Meta: Harmonia dhe toleranca fetare e Shqipërisë, shembull për botën

March 28, 2018 14:29

Meta: Harmonia dhe toleranca fetare e Shqipërisë, shembull për botën

Presidenti i Republikës Ilir Meta, teksa merrte pjesë në 95-vjetorin e themelimit të Komunitetit Mysliman, është shprehur se modeli shqiptar i harmonisë dhe mirëkuptimit midis komuniteteve fetare është një pasuri e çmuar për shqiptarët dhe shembull për botën.

Në fjalimin e tij, Presidenti Meta uroi Komunitetin Mysliman me rastin e 95-vjetorit të themelimit.

Më tej, Meta u shpreh se është fakt pjesëmarrja e themeluesve të Komunitetit Mysliman si firmëtarë në aktin e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912.

“Ndaj, ne sot nderojmë klerikët mysliman si Haxhi Vebi Dibra, Hafiz Ali Korca, Dërvish Hima, Hafiz Ibrahim Dalliu dhe shumë themelues të shquar që themeluan dhe ju përkushtuan besimit islam.”

Po ashtu, Meta tha se “kontaktet e botës shqiptare me besimet fetare janë shumë shekullore dhe përgjatë këtij rrugëtimi besimtarët myslimanë kanë luajtur një rol vendimtar në të gjitha proceset shtet formuese që ka kaluar vendi ynë.”

Presidenti Meta citoi revistën “Zani i Nalt” duke thënë se si vend evropian që jemi, duhet të marrim nga qytetërimi perëndimor gjithçka që është e mirë. Dhe për kontributin e dhënë, Meta i akordoi titullin e lartë “Naim Frashëri”.

Ai nuk nguroi të ndalej edhe tek ateizmi në kohë të diktaturës.

“Regjimi ateist komunist e goditi dhe e ndaloi fenë, shkatërroi xhami e kisha, persekutoi klerikë dhe besimtarë, por nuk mundi të mposhte besimin e shqiptarëve te Zoti. Me ndryshimet demokratike në Shqipëri, myslimanët rifituan liritë fetare dhe, me në krye Hafiz Sabri Koçi, ringriti nga hiri institucionet e kultit.”

s.a/dita

March 28, 2018 14:29
Komento

4 Komente

  1. Strugani2 March 28, 15:01

    Ju zotërinj mos u krekosni me virtytet që trashëgon popull ynë. Ato nuk janë meritë e punës tuaj. Nëse doni të krekoseni realizoni harmoninë politike dhe partiake, të mos mashtroni dhe as të shani njëri tjetrin me libër shtëpie, por ballafaqohuni me programe dhe projekte që zhvillojnë vendit dhe rrisin mirëqenien e shoqërisë.
    Strugani2

    Reply to this comment
  2. Paul Tedeschini March 28, 15:08

    Gjate komunizmit jane vrar, pushkatue dhe burgose rreth 200 priftnit katolik, ato qe ishin, ne nji popullsi prej 10% katolik.

    Po te kishte vertete harroni fetare, duhej qe per nji popullsi prej 70% musliman (pra 7 here ma shume se katolik) te ishin persekutue 7 here ma shume hoxhallar, pre 200 x 7 = 1400 hoxhallar. gja qe nuk perputhet me realitetin.

    Shifrat tregojne dhe vertetojne se ne Shqipni nuk ka harmoni fetare. Teza se ka harmoni fetare asht nji falsitet.

    Reply to this comment
  3. luli March 28, 17:34

    Po hajduteria ose pervetesimi nga prona e te gjitheve merite e kujt eshte? Zoterote e trashe qafen si fillim se erdhe ne Tirane nga nje fshat I skajshem sikunder edhe Saliu me ideale te njejta rrembe sa me shume me pak ndryshim se ti kishe femijet e vegjel kurse te atij ishin te uritur. Kur do te vij ajo dite qe mos te shikojme me fytyren e ketij

    Reply to this comment
  4. Aleksander Thana March 28, 21:00

    Floriri duhe te shkoje ne teqene e baba edmondit apo raimondit e t’ja fuse me nje mishnte pjekur e raki skrapari dhe pastaj vjen dashria e harmonia Alla hajdutshe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*