Meta flet për kritikat e Blushit dhe Nanon

March 19, 2016 14:53

Meta flet për kritikat e Blushit dhe Nanon

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrimit, Ilir Meta, pas daljes nga Kongresi i PS-së ka dhënë një prononcim për mediat duke komentuar edhe përplasjen mes Edi Ramës dhe Ben Blushit.

Kreu i LSI-së e konsideroi debatin brenda PS-së si fenomen të pranishëm në çdo kohë.

“Debati nuk është një gjë e re, debate kemi pasur vazhdimisht, brenda koalicionit për çështje të caktuara, brenda grupeve parlamentare, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. PS ka të gjithë eksperiencën besoj për ta zhvilluar debatin në mënyrë demokratike dhe për të përfituar nga debate, jo vetëm PS por i gjithë vendi”, tha Meta.

I pyetur nëse ky debat mund të çojë në krijimin e një forcë të re politike brenda së majtës, Meta tha se Kongresi duhet t’i shërbejë përmirësimin të qeverisjes.

“Nuk kam dëgjuar që dikush ka shpallur ndonjë alternativë për të krijuar ndonjë forcë të re politike dhe absolutisht besoj se ky Kongres do t’i shërbejë përmirësimin të mëtejshëm të qeverisjes së vendit që e presin të gjithë progresistët, socialistët dhe të gjithë shqiptarët”, tha Meta.

Ndërsa i pyetur për mungesën e Nanos në Kongres, Meta u mjaftua të thotë se “gjithëpërshirja është gjithmonë gjë e mirë”.

March 19, 2016 14:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*