Meta: Me vullnetin e palëve, i gatshëm të rishikoj datën e zgjedhjeve

May 24, 2019 11:05

Meta: Me vullnetin e palëve, i gatshëm të rishikoj datën e zgjedhjeve

Presidenti i Republikës Ilir Meta shprehet i gatshëm të rishikojë dekretin dhe të vendosë një tjetër datë për zgjedhjet lokale.

Në një deklaratë për mediat relativisht të gjatë Meta thotë se, “shpreh gadishmërinë time institucionale, që në përputhje me kompetencën që më jep shkronja “gj” e nenit 92 të Kushtetutës, të rishikoj Dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore dhe të dekretoj një datë tjetër për zhvillimin e tyre, në përputhje me vullnetin e shprehur të palëve politike”.

DEKLARATA

Presidenti i Republikës përsërit shqetësimin e thellë mbi krizën kushtetuese, institucionale, politike dhe të përfaqësimit ku ndodhet vendi.

Thellimi i dallimeve mes palëve dhe kokëfortësia për mohimin e kësaj krize kanë vështirësuar edhe më tej gjetjen e rrugëdaljeve të arsyeshme dhe të qëndrueshme nga kjo gjendje që po rrezikon stabilitetin dhe demokracinë në vend.

Me angazhimin maksimal si Kreu i Shtetit, kam bërë thirrje të përsëritura për prapësimin nga kjo rrugë e konfliktit, duke u ofruar për të dhënë çdo kontribut dhe për të bërë gjithçka që do të afronte palët politike drejt një zgjidhjeje, që ka në themel interesin kombëtar dhe rrugëtimin e pandalshëm evropian të Shqipërisë.

Nxitur nga zhvillimet e djeshme, përshëndes dhe mirëpres angazhimin e shprehur të Parlamentit Gjerman për zgjidhjen e krizës, duke iu bashkuar thirrjes së tyre drejtuar të gjitha palëve politike në Shqipëri, për të marrë përgjegjësitë vendimmarrëse për të gjitha çështjet që lidhen me stabilitetin demokratik në vend, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe pa përjashtuar asnjë temë.

Gjithashtu, si Kryetar i Shtetit, kam përgjegjësinë kushtetuese të respektoj dhe mbroj parimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, duke evidentuar gjithashtu çdo rast kur këto parime rrezikojnë të kërcënohen.

Vlerësoj faktin që edhe Parlamenti Gjerman, ky institucion kyç i partnerit tonë strategjik, ka paralajmëruar se zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës janë problematike në aspektin demokratik, duke u pamundësuar qytetarëve shqiptarë zgjedhjen mes alternativave konkuruese.

Neni 3 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ndër të tjera, përcakton qartë detyrimin kushtetues për mbrojtjen e pluralizmit politik nga të gjithë. Kjo nënkupton jo vetëm ekzistencën e partive të ndryshme politike, por edhe mundësinë e tyre reale për të konkurruar, në kushte të barabarta dhe pa pengesa, në zgjedhje të lira dhe të ndershme, si mundësia e vetme për të respektuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur.

Unë kam përgjegjësi kushtetuese, që brenda caqeve që Kushtetuta më lejon, të siguroj respektimin, në formë e në përmbajtje, të Kushtetutës. Për mua bashkëjetesa demokratike dhe uniteti i popullit janë parime kushtetuese që duhen mbrojtur, përpara çdo rregullimi tjetër dytësor apo formal.

Bashkohem me thirrjen e Parlamentit të Gjermanisë se është përgjegjësia e vendimmarësve politikë që të sillen të arsyeshëm në këtë situatë dhe që me të gjitha forcat të përpiqen për ta qetësuar gjendjen, sepse nëse kjo nuk ndodh ekziston rreziku që vendit t’i mbyllet rruga drejt Evropës.

Ndaj:

  • me përgjegjësi për të ardhmen evropiane të vendit;
  • me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik dhe që garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut;
  • me frymën e tolerancës, në funksion të paqes, mirëqenies dhe solidaritetit shoqëror;

shpreh angazhimin tim për të përmbushur përgjegjësinë kushtetuese për të garantuar unitetin e popullit dhe parimet bazë të bashkëjetesës demokratike, që rrezikohen nga kriza politike në vend.

Në këtë kuadër, shpreh gadishmërinë time institucionale, që në përputhje me kompetencën që më jep shkronja “gj” e nenit 92 të Kushtetutës, të rishikoj Dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore dhe të dekretoj një datë tjetër për zhvillimin e tyre, në përputhje me vullnetin e shprehur të palëve politike.

