Meta falenderon ish-ministrin socialist për mbështetjen: 2 marsi për të ardhmen e Shqipërisë

February 21, 2020 19:29

Meta falenderon ish-ministrin socialist për mbështetjen: 2 marsi për të ardhmen e Shqipërisë

Presidenti, Ilir Meta, ka falenderuar përmes një postimi në facebook ish- deputetin dhe ish-ministrin socialist, juristin e njohur Elmaz Sherifi për mbështetjen publike që i jep kauzës së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, si çështje e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim.

Përsa i takon vërejtjeve që ka ndaj Ilir Metës në të shkuarën, Presidenti e siguron se ai vetë ka shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën.

Por e falenderon Sherifin që e kupton shumë drejt se në 2 mars bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e Shqipërisë.

“Nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese me integritet.Mbi Kushtetutën qëndron vetëm populli dhe Zoti!Presidenti i nënshtrohet vetëm vullnetit të tyre!Nuk ka Shqipëri pa shqiptarë” shkruan Meta duke i ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në tubimin e thirrur prej me 2 mars në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

l.h/ dita

February 21, 2020 19:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim