Meta: Fuqizimi i gruas është fuqizim i familjes, është investim i drejtpërdrejtë

March 20, 2017 11:25

Meta: Fuqizimi i gruas është fuqizim i familjes, është investim i drejtpërdrejtë

 

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim të qytetit të Lushnjes.

Në fjalën përshëndetëse të mbajtur gjatë këtij takimi, Meta tha se fuqizimi i gruas do të thotë fuqizim i familjes dhe se kjo është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë të tronditur gjatë këtyre 26 viteve nga trauma të mëdha sociale.

Fuqizimi juaj është fuqizim i familjes, është investim i drejtpërdrejtë. Një nënë çdo të ardhur më shumë që fiton do ta investojë për shkollën e fëmijës, për mirëqenien e familjes. Forcimi dhe fuqizimi i gruas dhe i nënës është fuqizim i familjes dhe kjo është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë të tronditur gjatë këtyre 26 viteve nga trauma të mëdha sociale, që përjeton vazhdimisht, për një pjesë të mirë të të cilave shkaktare është politika konfliktuale, që nuk merret me zgjidhjen e këtyre çështjeve sociale. Politika ka për detyrë t’ i zgjidhë problemet, t’i pakësojë ato dhe jo t’i shtojë dhe t’i rëndojë”, – tha Meta.

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Erisa Xhixho, tha se LSI është e vetmja forcë politike që i jep shansin çdo të riu e çdo të reje për të kontribuar me vlerat që ka për Shqipërinë.

Ndërsa, Kryetarja e LGI-së, Klajda Gjosha, u shpreh se fuqizimi ekonomik i gruas është një shans për familjen dhe për komunitetin.

March 20, 2017 11:25
Komento

2 Komente

  1. Adih March 20, 17:08

    Ah me det sa e rruan ky Likja per grate .Me urtesi dhe dashuri ,spo e thote me. O llacka qorre gra ,si i shkoni mbrapa ketij kanceri …

    Reply to this comment
  2. dobici March 21, 09:02

    kush flet per fuqizimin e familjes,Iliri bredh nga nje ane e Mona nga ana tjeter,Rezultati:populli smund te prese asgje nga kurva e kurvare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*