Meta flet për “puçin” ndaj Ramës dhe bisedën telefonike me Berishën

August 4, 2016 21:50

Meta flet për “puçin” ndaj Ramës dhe bisedën telefonike me Berishën

 

Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit dhe LSI­së ka folur për temat e nxehta politike për të cilat është aluduar shumë ditët e fundit.

Meta ka sqaruar “përplasjet me Ramën”, idenë për krijimin e një qeverie teknike si dhe për takimin me Rexhep Meidanin dhe Koço Kokëdhimën. Ai tha se nuk ka plane për asnjë “puç” ndaj Ramës, duke iu referuar kështu takimeve të fundit me ish-­Presidentin dhe ishdeputetin e PS-­së.

Për idenë e një çarjeje të koalicionit PS-­LSI, Meta tha se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes dhe se takimi i tij i fundit me Ramën ka qenë për miratimin e 7 ligjeve pas kalimit të reformës në drejtësi.

Ai foli për largimin nga Kuvendi në momentin që Rama mori fjalën para miratimit të reformës në drejtësi dhe për takimin e tyre më 3 gusht në vilat qeveritare në Durrës. Aleati kryesor i koalicionit qeverisës tha se bashkëpunimi PS-­LSI nuk ka asnjë arsye që të mos çohet deri në fund siç është edhe marrëveshja e nënshkruar para zgjedhjeve të fundit parlamentare.

 

INTERVISTA

E them për koalicionin, sepse, në fakt, keni pasur takime me z. Basha. Duket se ka një lloj zbutjeje me z. Basha. Nuk kam ndër mend të risjell intervistën që dhatë te Zëri i Amerikës, ku për të shprehët një farë vlerësimi…

Unë nuk mund të mos vlerësoj faktin që z. Basha ka treguar një qasje konstruktive, të paktën nga takimi i parë që unë kam zhvilluar më 12 qershor. Nuk e harroj këtë datë, sepse kjo është ditëlindja e Partisë Socialiste, por qëlloi që ishte edhe ditëlindja e z. Basha.

Pra, nga ai takim unë kërkova mirëkuptimin e opozitës për procedurat parlamentare të miratimit të reformës në drejtësi, në mënyrë që të mos fillonim me kontestime, sepse është një histori e gjatë dhe vetëm konsensusi mbylli shumë çështje, të cilat mund të ktheheshin në një pengesë, ose të minonin të gjithë legjitimitetin dhe ecurinë e kësaj reforme shumë të rëndësishme dhe shumë jetike.

Pra, nga ai moment e deri tani qasja e tij mendoj se ka qenë shumë më konstruktive sesa unë kam menduar apo mund të kem paragjykuar për shkak të informacioneve të ndryshme, apo paraqitjes mediatike të pozicionit të Partisë Demokratike.

Dhe kjo nuk ka lidhje me koalicionin PS-LSI, por ka lidhje me reformën në drejtësi dhe reforma në drejtësi është një çështje shumë më e madhe sesa çështja e koalicionit. Mendoj se edhe miratimi i reformës me konsensus është një kontribut për ecurinë më të mirë të këtij koalicioni dhe të vetë qeverisë, sepse është mundësia për të punuar në një klimë politike më të qëndrueshme dhe me më pak tensione, në rast se do të ndodhte e kundërta.

Si po funksionon koalicioni në opinionin tuaj? Do t’ju bëj një pyetje që po qarkullon: a do të ketë zgjedhje të parakohshme, qeveri teknike? Do t’i mbyllni këta 4 vjet së bashku me Edi Ramën në koalicion?

Unë besoj patjetër, për arsye se ne kemi një marrëveshje dhe kemi maxhorancën e duhur për të përmbushur këtë marrëveshje dhe pritmëritë e qytetarëve që e kanë votuar këtë koalicion.

Dhe jo vetëm ata që kanë votuar koalicionin, por qeveria është përgjegjëse, gjithashtu, për të gjithë qytetarët e këtij vendi, edhe për ata që nuk e kanë votuar, apo nuk do ta votojnë. Kështu që unë besoj se nuk ka asnjë arsye këtu për çështje si qeveri teknike, qeveri ekspertësh. Unë mendoj se ka ndodhur një mbivendosje e panevojshme, sepse kur unë kam bërë një propozim, ju e përmendët, nuk ka qenë në funksion të krijimit të një qeverie ekspertësh, por një zgjidhje në një situatë ngërçi kur ditët po fironin dhe po shkonin drejt datës 21 korrik.

Pra, kishim një afat me Bashkimin Europian, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të përmbyllnim disa procedura. Konsensusi, sipas meje, ishte shumë pranë, por nuk po merrej përgjegjësia për të realizuar këtë konsensus dhe për asgjë mund të sakrifikohej një gjë shumë e madhe. Atëherë, gjithçka ishte në funksion të miratimit të reformës dhe kapërcimit të atij mosbesimi që, sipas meje, dukej te fakti që ndoshta opozita, më shumë sesa çështje konkrete, kishte shqetësimin që kjo qeveri apo kjo maxhorancë, Rama-Meta, do të përdorte ekzekutivin për të ndikuar në kapjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

Por kjo çështje u kapërcye. Partia Demokratike nuk vuri një kusht të tillë. Ajo kishte përmbushjen kryesisht të rekomandimit 88, i cili pothuajse u përmbush dhe çdo gjë vajti shumë mirë. Pastaj qeveria teknike, që ka kërkuar zoti Basha, e ka kërkuar prej kohësh, e ka kërkuar prapë dhe do ta kërkojë prapë.

Opozita gjithmonë kërkon zgjedhje të parakohshme. Mbaj mend vitet ‘92-‘96, kur kam qenë në opozitë për herë të parë me Partinë Socialiste, e cila ajo ishte e papërfillshme për sa i takon peshës në Parlament, pasi Partia Demokratike kishte 80% mos më shumë, ne që 6 muajt e parë kërkonim zgjedhje të parakohshme dhe deri në fund nuk u lodhëm së kërkuari zgjedhje të parakohshme.

E keni përmendur këtë: “Ne jemi në një demokraci të pakthyeshme, ata që sot janë në maxhorancë, mund të jenë nesër në opozitë dhe anasjelltas”.

Patjetër, kjo është e vërteta. Pas 26 vjetësh unë besoj se të gjithë duhet të jemi më pak emocionalë, duhet ta vendosim veten tonë edhe në pozitën e kundërshtarit, sepse ndonjëherë kur je në pushtet ndihesh në një pozitë shumë më komode.

Duket sikur do të jesh gjithmonë, aq më tepër ky politikan, me përvojën që kam, që kam qenë në pozita të ndryshme Kryeministër, tre herë Zv.Kryeministër, në opozitë e kështu me radhë. Mendoj se një ftesë për të gjithë për ta parë veten edhe në pozicionin e kundërshtarit, është e mirë dhe na ndihmon për të qenë më realistë dhe më me këmbë në tokë.

Për të dhënë zgjidhje të qëndrueshme për vendin, sepse ato që sot duken si të drejtat e opozitës ose si garanci të opozitës, nesër do të jenë garancitë e tua.

Ju keni qenë në qeveri me z. Berisha deri në vitin 2013, një nga elementet që u fol gjatë për rrëzimin e z. Berisha, e qeverisë së tij ishte arroganca, por koalicioni në të cilin ju jeni, a mendoni se është arrogant? Qeverisja e Ramës është arrogante në opinionin tuaj?

Unë besoj se në përgjithësi ne shqiptarët duhet të jemi më të përmbajtur në administrimin e pushtetit. Edhe unë kam qenë Kryeministër, mund të kem bërë sjellje arrogante apo të forta, që mund të vijnë edhe nga mungesa e eksperiencës dhe nga dëshira një herë për të demonstruar pushtet, sidomos kur opozita kërkon të të provokojë, por besoj se gjithmonë është më e mirë toleranca sesa arroganca, sidomos kur je në pushtet.

Kush mbizotëron në qeverinë “Rama”, sipas opinionit tuaj, sepse atje janë edhe ministrat tuaj, besoj se e bëni një analizë të punës së qeverisë?

Besoj se sot nuk jemi mbledhur për të bërë një analizë të punës së qeverisë…

Në opinionin tuaj si po funksionon…

… dhe nuk mund ta bëj në mënyrë të nxituar. Unë mendoj se qeveria në tërësi përpiqet të përmbushë angazhimet e saj. Unë gjithmonë kam qenë dhe mbetem partizani i vetpërmirësimit çdo ditë, duke filluar me veten time, në detyrën time, apo si politikan në tërësi dhe me gjithë të tjerët.

Ajo që unë besoj se është më e rëndësishme në vendin tonë është të kuptojmë se nuk kemi kaq shumë energji për të harxhuar për konfliktet, që nuk na ndihmojnë t’i zgjidhim çështjet që ndihmojmë vendin dhe qytetarët tanë sot dhe në perspektivë dhe jemi vend shumë i vogël për të qenë në një luftë të pandalshme të vazhdueshme, mjaft të kushtueshme, e cila reflektohet shumë në shoqëri për shkak të politikës, pra nuk është një luftë që vjen nga poshtë, është një luftë që vjen nga lart, nga deklaratat….

 

 

Telefonata me Berishën

Meta gjatë intervistës për “Abc News” foli dhe për një telefonat që kishte pasur me ish-Kryeministrin Sali Berisha me të cilin ka bashkë qeverisur në vitet 2009-2013. Kreu i LSI-së bëri të ditur se biseda e tyre kishte ndodhur dy ditë para miratimit të reformës në drejtësi në Parlament.

