Dekretohet ligji për amnistinë, lirohen 175 të dënuar

February 14, 2020 15:56

Dekretohet ligji për amnistinë, lirohen 175 të dënuar

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin për amnistinë që Kuvendi miratoi në datë 30 janar të këtij viti për lirimin e 175 të dënuarve.

Hapi i fundit për lirimin e të dënuarve që përfitojnë është botimi i ligjit në Fletoren Zyrtare.

Nga amnistia përfitojnë të gjithë të dënuarit që deri në datë 31 dhjetor të vitit të kaluar janë dënuar me vendim të formës së prerë.

Përfitojnë burrat të dënuar deri në 2 vite dhe në moshën mbi 60 vjeç, që llogaritet se janë 150 në total, 23 gra dhe 2 të mitur, ndërsa 29 gra përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit.

Përveç ligjit të amnistisë, kreu i shtetit ka dekretuar edhe pesë ligje të tjera.

Konkretisht ligjet e dekretuara sot nga Presidenti janë:


1
. Ligji nr. 5/2020 “Për dhënie amnistie”;
2. Ligji nr. 6/2020 “Për pranimin e instrumentit të amendamentit të Kushtetutës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 1986”;
3. Ligji nr. 7/2020 “Për ratifikimin e konventës së Minamatës “Për mërkurin”;
4. Ligji nr. 8/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për themelimin e qendrave kulturore dhe informative në Republikën e Shqipërisë dhe të qendrave kulturore dhe informative në Republikën e Maqedonisë së Veriut”;
5. Ligji nr. 9/2020 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aneksin VI të konventës ndërkombëtare detare “Për parandalimin e ndotjeve nga anijet, 1973”, të ndryshuar me protokollin e vitit 1978 (MARPOL 73/78)”;
6. Ligji nr. 10/2020 “Për ratifikimin e protokollit të gjashtë shtesë të Marrëveshjes për Forcën Shumëkombëshe të Paqes në Europën Juglindore”.

 

l.h/ dita

February 14, 2020 15:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*