SEANCA / Meta i përgjigjet kërkesës për dorëheqje: S’përmendet emri im, të gjithë e dinë për cilin bëhet fjalë

September 7, 2015 11:27

SEANCA / Meta i përgjigjet kërkesës për dorëheqje: S’përmendet emri im, të gjithë e dinë për cilin bëhet fjalë

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i ka kthyer për herë të parë përgjigje kërkesës së opozitës për dorëheqje. Meta duke folur gjatë seancës parlamentare tha se, kontrata për të cilën akuzohet është nënshkruar nga administratori i CEZ-it, Seit Dollapi.

Reagimi i Metës:

Meqenëse u ngrit një shqetësim ose u përsërit një kërkesë këtu nga deputeti z. Berisha, por dhe nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, z. Paloka lidhur me një kërkesë të bërë më parë nga Kryetari i Partisë Demokratike, z. Basha, për një shkrim të bërë në një agjenci lajmesh, e cila i referohej një kompanie të kontraktuar nga qeveria aktuale, e cila është edhe baza kryesore e të besuarit të pretendimeve, e manipulimeve dhe e spekulimeve në atë shkrim. Kam vetëm një detyrim të thjeshtë.

Së pari t’i bëj të qartë opozitës se do të vazhdoj ta respektoj kërkesën e tyre për dorëheqjen time dhe do të kenë kohë edhe dy vjet për ta kërkuar këtë dorëheqje nga detyra e Kryetarit të Kuvendit. Së dyti, lidhur me faktin që kjo kompani është e kontraktuar nga qeveria aktuale, për këtë arsye pretendimet e bazuara mbi raportin e saj janë të besueshme, kisha një pyetje në rast se z. Sait Dollapi është anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste apo i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike?! Sepse këtu përpara kam një “Engagement Letter” dhe “Fee Agreement” midis “Clifford Chance”, që është kontraktuar nga CEZ-i dhe CEZ Shpërndarja e firmosur më 1 korrik 2013. Pra, kohë kur Kryeministër ishte i nderuari, deputeti z. Sali Berisha, pra është firmosur në Mynih më 1 korrik nga Tim Schreiber për “Clifford Chance” dhe nga z. Sait Dollapi për CEZ-in. Në rast se nuk e kujtojnë këtë kompani, mund të pyesin ish-Ministrin e Financave, sepse kjo kompani ka qenë kliente e kësaj qeverie edhe për shumë kontrata të tjera me Ministrinë e Financave dhe kjo është një çështje e tyre.

Njëkohësisht dua t’ju informoj se kompania në fjalë ka bërë një sqarim në dijeninë time, që nuk përmendet emri i z. Ilir Meta. Njëkohësisht mund t’ju bëj të ditur se Shqipëria ka pasur shumë ish-Kryeministra, të cilët unë nuk dëshiroj që t’i marr nëpër gojë, sikurse një pjesë e juaja më merr nëpër gojë mua dhe më paragjykon. Dhe kjo është e drejta juaj. Përsëri e respektoj këtë gjë dhe nuk e përjashtoj që dikush apo dhe ndonjë i afërt i tij dhe të ketë përfituar nga çështje të tilla. Por e përjashtoj në mënyrë kategorike që një person i implikuar të jetë ish-Kryeministri, Ilir Meta, dhe këtë ua them me bindje të plotë.

Njëkohësisht dua t’ju them se të gjithë e dinë se kush e ka emëruar ERE-n, kush e kontrollonte ERE-n dhe nëse ka dokumente të cilat provojnë se ministra të asaj kohe apo dhe më pas kanë kërkuar që të favorizohet CEZ-i në dëm të KESH-it. Ju siguroj se përsëri nuk mund të ishte dhe nuk mund të jetë Ilir Meta. Megjithatë ju keni të drejtën tuaj. Por ua përmenda këtë çështjen e kompanisë “Clifford Chance” vetëm për një arsye, meqë i besoni kaq shumë raportit të saj. Nuk është e panjohur për ju dhe për funksionarët tuaj. Është kompani e njohur, ju mund t’i drejtoheni. Në rast se ju besoni vërtetë se ajo ka paraqitur fakte të cilat implikojnë ish-Kryeministrin Ilir Meta nuk ka asnjë arsye pse ju të mos i çoni në Prokurori dhe Prokuroria të nisë një proces shembullor për Ilir Metën për çdo ish-Kryeministër apo ish-ministër, kushdo qoftë ai apo politikan që ka qenë i përfshirë.

unnamed (1) unnamed (2) unnamed

September 7, 2015 11:27
Komento

5 Komente

  1. Plaku i mencur September 7, 14:49

    Prokuroria ben mire te hetoje kriminelin Berisha,e jo te mbaje dosjet ne sirtar e te livadhise si ti doje qejfi nje bastardi si Sali Berisha.

    Reply to this comment
  2. E verteta September 7, 14:51

    Sali monstra dhe Lul Basha po bejne cmos qe te destabolizojne kete vend,vetem e vetem qe te mbulojne bemat e tyre te felliqura.

    Reply to this comment
  3. E verteta September 7, 14:53

    Egersia e PD-se tashme eshte votuar 2 here nga populli,dhe ne zgjedhjet e 2017 do shkaterrohet e therrmohet fare.

    Reply to this comment
  4. Baba Ali Tomori September 7, 15:23

    Hidhini hekurat Like [email protected]

    Reply to this comment
  5. iliri September 7, 17:50

    Ore, po juve po ju tregojne ” ja ku eshte ujku”, juve thoni po gjurmet ku jane?
    Po do t’ju bjere neser apo pasneser mbi koken tuaj edhe timen, fakti qe kligjet i bejne kriminelet e deklaruar dhe te gjykuar qe ka vendosur rama ne parlament.
    lerini ore tifozlleqet partiake. Pse me qe dyshohet dhe nuk eshte vertetuar se Berisha ka kryer krime, atehere te mos denojme keta qe jane sot ne pushtet dhe votojne ligje?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*