Meta i “rikthehet” Venecias: Është koha për zbatimin korrekt të rekomandimeve

June 29, 2020 18:37

Meta i “rikthehet” Venecias: Është koha për zbatimin korrekt të rekomandimeve

“Është koha për zbatimin korrekt të rekomandimeve të Komisionit të Venecias”.

Kështu shprehet Ilir Meta në lidhje me opinionin përfundimtar të “Venecias” për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Komisioni thoshte që zgjidhja mund të vijë vetëm përmes bashkëpunimit dhe konstruktivitetit mes palëve.

Meta ka shpërndarë në rrjetin e tij social një intervistë të profesoreshë Angelika Nussberger, anëtare e komisionit për Deustche Welle. Ajo thoshte ndër të tjera se Komisioni i Venecias e shpjegon pozicionin e tij ligjor sa më qartë të jetë e mundur, prandaj nuk ka vend për interpretime mes palëve.

“Po, nuk ka më vend për interpretime”, shkruan Meta, i cili shton se Komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

“Po kështu rekomandimet e Komisionit të Venecias janë në ndjekje nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare”, shkruan Meta.

Presidenti shton se rruga e bashkëpunimit dhe konstruktivitetit është e vetmja mënyrë drejt çeljes së negociatave.

l.h/ dita

June 29, 2020 18:37
Komento

2 Komente

  1. HIK MER SHKERDHATE E ZHGRYU FERRAVE TE LALZIT June 29, 20:18

    KUSH TE PJERDH TY HAJDUT THESARI

    TREGOJ KTIJ POIPULLI DIL NE TV LIVE

    SE KU E KE CUAR FLORIRIN E THESARIT

    KU I GJETE MILJONAT QE TE NDERTUAR VILAT NE LALZ

    KUR ME RRIGET TUAJ SI DEPUTETE AS NJI

    APARTAMEENT EE TIRANE SDO KISHTE BLE DOT !

    E BOLL NA KAKARISE CCDO DITE MAJE HALESE


    LODHESH KOT ASJI SHQYPTAR SDO ME TA NIGJU ZANIN APO PA SURRATIN TAT PREH HAJNI TE FLLIC

    Reply to this comment
  2. Sashenka June 30, 14:10

    Fija Kashtes se Venecias u be Tra per menderen, por gjynahet qe i ka ba ktij popull kane mete zane e mete fundose,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim