Meta: Dhuroni gjak për fëmijët talasemikë

May 8, 2019 12:44

Meta: Dhuroni gjak për fëmijët talasemikë

Në kuadër të Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë të rinjtë dhuruan vullnetarisht gjak për personat e prekur nga kjo sëmundje.

Presidenti Ilir Meta vizitoi të rinjtë në Qytetin Studenti që dhuruan gjak për fëmijët talasemikë, dukë u bërë thirrje të gjithëve të përfshihen në këtë kauzë humane.

Shumë i lumtur të rikthehesha sot në Qyteti Studenti, në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë, që përkon me 1-vjetorin e Aleancës për Dhurimin e Gjakut, por edhe me 20-vjetorin e Shoqatës së Talasemikëve Shqiptarë, për të takuar të rinj e të reja, të cilët me vullnetarizëm organizuan një seancë dhurimi gjaku, si akt humanizmi e solidariteti për personat e prekur nga kjo sëmundje.

Frymëzues akti i 20-vjeçarit Endri Gjoshi, i cili sot, në ditën e tij të lindjes, dhuroi gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë duke premtuar se do të vijojë të jetë një dhurues vullnetar i rregullt.

I ftoj të gjithë të rinjtë të përfshihen në këtë kauzë jashtëzakonisht humane.”

 

b.b/dita

May 8, 2019 12:44
Komento

2 Komente

  1. Iliria e bashkuar May 8, 14:47

    O Shqiptar mos mendoni vetem per dhenie gjaku. Hapni shkolla per Naturopath dhe merni Chlorella dhe Spiruline. Mos u martoni dhe mos beni femij nese jane burre e grau me anemi, ndryshe me semundje gjaku ne farefis.

    Reply to this comment
  2. C'a bohet kshtu May 8, 17:57

    Sa gjak u ka pire shqiptare shushunja Meta nuk ka kandar qe t’a peshoj, i do ndaluar ky “dhurim” se do te injektoj gjakun e hajdutit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*