPSE BETE NJE MARRVESHJE QE TE GJITH E KUPTUAN , QE TE JESH NE QEVERI PER TE MBROJTUR VETEN DHE FAMILJEN E BERISHES ….
    VIDEOT DHE DOSJET KUNDER NJERI TJETRIT I KENI VET JU .
    KUPTOHET QE EDHE SISTEMIN E DREJTESIS …..
    MJER SHQIPERIA QE JU KA JUVE…. …..FYTYRA TE QELBURA….

    Reply to this comment
  14. March 24, 12:20

    Nese do te kishte sikur 1% drejtesi , ky Braho do ishte i pari qe do arrestohej .

    Reply to this comment
  15. mrika vata March 24, 12:54

    ky vetem keto 2 vitet e fundit i ka depozitu 500 milion euro ne zivicer NE LLOGARIN EVET O TE NJEREZVE TE VET ME HUMB GJURME KY RJEPI SHQIPERINE DUKE E VJEDH… ILIR SHEIKU

    Reply to this comment
  16. KingBardhyl March 24, 15:30

    O bastarde te LSI-se,ju jeni po aq kriminele sa Berisha dhe pjella e tij. Pse nuk i beni publike videot por i perdorni per shantazhe ndaj njeri-tjetrit? Pse fshihni krimet e Sales dhe te familjes se tij mafioze?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin