Meta hedh sot shortin për KED-në, çfarë do të bëhet me Dvoranin pas padisë?

December 5, 2019 09:59

Meta hedh sot shortin për KED-në, çfarë do të bëhet me Dvoranin pas padisë?

Sot në orën 12:00 Presidenti Ilir Meta do të hedhë shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi (KED).

“Sot në ora 12:00 në Institucionin e Presidentit të Republikës hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi (KED). Transmetim LIVE – Transparencë e plotë” shkruan zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi.

Çfarë thotë ligji për ngritjen e KED-së? Pika 3 e nenit 149/d të Kushtetutës së ndryshuar në vitin 2016, parashikon që Presidenti i përzgjedh me short anëtarët e Këshilli të Emërimeve në Drejtësi, midis datave 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik, dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë (që edhe e drejton këtë institucion), një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë, dy prokurorë nga gjykatat e apelit, si dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative. Por nëse Presidenti i Republikës nuk arrin të zgjedhë anëtarët deri në datën 5 dhjetor, Kryetari i Kuvendit i zgjedh ata me short brenda datës 10 dhjetor, por kreu i shtetit ka konfirmuar se do ta hedhë vetë shortin.

Por KED-ja mund të futet në ngërç nëse nis hetimi kundër Ardian Dvoranit pas kallëzimit të Metës kundër tij. Ligji e përcakton se nëse një person që është në ndjekje penale nga organi i akuzës nuk mund të kandidojë për të qenë pjesë e KED-së.

Kjo do të thotë se Ardian Dvorani, që drejton Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për shkak të funksionit që ka si anëtar i Gjykatës së Lartë, i ngelur vetëm pas procesit të vettingut rrezikon që të përjashtohet nga rikandidimi nëse ndaj tij do të nisë një proces penal nga prokuroria.

E gjithë kjo situatë do të thotë se nëse nis hetimi kundër Dvoranit pas kallëzimit të Ilir Metës ai mbetet jashtë KED-së dhe në kushtet kur nga Gjykata e Lartë nuk ka asnjë emër tjetër (pasi Medi Bici është anëtar i KLGj-së) ky institucion futet në ngërç.

Prokuroria e Tiranës pasi regjistroi kallëzimin e Presidentit deklaroi se po bën verifikime. Ndërsa ligji e përcakton se anëtari përjashtohet vetëm nëse nisin hetimet kundër tij, por mbetet për t’u parë se si do të veprojë Meta sot.

o.j/dita

December 5, 2019 09:59
Komento

1 Koment

  1. FORSTER December 5, 12:23

    Parlamenti Shqiptar eshte kethyer ne nji teater “prostitutash”ku votimet behen me unaminitet dhe jo me teket e presidentit I cili njifet si njeriu me hajdut I Ballkanit nga Europa-dhe -U.S.A.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*