Garantimi i rendit kushtetues, sigurisë publike, stabilitetit të vendit dhe i zgjedhjeve demokratike, të lira dhe të ndershme janë parime kushtetuese që mbizotërojnë mbi çdo aspekt tjetër formal, përfshirë këtu rishikimin e datës së zgjedhjeve.

U bëj edhe një herë thirrje palëve, të ndalojnë retorikat si reflektim i sinqertë ndaj apelit të Parlamentit Gjerman.

Të ndalojnë hartimet publike justifikuese dhe të angazhohen me sinqeritet dhe përgjegjshmëri për gjetjen e një zgjidhjeje sa më shpejtë dhe të qëndrueshme.

Ashtu siç deklarova me përgjegjësi më 20 mars nga Pogradeci, mbetem i gatshëm që për një zgjidhje që i shërben interesit më të mire, stabilitetit dhe demokracisë së vendit, të vendos në dispozicion edhe mandatin tim si President i Republikës, nëse palët e gjykojnë edhe këtë element si të rëndësishëm për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që do t’u jepte qyetetarëve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur edhe Presidentin me votën e tyre të lirë.

Askush nuk duhet të ketë frikë nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë që qëndron në themel të bashkëjetesës demokratike, pa garantimin e së cilës nuk mund t’i çelim as negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

May 24, 2019 11:05
Komento

14 Komente

  1. ShkoDrani May 24, 11:39

    Pellumbi i Paqes…

    Reply to this comment
  2. Likefloriri May 24, 11:44

    Sa president izoti..
    Mund te ndryshoj daten,sa kohe dhe sa florinj te duhen per kete…

    Reply to this comment
  3. Xha Spiroja May 24, 12:14

    Mendoj se Institucioni i presidencës duhet të shmang anësi ndaj palëve. Nëse retorikat duhen shuar nga politika njëherë, presidenca duhet ti shuaj 1000 herë. Nuk shkon të bëhet dallim mes paëve politike, nëse qeveria kritikohet se po bën hartime justifikuese, pa vobesë duhet kritikuar dge opozuta që bën thirrje revolucionare deri në këtkesajashtë llogjikës dhe legjëshmërisë. Nëse kritikohet një veprim i gabuar duhet menjëherë kritikë edhe për palën që tregon fjalime dhe veprime regresiste deri në deklarime të përplasjeve civile. Jo kështu nuk shkon, sepse duke mos i barazuar në kritikë të dy qendrimet e palëve, nxitet konflikti. Është një mendim i qytetarit të thjeshtë që shqetëdohet kur institucionet shtetbërëse janë në rastet e ” njëri i bie gozhdës dhe thetri patkoit”.
    Shteti është tepër serioz dhe klrkon përgjegjshmëri dhe ekuilibër të gjithë anshëm.
    XhaSpiroja

    Reply to this comment
  4. Amerikani May 24, 12:24

    Ku do e gjesh daten e re o z. Kompromis?
    Kodi zgjedhor nuk te le date tjeter zgjedhje?
    Pas 30 qershorit nuk ka me hapsire per date te re.
    Kur opozita u veteasgjesua me lenien e mandateve ti kishe keshilluar ne pare qe mos vinin ne kete pike.
    Prallat se nuk behen zgjedhjet pa PD e LSI ik tregoja kalamajve ne shkolla.
    Opoziten nuk e perjashtoi qeveria me ndonje ligj antikushtetues , por u vete perjashtua nga pjesmarja ne zgjedhje.
    Ne cilin nen te kushtetutes thuhet se PD e LSI kur nuk jane ne qeveri perfaqsojne opoziten dhe pa kete opozite nuk behen zgjedhje?
    Po pse o katunare parapolitike , syleshe i dini ju shqiptaret qe mos bejne dallimin me kohen e komunizmit kur pluralizmi ishte i ndaluar me kushtetute dhe sot kushtetuta pluraliste lejon cdo parti politike te mare pjese ne zgjedhje !?
    Pergjeghesia e qeverise apo e mete kushtetuese eshte kur opozita , veteasgjesohet se i trembet rezultatit dhe Luli duhet te ike?
    Po ku e gjeni kete llogjike parapolitike fisnore ju sharlatane medioker qe per interesin politik te nje apo dy partive te vini ne pikepyetje parimet demokratike dhe dokumentin baze te shtetit Kushtetuten?
    Ky eshte qendrimi i garantit te kushtetutes Presidentit te Republikes?
    Presidenti i Republikes do duhej te shprehej prere : Une nuk e shkel kushtetuten per asnje arsye. Daten e zgjedhjeve e kam dekreruar ne zbatim te kishtetutes.
    Shkaktaret e kesaj krize te bien ne marreveshje qe nuk shkelin kushtetuten, nqs doni te ndertoni shtet ligjor , afatgjate dhe ti edukoni qytetaret e ketij shteti te behen qytetare.
    Po keto gjera si ben dot ti o menderpresident i kapur me ze e figure ne korrupsion dhe me nje dosje tjeter qe pret te zbardhet. Poste qe burojne nga kulisat , prodhojne vendime kulisash. Ti o sharlatan qe nuk e shkel kushtetuten… Vazhdoni , mendoni kulisen e radhes tani.

