Meta dhe Haxhinasto inaugurojnë stacionin e trenit në Kashar

May 26, 2015 15:00

Meta dhe Haxhinasto inaugurojnë stacionin e trenit në Kashar

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto si dhe ai i Mjedisit, Lefter Koka inauguruan të martën stacionin e ri të trenit, të vendosur në Kashar, ndërsa udhëtuan drejt Vorës me tren.

Kreu i Kuvendit, Meta gjatë fjalës së tij theksoi se është prioritet zhvillimi dhe modernizimi i rrjetit hekurudhor shqiptar.

Pas 22 vitesh rikthimi në udhëtimin me tren, Meta rikujtoi kohën kur shkonin në plazh ditën e djelë por ai vuri në dukje përmirësimin e kushteve, ndërsa përgëzoi Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave, e ministrinë e Transportit për vërmendjen e kthyer për rehabilitimin dhe përmirësimin e kushteve të transportit me tren për qytetarët.

DSC_0166“Është kënaqësi që po rikthehet vëmendja në rehabilitimin e transportit hekurudhor. Kushtet tashmë janë shumë komode dhe më të lumturit sigurisht duhet të jenë studentat nga Durrësi, si gjithmon por besoj edhe të tjerët të cilët do të ndjekin transportin hekurudhor, edhe për arsye të komoditetit, por të mos harrojmë edhe për arsye të kostos shumë më të ulët dhe të përballueshme “, shtoi ai.

“Shpresojmë në rezultate të tjera të prekshme për hekurudhën, si ai i 2-fishimit të volumit të transportit të mallrave në 2014″, deklaroi Meta.

Por, tha Meta më tej, zhvillimi i sistemit hekurudhor, modernizimi i tij është prioritet dhe se pa të nuk mund të ketë një zhvillim më të shpejtë të ekonomisë sonë dhe një faktorizim të shoqërisë në të gjithë zhvillimet rajonale.

DSC_0134“Është pozitive që është dyfishuar transporti i mallrave përmes sistemit hekurudhor gjatë vitit të fundit, por mundësitë janë shumë më të mëdha dhe jam i bindur që përpjekjet që po bëhen për ta lidhur më mirë sistemin tonë hekurudhor me rrjetin ndërkombëtar do të na ndihmojnë që Shqipëria të bëhet një faktor kyç për zhvillimin e rajonit dhe një korridor i rëndësishëm për transportin e mallrave por edhe të pasagjerëve”, deklaroi Meta.
Kreu i Kuvendit theksoi se është detyrë për kryetarin e ardhshëm të bashkisë, Erion Veliaj, dhe e ministrit të Transporteve zgjidhja për hapjen e stacionit të trenit në Tiranë. “Hekurudha është në drejtimin e duhur, por duhet të ecim më shpejt”, deklaroi Meta.

DSC_0072Ndërsa ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto informoi mbi nisjen e një projekti të rë e të rëndësishëm siç është ai i rinovimit të mjeteve për pasagjerët, me resurset financiare të vetë hekurudhës. Sipas ministrit Haxhinasto biletat në linjën Kashar-Durrës është 100 lekë, të cilën ai e cilësoi si kosto e konkurueshme që do të krijojë lehtësi edhe për studentët. Ministri informoi po ashtu se brenda vitit do të jetë gati edhe studimi fisibilitetit për linjën Tiranë-Rinas-Durrës dhe projekti për tërë rrjetin hekurudhor.

“Një konstruksion i cili është bërë me resurset e veta të Hekurudhës Shqiptare dhe ka kushtuar rreth 5 milion lekë” deklaroi ministri Haxhinasto ndërsa shtoi se me këtë investim që nuk është i madh mund të shikohet diferenca e madhe që ka sjellë , ashtu si dhe një cilësi shërbimi dhe me kosto tepër të ulët krahasuar edhe me flotat e tjera të transportit.

DSC_0079Sipas kreut të transporteve, kostoja e udhëtimit Kashar-Durrës me tren është 70 lekë dhe 30 lekë Tiranë – Kashar me autobus , që do të thotë një kosto shumë konkuruese për këtë segment të rëndësishëm që në fakt është më i rëndësishmi i rrjetit tonë hekurudhor.

May 26, 2015 15:00
Komento

20 Komente

  1. Ledi May 26, 16:45

    Investimi I bere nga Aleanca e Vjedhjes dhe mashtrimit sot ka dalur bllof ! ka dalur huq per shume arsye… Nuk mund te beshe nje investim per efekte elektorale por edhe nqs e ben ne kundershtim e cdo lloje morali nuk mund te genjesh njerzit ! Njerzit nuk kane ne voj ne per investime qe I genjejne . njerzit kane ne voje per nje inevssit apo per nje hekurudhe dhe tren bashkoheore dhe jo per te rikostruktuar nje tren muze te komunizmit ! Deshtuan sic kane deshtuar por kete deshtim do e marrin vesh me 21 qershor !

    Reply to this comment
    • Alban May 26, 18:21

      Para se te shkruash e te japesh mend ik meso te shkruash shqip. IDIOT

      Reply to this comment
    • adri May 27, 06:15

      Bravo. Ja nje iniciative ne ndihme te shqipetareve. Treni eshte mjet i trasportit publik tejet i nevojeshem dhe jo vetem por eshte nje shtyse e fuqishme dhe e pazevedesueshme per zhvillimin e ekonomise se vendit. Te tjeret qe flasin ose jane shofere furgonesh ose jane mesuar te hane pa punuar ne kohen e Berishes.
      Kane bere cfare kane bere kjo eshte nje arritje e shkelqyer. Boll abuzuan furgonet dhe varferuan shqipetaret e varfer.
      Kjo eshte tamam rilindje.

