Meta: Dialog për implementimin e reformës në drejtësi

December 12, 2017 18:05

Meta: Dialog për implementimin e reformës në drejtësi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ministrin italian të Drejtësisë Andrea Orlando, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë takimit, Meta ka shprehur mirënjohjen për ndihmën që Italia i ka dhënë Shqipërisë në fushën e drejtësisë.

Presidenti është shprehur gjithashtu se duhet të implementohet reforma në drejtësi dhe forcat politike duhet të krijojnë urat e dialogut konstruktiv.
“Me kënaqësi te veçantë takova sot Ministrin Italian të Drejtësisë Andrea Orlando, të cilit pasi i shpreha mirënjohjen për ndihmën që ky vend mik i ka dhënë Shqipërisë në fushën e drejtësisë, nënvizova se në Shqipëri është shumë e rëndësishme implementimi i reformës në sistemin e drejtësisë ku forcat politike parlamentare pa vonesë duhet të krijojnë urat e dialogut konstruktiv, sa më shpejtë me qëllim që procesi të udhëhiqet e të vendoset në shinat kushtetuese dhe Veneciane, në frymën e konsensusit të arritur më 21-22 korrik 2016”- ka thënë Meta.
December 12, 2017 18:05
Komento

3 Komente

  1. Arber December 12, 19:52

    Meta – dialog per te mos prekur floririn ne Angli.

    Reply to this comment
  2. 3 MILION KOKE PALARE December 13, 08:57

    PO TI JE SIMBOL I UNITETIT KONSENSUSIT APO KORRUPSIONIT DAJ META!?

    Reply to this comment
  3. Drejtesia do te behet, doni apo nuke doni ju o mije kenetash e mizakali. December 13, 10:40

    Pritja e ministrit te jashtem te Italis, ne sallen e pritjes qe dominojne dy flamure shqiptare, nje flamure qe e kane te gjithe shqiptaret neper shtepia, dhe tjetri ai si i berishovicit, pra nje presidence me dy presidente. Turp, flamuri kombetare eshte nje dhe nuke mund te tjetersohet sipas oreksit te jashteqitjes shqiprare ne politikat sunduese te Tiranes zyrtare.Mjaft eshte Mjaft,c’do shtremberim, pra defoformim jasht flamurit te ligjsshem, do te thote perdhosje e Tij dhe duhet pergjigjet para ligjit. Dhe kete e verteton dhe qendrimi i metovicit ne poltronin e kuq te presidentit, ne krahasim me qendrimin e ministrit italian, packa se vjen nga nje vend qe dikure stimuloje mafjen ne pushtet, por me qendrimin e Tij ne poltron, flet si qytetare dhe jo si nje malok i jashteqitjes shqiptare.Ai politikan qe zbret nga zgafellat e errta te politikes shqiptare dhe i dhurojne jasht c’do ligji poltronin e presidences, me e pakta nga mazhoranca krenare por e dhjere, qe doli nga zgjedhjet e fundit parlametare, eshte ti mesoje se si te sillet dhe te qendroje ne poltronin e presidentit, dhe jo te rreklamoje idjotesite e tije. Dridhuni e perdridhuni, po vjen minuti qe nga trasta pemet e kalbura jasht do t’hidhen, duan apo nuke duan metovicet, berishovicet, bashovicet dhe ramovicet ne drite e hije me shoke e shoqe.Drejtesia do te behet se e ka kerkuar SOVRANI, USA dhe BE-ja, sado pushtete te rrembeni, dhe leke te piset qe te keni, ju o djaj me futyre njeriu me mijra krime e superkorruosione nje fund te turpshem,te shpejte dhe pa kthim do te keni, ku e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje enderr, dhe e nesermja si te pandreqshem qe mbetet, ne burg ne nje ferr pa fund. Besoni, kohes se skenareve te peshtire te buces komuniste-nazifashiste e terrorriste i mbaroje vaji kandilit. Bashkepunimi me drejtesine, dhe dorheqja nga pushteti do te ishte me e mira, se krekosja si nje malok i panxene ne plotronin e kuq me nje zemer te zeze sterre. Ora tik-tak-tik-tak-tik-tak-tik-tak, ajo hecen dhe nuke ka leke te piset, apo pushtet brenda djallit qe ta ndale, se kohen e ka bekuar ZOTI .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*