    Reply to this comment
    • Me Turp May 24, 22:01

      Do hame dhe bar dhe nuk i shkelim parimet tha enveri per te mbajtur fronin Nuk e shkelim kushtetuten(daten) thote Rama se shkel “parimet” per pushtetin tim cdo gje le te digjet se per kete me ka zgjedhur populli te jem une i pari!!!
      Rama i pari dhe “ithtaret”qe i vine nga mbrapa nuk e kupton qe sahti i tije ka mbaruar,s’ka te bej as me opziten as nga forcat e jashteme,sistemi i tije eshte komplet i kalbur dhe i degraduar nga korrupsioni i cili nen qeverisjen e tije lulezoj akoma me teper Muti me shurre nuk mund te mbulohet perjetsisht,Qe do iki nuk diskutohet
      Ajo qe eshte e rendesishme eshte menyra si do iki

      Reply to this comment
  5. Një emigrant i pa shpresë ta shohë Shqipërinë zonjë May 24, 12:42

    Neni 92 dhe pika gj theksojnë:
    gj) cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve;
    Çfarë “dhjami” do të nxjerrë nga “pleshti” i kësaj pike presidenti ynë?

    Reply to this comment
  6. forca May 24, 13:49

    Zoti president i Republikes se Shqiperise. Po te bej thirrje si qytetar, se ndonje do kujtoje nen pseudonimin qe mund te jeme dhe politikan, qe me mire jepe doreheqjen se mua me vjen turp ne Europe per nje president si ti ( kujto çfare ke bere dhe çfare ke thene). Se fundi: zoti President ne detyre! Ne Shqiperi kemi pase nje shprehje qe ka dale nga pervoja jetesore e popullit; Filani kur s’eshte i zoti te rregulloje familjen e tij, si mund te rregulloje neve?! Qe do te thote: kur ti s’je i zoti per familjen tende te vogel (shiko çfare ben e thote perdite), si te jeshe i zoti te rregullosh familjen e madhe qe eshte Shqiperia?! Prandaj perfundimisht leri ata shqiptare qe duan te punojne per shqiptaret qe kane pergjegjesine dhe perkushtimin e mos u fut gure ne rrota se do te kthehen per koke.

    Reply to this comment
  7. forca May 24, 13:55

    Zoti president i Republikes se Shqiperise. Po te bej thirrje si qytetar, se ndonje do kujtoje nen pseudonimin qe mund te jeme dhe politikan, qe me mire jepe doreheqjen se mua me vjen turp ne Europe per nje president si ti ( kujto çfare ke bere dhe çfare ke thene). Se fundi: zoti President ne detyre! Ne Shqiperi kemi pase nje shprehje qe ka dale nga pervoja jetesore e popullit; Filani kur s’eshte i zoti te rregulloje familjen e tij, si mund te rregulloje neve?! Qe do te thote: kur ti s’je i zoti per familjen tende te vogel (shiko çfare ben e thote perdite), si te jeshe i zoti te rregullosh familjen e madhe qe eshte Shqiperia?! Prandaj perfundimisht leri ata shqiptare qe duan te punojne per shqiptaret qe kane pergjegjesine dhe perkushtimin e mos u fut gure ne rrota se do te kthehen per koke. Harrova dhe diçka zoti president; ajo qe permend se nuk ka zgjedhje pa opozite se thote kushtetuta, e ke shume gabim Kushtetuta e ka per pluralizmin qe ne Shqiperi egziston. ajo qe ti quan opozite qe ne fakt nuk eshte me se ka tradhetuar e dorezuar mandatin qe i dha populli, keshtu ka bere dhe parvjet, keshtu do beje edhe vite qe vijne se s’ka rruge tjeter. Fatkeqesi per ata qe e mbeshtesin dhe nje nga ata je dhe ti i dshperuar. Parlamenti ligjerisht eshte pluralist dhe demokracia funksionon mbi kete baze, po ta theme ligjerisht dhe jo mbi bazen e deshirave dhe aspiratave te rrugeve apo personave qe shfrytezojne lekuren e partise apo presidences. Jepini fund se pluralizi ju ben thirrje qe leni vendin atyre qe duan ta bejne kete pune, ndryshe çfare quheni?!

