Meta: E rëndësishme që të mbyllet kapitulli i zgjedhjeve me probleme

May 25, 2018 15:10

Meta: E rëndësishme që të mbyllet kapitulli i zgjedhjeve me probleme

Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar me presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe sekretarin e përgjithshëm të asamblesë, Roberto Montanella.

Presidenti vuri në dukje se Shqipëria mbështet të gjitha aktivitetet e OSBE-së dhe jep kontributin e saj modest por të vendosur.

Vëmendje, tha Meta është përqendruar në zbatimin e reformave në fusha kyçe që lidhen me përparimin drejt integrimit evropian, duke shpresuar që në qershor Këshilli Evropian të vendosë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Ndër sfidat e afërta, Presidenti Meta nënvizoi domosdoshmërinë e përparimit me reformën zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR. “Është tejet e rëndësishme që Shqipëria të përmbyllë një herë e mirë kapitullin e zgjedhjeve me probleme”, theksoi Kreu i Shtetit.

o.j/dita

May 25, 2018 15:10
Komento

2 Komente

  1. Fat man May 25, 15:34

    Shqiperia nuk eshte ndonje vend afrikan, apo Ukrahine, Bjelloruri etj i dime shume me mire standartet qe na rekomandon OSBE/ODIHR dhe nuk kemi nevoje per keshilla, apo ku do te paguhen puninjesit e tyre me rroga super super te majme.
    OSBE/ODIHR rri ne Shqiperi se ka hajdute me bllok ne dore si Likja – Mona dhe Sali qe vetem vjedh zgjedhje dhe akuzon te tjeret.
    Keto dy organizata duhet te deboheshin me kohe nga Shqiperia, mjaft me.
    Zgjedhjet ne Shqiperi garantohen vetem me plasjen ne burg te serbit Sali Kar-axhic, te tjerat jane llogje (loqe) Kavaje.

    Reply to this comment
  2. Moisiu May 25, 16:24

    Ne Shqiperi komandojne agjensite e huaja te spiunazhit.Ne Shqiperi duhet ta marri ne dore ushtria.Te arrestoje berishen bashen liken e kompanine e tyre.Nje gjykate speciale ti denoje per tradheti te larte te vazhdueshme ne kohe.Dhe ramen me akuzen per paftesi ne drejtimin e vendit per shkak te perdorimit te droges.Dhe shoferi denohet ku nget makinen ne rast se ka konsumuar alkol.Kur te kete pastruar vendin nga keta esadist te behen zgjedhjet e reja.Vetem keshtu eshte zgjidhja.Vetingu qe ta ben amerika dhe evropa jane nje mashtrim kolosal.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*