      Reply to this comment
  2. seVret Katovica May 26, 16:51

    Hiquni shallin e kuq fatorinove se jane kAmuniste!

    Reply to this comment
    • lumasi May 26, 19:30

      o sevret!

      po treni nuk është i kohës xhaxhit! në atë epokë ka ngecur hekurudha shqipëtare.

      më fal është shalli që prish punë.

      Reply to this comment
  3. Qytetari May 26, 16:54

    Ja injorantet. Si Iliri dhe Haxhiu i Nastos. Inagurojnë stacionin e trenit në një fshat të Tiranës. Kudo, në Itali, zvicer, Francë, në vendet nordike, Gjermani, londer. Stacionat e trenave janë pothuajse në qender të qyteteve. Në Shqiperi i heqin. Ku kishte më bukur. Sspo zbrisje nga treni dilje në bulevard. Në sfond dukesh Universiteti. Tamam idjot.

    Reply to this comment
    • aty May 26, 18:35

      Ju kini te drejte por Meta e Haxhinasko nuk kane hypur ne tren ,kur vene jashte shtetit levizin me avion e makine, treni eshte skomodo per ata.Ishte budalla ai i pari qe e kishte bere stacionin mu ku fillon bulevardi.Por keta mendojne pervte gjithe , te hane te gjithe nga pak trena e autobuza.

      Reply to this comment
  4. Illo May 26, 17:27

    Trena te rikonstruktuar ka ne Amerike . I. Foto

    Reply to this comment
  5. emigranti May 26, 17:39

    Tirane 1947 . Sot u inagurua sta. Trenit ku mori pjese sh. Enver……………Phhhuuu MASKAREJ DHE HAJDUTA.

    Reply to this comment
  6. ilirjan May 26, 17:43

    O liro ore, po me ato vagonat qe erdhen dhurate at’here kur qeverisje ç’po behet se sikur u harrua o kodosh o kodosh,….

    Reply to this comment
  7. latifond May 26, 20:01

    Pse egziston treni ?Cilat linja funksionojne?

    Reply to this comment
  8. Arben May 26, 20:27

    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG

    DHE SEKUESTRIM PASURIE.

    PER ILIR MUTIN DHE GJITHE LSI.

    Reply to this comment
  9. kuq e zi May 26, 20:52

    PO CA NA DUHET TRENI NE SHQIPTAREVE, TRENI NUK NDALON CDO 500 METRA SI FURGONI,,, HAJDE DURRES -TIRANE FURGONI U NIS,,,, TRENI NE KETO 25 VJET U BO SI MOLLA E NDALUEME,, ISHTE VETEM NJE KUJTIM I LARGET,,, 25 VJET SHTET PA HEKURUDHE,, ASNJE INVESTIM PER HEEKURUDHEN,, PO NE FAKT NE SHQIPTARET NUK PRETENDOJME TE UDHETOJME ME TREN,, NE NA DUHEN VETEM RRUGE DHE AUTOSTRADA SE NE UDHETOJME VETEM ME MAKINA, SE EDHE PER KAFE QE E KEMI VETEM 100 METRA NGA SHTEPIA NE DO SHKOJME ME MAKINE,,,, MENTALITET KOTI,,,,DOMETHENE PORDH SYFYRI,,, NUK E KUPTOJNE QE HEKURUDHE ESHTE JETE DHE ZHVILLIIM, SHTETET E FUQISHME NJIHEN NGA METROT DHE HEKURUDHEAT,,,, DISA E LIDHIN ME POLITIKEN, PO TE PAKTEN DO KENE MUNDESI TE UDHETOJNE KOMOD NGA KASHARI NE DURRES,, MJAFTON MOS TI SHKULIN SEDILET E T COJNE NE SHTEPI, APO TI SHESIN PER SCRAP,,,,,,

    Reply to this comment
  10. Darius May 26, 21:56

    Sa bukur qenka lyer Treni,akoma ai me qymyr eshte??

    Reply to this comment
  11. lili May 27, 04:17

    Shyqyr qe nuk leçon se do kishte mesuar se Franca do me zevendsuar trenin me autobus à ne shumicen e trenave Jo direkt-intercity,qe eshte ma cost effektiv,pra ma e lire, ma flexible e ma e qendrueshme!

    Reply to this comment
  12. lili May 27, 04:26

    Po te kishin mend ,do shikojshin alternativa tjera. per transportin e mallerave ,se per passager et furgonat e autobus et po e krye mire punen pa pas ur nevoje per trenin :nje kanal Durrës tirana do mjaftonte me heq prej autostrades gjithe kamionet edhe do kushton in fine ma lire sepse transporti fluvial ka koston ma te lire nga gjithe format e transportit,plus kanali do te perdoret per vaditje,do freskon ajrin edhe ne rast permbytje do mbledh ujerat…

    Reply to this comment
  13. era May 27, 05:37

    C’na shohin syte e degjojne veshet!
    Filloi edhe Meta me inaugurime?
    Sa lezet, o sa lezet qe paska…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*