    Reply to this comment
  8. Salvador Meta May 24, 15:10

    Ate daten e muhabetit te Alentes shiko ti dhe shpeton edhe veten edhe neve

    Reply to this comment
  9. H May 24, 15:21

    Me vullnetin e baxhellës deshe të thoje ?

    Reply to this comment
  10. Alban Dega May 24, 15:49

    KUSH KERKON LUFTE … LUFTE I DUHET SHPALLE !

    – Shteti demokratik e ka zemren prej ligjit e jo prej Saliqi e prej

    – Sot Ilir Meta e mbivendosi vetveten, pshurri mbi Kushtetuten e Shqiperise !

    – Ky President duhet te ngryse jeten ne qeli !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Komisioni Moniturues i Ilir Metes eshte Komision Minués i saj nga Saleh Ramollah Ajatollah Millosh Putanini dhe Like Flori Bliok Al Capone!
    Drejtesia e vertete per te cilen po punojne e luftojne SHBA dhe Gjermania e ka kryeminitorin- Ligjin
    dhe Kushtetuten e Shqiperise !
    Falje publike shqiptareve per artikujt “ Enough it’s enogh” 1 dhe 2 botuar tek gazeta Koha Jone kur ishte vertete ishte koha jone, jo tani, qe e bene Ilir Meten kryeminister te Shqiperise, cka e lartoi ne majen e politikes por sidomos ne ekonomine e kusarise .
    Sic deklaroi me pas Fatos Nano ne nje bisede ne biznesmene shqiptare gjate nje vizite ne Varshave, “artikujt e Hamdi Deges i dhane Kokelopes se Skrapari te pakten 30 per qind te votave ne KLD” perballe nje kryehajni tjeter te Tosit, Arben Malajt qe me beri edhe kryetar te Partise Komuniste ne SHBA !
    Ishte koha kur akoma kishte demokraci ne PS! Sigurisht edhe …
    Tosí e paska njohur shume mire!
    Sot e njeh gjithe Bota si kryehajduti i politikaneve shqiptare, i vetkapur ne flagrance me bllok 700 euro vetem nje faqe e tij pa llogaritur edhe 63 te tjera….++++++ qe nuk kane nevoje per hetim. Jane me ze e me figuren e tij ! Kjo Dosja 978 eshte vetem maja e majes se ajsbergut eshte nje qime thiu!
    Me falni kam gabuar. Por pa dashje dhe pa asnje perfitim qofte edhe te nje qindarke nga askush prej politihorave te
    Sot Ilir Meta e mbivendosi vetveten, pshurri mbi Kushtetuten e Shqiperise !
    Cka pret lideri i shumices Edi Rama dhe Kuvendi i Shqiperise per ta shkarkuar me tupana kete President kryhajdut te Shqiperise!?
    Te rroke automatikun si Alendja i Kilit, qe ka si model, apo te gjuaj Kryeministrine e Kuvendin qe e zgjodhi me Molotovet e Putaninit dhe Tritolin e Vicidolit!
    Sot Presidenti i Shqiperise hapi zjarr me topa kunder Kushtetutes dhe Reformes ne Drejtesi te miratuar me shumice superabsolute votash!
    Sot Ilir Meta hoqi dhe masken e fundit dhe njesoj si Saleh Toptani i Vicidolit i shpalli lufte vete demokracise shqiptare dhe aspiratave siperore te popullit te tyre per nje Shqiperi si e gjithe Evropa, per nje Shqiperi si Amerika demokratike !

    Reply to this comment
  11. Konti Sbalta May 24, 18:16

    Ky “Dogzboru”do te shtyj zgjedhjet se kete ia kerkoi “Hitleri Sali’ duke e kercenuar me doreheqie!Po ti kerkove nji here te vrisje vehten?Mos na e bej kete hata ,sepse ty dhe Saliun u kemi “monumente te gjalla” ……..te krimit!

    Reply to this comment
  12. Oparaku May 24, 22:09

    Bravo Like se me inisiative nga larte dhe urdher te Mones mundet qe ta ndryshosh kushtetuten ta shkelesh ate si te doje mona dhe shtetin dhe vendin ta privatizoni.Ma marrose cdo dite me skandale familjare qe nga zonja e pare Lalzi Kryetar i LSI burre e grua Nuk po llogaris pislleqet tjera.

    Reply to this comment
  13. Mala May 25, 10:11

    Nuk ka person me destruktiv, me te demshem e me percars, se I quajturi “President”Meta. Ky tash sa kohe sipas ti, bene gjimnastike poltike,shet “oppatriotizem” per ti m,buluar krimet dhe keqperdorime te cilat edhe tash perms Zobnjes se Pare dhe Plakut nga Tropoja, levize me kete mjete banale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*