Meta dekoron diplomatin turk: Kontribut i jashtëzakonshëm

December 5, 2017 10:45

Meta dekoron diplomatin turk: Kontribut i jashtëzakonshëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekoruar ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, duke e cilësuar atë një personalitet në nivel ndërkombëtar. Në ceremoninë e dekorimit të diplomatit turk në ‘Hotel Tirana’, Presidenti Meta vlerësoi kontributin e Turqisë për vendin tonë, si dhe marrëdhëniet historike që gëzojnë dy vendet.

Më tej, Kreu i Shtetit vlerësoi dhe kontributin e Turqisë në pavarësinë e Kosovës, duke thënë se ky kontribut është gdhendur fort në memorien e shqiptarëve.

“Për kontributin, por edhe si shprehje të marrëdhënieve historike të dy vendeve tona. Sot dy vendet tona kanë një bashkëpunim në të gjitha fushat, janë anëtare të NATO, por dhe kontribuuese aktive në luftën kundër terrorizmit. Turqia ishte ndër vendet e para që mbështeti nëpërkëmbjen e Shqipërisë. Në memorien e shqiptarëve është gdhendur fort roli i Turqisë në pavarësinë e Kosovës. E vlerësojmë shumë çfarë ka bërë Turqia për ne, veçanërisht tre dekadat e fundit. e ardhmja e bashkëpunimit mes dy vendeve tona do jetë më e fortë, e sigurt dhe më e qëndrueshme. Sot jetojmë në një botë më të trazuar se kohë më parë, mjafton të përmendim krizat, miliona e miliona refugjatë”, tha Meta.

December 5, 2017 10:45
Komento

4 Komente

  1. vasili December 5, 11:33

    Normale,´´presidenti´´doc turko- shqiptar,produkt i haremit qe ngriti baba Dovleti,ne skerkat e Skraparit,ku asnje rob i vetem,nuk ka mbajtur emer kristian,natyrshem do ngreje ne sistem kete perversitet te papare historik.
    ´´Presidenca“shqiptare tani,mbaj jarit,ne vazhdim, eshte avanpost ripushtimi osman,mbasi saliu vllai shpirteror i metes tani po lufton ne prapavijat e armikut shqiptar europian.

    Reply to this comment
  2. Syri Shqiponjes December 5, 13:41

    Kete “neperkembjen” e ka thene ky apo e ka shkrujt gazetari/ja???

    Reply to this comment
  3. Syri Shqiponjes December 5, 14:58

    Nuk besoj te ket thene “Neperkembjen e Shqiperise o gazetar por “rimekembjen” po shifeni e degjojeni njehere se lat nam

    Reply to this comment
  4. alarm; falangat kriminale antishqiptare, duan te na asgjesojne, si komb . December 5, 16:06

    mor’, me doemos doni t’a ribeni turkun “vella” ? ngrihuni more reagoni, se kjo eshte goditja me e madhe qe i behet kombit shqiptar, qe nga epoka ilire, nga bandat tradhetare me ose pa pushtet . vellezer, jane gjithe kombet, qe ecin ne rrugen e demokracise europiane, po jo turqia e sotme, me slloganet e erdoganit, qe do te rikthej perandorine otomane, me pasojat e dikurshme .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*