Meta dekreton Ramën. Ruçi: Presim Kushtetuesen

January 18, 2019 15:27

Meta dekreton Ramën. Ruçi: Presim Kushtetuesen

Presidenti i Republikës dekretoi shkarkimin e Ditmir Bushatit si ministër i Jashtëm dhe emërimin në vend të tij të kryeministrit Rama.

“Emërimi i Kryeministrit edhe në detyrën e ministrit është një rast i veçantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Presidenti i Republikës vlerësoi këtë propozim në përputhje me frymën që përcjell Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në komunikatën për shtyp të Presidencës.

Presidenca shpjegoi se kreu i Shtetit ka bërë një interpretim të zgjeruar të dispozitave kushtetuese.

“Ushtrimi i detyrës së ministrit nga Kryeministri është një veprimtari shtetërore që shtrihet brenda sferës ekzekutive pjesë e kabinetit qeveritar, struktura e të cilit është në të drejtën e Kryeministrit për t’u propozuar”, lexohet më tej në deklaratën e zëdhënësit për shtyp të presidentit.

Sipas presidentit, ky vendim synon të shmangë çdo mundësi për krijimin e një krize institucionale në Shqipëri.

Por, mazhoranca mendon se kreu i Shtetit nuk u udhëhoq nga i njëjti parim kur refuzoi të shprehej me dekret për propozimin e Gent Cakajt për ministër të Jashtëm.

“Ajo që thotë Kushtetuta është që presidenti, për të gjitha kompetenca që ka duhet të shprehet me dekret. Edhe kur e jep pëlqimin, edhe kur nuk e jep pëlqimin, pra ka kundërshtim, duhet të nxjerrë dekret. Megjithatë, le të presim ditën dhe orën që Gjykata Kushtetuese të ngrihet, e lidhur me këtë interpretim qoftë edhe timin, le të shprehet edhe ajo, e ne të heshtim të gjithë”, tha Ruçi.

Por, a është penduar Gramoz Ruçi që votoi Ilir Metën për president?

“Unë nuk pendohem asnjëherë për votën që jap. Kam pritur dhe pres që Ilir Meta të zbatojë Kushtetutën si president i vendit”, tha kryeparlamentari Ruçi.

l.h/ dita

January 18, 2019 15:27
Komento

3 Komente

  1. Kris 1 January 18, 17:02

    Kur eshte pa fustan eshte bueee shtetformues

    Reply to this comment
    • besa January 18, 20:11

      Kris, akoma ne breke te Saliut?! Qysh duron, qofsh ti qe je. Po s’behi kurre njerez ju, kurrizin vetem varria do tu a drejtoje.

      Reply to this comment
      • kris 1 January 19, 03:21

        Saliu eshte pa breke se po ja rruan Ramadani por Te lutem dil nga citjanet qe Te shohesh bote dhe Jo lesht e rilindjotit

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim