Meta: Çdo shtet duhet të ofrojë ndihmë humanitare për emigrantët

September 8, 2016 10:40

Meta: Çdo shtet duhet të ofrojë ndihmë humanitare për emigrantët

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e shtetit shqiptar kundër ngritjes së mureve për emigrantët.

Duke folur në ditën e dytë të Konferencës së Ombudsmanëve që po mbahet në Tiranë, Meta tha se çdo shtet i prekur nga fluksi migrator duhet të tregohet human, përfshirë këtu edhe Shqipërinë brenda kapaciteve dhe mundësive të saj.

Meta: Kjo krizë e papreçedentë sidomos në hapësirën tonë të Mesdheut ka krijuar nëj situatë mjaft problematike dhe sfiduese në shumë aspekte, nga mbrojtja e të drejtave të njeriut deri tek flukset migratore si dhe rreziku i terrorizmit në Europë. Kryefjala mbetet mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe roli që çdo aktor shtetëror dhe shoqëria cilive në nivel kombëtar dhe ndërkombnëtar mund të dhe duhet të luajë në këtë aksion prioritar mbarë europian për zgjidhjen. Çdo shtet ka detyrimin tu ofrojë ndihmë humanitare njerëzve në nevojë. Dhe Shqipëria ka dhënë kontributin e saj dhe është e gatshme ta ofrojë në vazhdim brenda mundësive dhe kapaciteteve të saj. Ky kontribut lidhet jo vetëm me aspektin humanitar por dhe kujtesën historike të vendit tonë që ka përjetuar eksperienca tragjike të flukseve migratore pas viteve ’90.

Megjithatë sot kur vlerat europiane të solidaritetit janë më relevante se kurrë, sot kur duhet mbrojtur dinjiteti njerëzor dhe Europa duhet të kishte reaguar në terësi si një entitet dhe më i bashkuar ne përballemi me sfida të paprecedenta në drejtim të ruajtjes të drejtave universale njerëzore. Në kontekstin kombëtar por jo vetëm, roli i ombudsmanëve dhe mediatorëve në këtë sitatuë krize mbetet i pazëvendësueshëm dhe një garant i mirëqeverisjes. Shqipëria është e vendosur për të ecur më tej drejt integrimit të BE.E kemi bërë të qartë që në fillim të krizës se Shqipëria nuk beson në ngritjen e mureve.Në këtë situatë shqetësuese janë pikërisht solidariteti, humaniteti dhe ndarja e përgjegjësive mes vendeve të origjinës, tranzitit dhe destinacionit, vlerat të cilat vendet e prekura duhet të reflektojnë.

Nga ana tjetër Kryeparlamentari nuk anashkaloi dhe rrezikun e depërtimit të elementëve terroristë përmes flukseve migratore.

Meta: Nga ana tjetër rreziku me të cilin përballet sot çdo shtet i prekur nga kriza migratore e pakontrolluar është depërtimi i elementëve terroristë midis personave emigrantë, aktualisht të parregullt. Forcimi i kapaciteteve për verifikimin dhe regjistrimin sa më të saktë të personave që hyjnë në Shqipëri dhe shkëmbimi efikas i informacioneve me vende të tjera të trazitit të flukseve migratore ka shërbyer dhe do shërbejë si masë parandaluese për veprimtarinë e tyre që përbën kërcënim serioz për vendet pritëse.

September 8, 2016 10:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin