Meta fton opozitën për bashkëpunim

October 5, 2013 11:45

Meta fton opozitën për bashkëpunim

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shpreh besimin e tij se opozita do të vijojë të kontribuojë për reformat dhe integrimin e vendit, pavarësisht faktit që kundërshton aktin normativ të qeverisë për shtyrjen e ligjit për nëpunësin civil.

Deklarata e kryeparlamentarit Meta erdhi pas takimit që zhvilloi në Kryesinë e Kuvendit me kryetarin e PDSH-së në Maqedoni, Menduh Thaçi. Në përfundim të takimit, Meta dhe Thaçi dhanë një prononcim të shkurtër për mediat ku theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Shqiptarët e Maqedonisë do vazhdojnë të kontribuojnë për të forcuar më tepër të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni”- deklaroi Meta.

Nga ana e tij, kryetari i PDSH-së Thaçi e siguroi Metën për kontributin që po jep partia e tij në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë. Sipas Thaçit, nëse çdo shqiptar ka vetëm interes për problemet që shqetësojnë shqiptarët në Maqedoni, “Meta ka edhe njohuri për këto problematika”.

“Ilir Meta ka njohuri për problemet tona, të shqiptarëve që i kemi andej. Një problem shumë i madh është varfëria.”- u shpreh Thaçi.

October 5, 2013 11:45
Komento

2 Komente

  1. saimir October 5, 11:54

    Po Sala ç’fare hyne ketu?

    Reply to this comment
  2. DREAM October 5, 20:32

    Meta ka njohuri per kto problematika .
    Problemi i ktyre qenka varferia …dhe Meta qe i di mire punet e veta ,dika dhe te ktyre .
    Po merreni ca kohe andej se mbase po ju zgjidh .
    Nje te hapur te bllokut 700 mij euro vlen .20 % eshte histori e kaluar tani e kemi diku te 40 % .
    Merreni pa ate burrin e Monikes …jo se dhe ajo 6 mij euro fustan blen …dhe duket si orangotangu ne kopshtin zologjik …pa ofeze per orangotangun .
    Merreni mor Zoteri …nga shqiptaret do keni vec mirnjohje .
    Rilindasit do qajne pak se do ngelen pa Kryetar , po skagje ….do dale ndonje i “ri” qe do e zere vendin .Kta obezet i kemi me shumice ne !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*