“Me Berishën kam pasur një bisedë në telefon dy ditë para miratimit të reformës. Nuk ia kisha numrin në telefon, numrin e tij ma dha z. Bylykbashi. Folëm për legjendën që reformën e bllokon z. Berisha”, tha Meta.

 

Marrë me shkurtime nga Abc News

 

 

August 4, 2016 21:50
Komento

6 Komente

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... August 5, 00:12

    Skraparllinte ne dukje duken trima, por ne bark kane nje lepur te madh.
    Kete po e ilustroj me nje shembull te kriminelit Sulo Gradeci nga Skrapari ku pula ha gur dhe mut se gje tjeter nuk a se cfare te haje.
    Sulo Gradeci kishte nje jete qe flinte ne kembet e diktator Hoxha si roje personale dhe oksigjen kishte pordhet e diktatorit, per kete trapi Sulo ka botuar edhe nje liber qe 25 vite roje si qen ishin pak te kishte jete do te sherbente edhe 500 vjet (cfare trapi).
    Me ardhjen e “Demokracise” ku ne krye u vu komunisti 24 karat Saleh Rame Sheqere Berisha nga Vici-doli, ne kembim te lirise per te mos e plasur brenda kete qyrravec Skrapari, i dorrezoi te gjitha filmimet private te diktatorit Hoxha edhe kur ai ishte budallallepsur dhe planet 5 vjecare i kalonte ne vite ’30 te shekullit te kaluar. Ky pra ishte qeni besnik i Partise Komuniste dhe i Diktatorit.
    Nga ky perjashtim qe e kane ne gen skraparllinte trapa nuk mund te beje edhe Ilir Floriri (damken ja ka vene Salehi) kur vodhi thesarin ne Krabe ne kohen qe ishte Kryeminister i PS.
    Ilir Kokekatrorit Floririt hajdut me ze e me figure ne asnje rast nuk mund t’i zihet bese, bese i ze vetem i pabesi Saleh qe qeverisen, vrane dhe vodhen per kater vite bashke.
    Persa kohe xhepat ne forme thesi te Likes mbushen nga parate e vjedhura aleanca vzhdon, ne te kundert gruaja qe ka ne shtepi me fytyre burri apo kau dhe hunde derri, Monika Kryekokemadhi ish mesimore tek FRESH e ze me shkelma, se ka zene vendin e Nexhmijes te cilat jane edhe prej nje krahine.

    Reply to this comment
  2. adil August 5, 00:20

    kuvendi duhet te kete numrat e telefonit te cdo deputeti.
    si ka mundesi /

    Reply to this comment
  3. alphade August 5, 00:46

    Berisha dihet !!! Por ky skaparlliu eshte diabolik ne mari-
    fetet e peshtira e te neveriteshme,pa pike karakteri, hile-
    qare,intrigant ,hajn i te gjitha te zezave !!!

    Reply to this comment
  4. METLAJ August 5, 09:03

    ti besosh Ilirit eshte si ti besosh nje njeriu qe s te ka kthes borxhindhe te shtun afati kur ankohet se ska por ndeton dhejeton me shumefishin e rroges Kualigioni varret nga urdhert e SAles tek Iliri dhe shume politikane te tjere Kolacion firmen eka te Saliut vullen te Sorosit dhe deshiren te Rames nje fot per ramen do te ishte nje dore ne vjedhje nje ide per shkaterimin e te majtes dhe nje servilizem ndaj ilirit dhe berishes dhe pak arrogant me bashen (e keshtu ja kerkon beisha9) potreti i Metes Fjalet per burreri veprimet per tradheti Vjedhes profesinisti shumave te medha me tendencat e perjashtimit tani per taniqe mund te arin ne kriminale Potreti iSaliut ikoruptuar dhe kriminel deshira te pasqyrohet si familje me atdhe dashuri pinjole i ppsh dhe shkateruea i shtetit demokratik Kufomat e vrara me urdher te tij dhe frika se do te humbas pasurin e vjedhur si dhe femijet debila e bejne shume agresiv makbethi shqipetare

    Reply to this comment
  5. taksidari August 5, 12:19

    Politika dhe politikanet,asnjehere nuk lexohen!

    Reply to this comment
  6. metafora August 5, 16:44

    Ik ore hajdut dhe legen pa moral. Fakti qe ” Berisha bllokon reformen ” paska qene legjende sipas teje. Kete e dine te gjithe por vetem qente nuk e pohojne. kete e thane disa here te huajt dhe u duk me se e qarte ne cdo hap te reformes por ti ishe mekembesi i fshehte i tij ne kete mision. Dhe s’ke faj per kete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*